You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

18 June 2008

BIG BROTHER - te lexon

Para dy oresh u miratua ne parlamentin suedez njeri nga ligjet me te kritikuara te momentit.
Ligji i jep te drejte Institutit te Mbrojtjes se Radios- Försvarets radioanstalt (FRA) - Swedish National Defence Radio Establishment- qe pergjigjet per pergjimin dhe analizen e transmetimeve, identifikimin e kercenimeve te jashtme, sigurimin e sistemeve informatike te shtetit dhe te agjensive shteterore, ndihmon ushtrine suedeze me materiale ne rast lufte informatike, analizon sisteme kryptimi dhe dekryptimi per perdorimin e qeverise dhe ushtrise suedeze, te grumbulloje, perpunoje e analizoje te gjitha materialet elektronike, zanore, radiofonike, telefonike qe kalojne kufijte e Suedise.

Ne nje vend ku integriteti personal eshte pothuaj i shenjte ku histeria e ndjekjes dhe pergjimit te personave me prirje politike te majta krijoi skandale si afera IB (Byroja sekrete informative puna pergjuese dhe ndjekese e se ciles u zbulua nga gazetari dhe me vone shkrimtari Jan Guillou) nje ligj si ky qe u miratua sot eshte kthim mbrapa. Krahasimet e fundit ne forume interneti e vene Suedine ne paralel me shtete si Kina dhe Turqia.

Ligji i jep institutit te mbrojtjes per detyre te pergjoje te gjitha komunikimet me "kabell" qe kalon kufijte e Suedise.

Me ndertimin e sotem te internetit pothuaj cdo lloj komunikacioni, edhe ai qe e ka si pikenisjen ashtu edhe pikemberritjen brenda Suedise, kalon pertej kufirit gjeografik te vendit. Gje qe e fut kete informacion brenda fushes se pergjimit te Institutit. E-maile, chat, sms, transmetime ne web, biseda me telefon fiks apo celular, gjithcka do te analizohet.

Per pergjimin, sipas ligjit te ri, nuk eshte e nevojshme asnje vendim gjykate. Madje madje nuk ka nevoje qe te ekzistoje ndonje dyshim per veprimtari te jashteligjshme.

Qeverise dhe departamenteve apo enteve te ndryshme shteterore nepermjet ketij ligji u hapet rruga per te kerkuar informacion ne bazen e grumbulluar nga Insituti i Mbrojtjes.

Nje nga sigurite e deritanishme (nje gazetar nuk eshe i detyruar t'i tregoje nga i ka marre te dhenat dhe cdokush ka te drejte ti jape informacion medias) shnderrohet ne fjale boshe sepse cdo kontakt me media mund te pergjohet.

Qellimi i ligjit eshte te mbroje shtetin dhe qytetaret suedeze nga "kercenimet e jashtme"qe nuk mund te parashikohen (lexo terrorizmi). Ne te vertete ky ligj kercenon nje shoqeri te hapur dhe te lire.

Per momentin nuk kam nerva te pranoj se ligji ka disa ane te mira- me karrema te vogla mund te kapen peshq te medhenj- sepse ndryshimet e kerkuara nga shume parlamentare nuk u bene- gje qe per mua nenkupton qe me rrjeta te stermedha do kapen peshq te vegjel qe ose do mbyten ose do rihidhen ne det te demtuar- dhe ne vend qe ligji te nisej per rishqyrtim ai u miratua.

Di gjithashtu qe ekziston mundesia per ta vazhduar ta ruaj "integritetin" edhe ne internet fale programeve si skype apo e-mailave te koduara. Por, nej gje e tille kerkon qe te ndryshoj une ne vend qe te ndryshohet ligji per te akomoduar integritetin tim apo te personave si une.


6 comments:

  1. jam e çuditur qe suedia, nje demokraci progresiste, te kete aprovuar nje ligj kaq te keq? Mbase duhet te presesh debatet.

    p.s. a thua se kina dhe turqia jane sisteme politike te krahasueshme? shttt se mos na degjoj eni!

    ReplyDelete
  2. Pikerisht ajo qe thua,te qenit ne pararoje per perhapjen e informacionit dhe ruajtjen e integritetit e asnjeanesise ne te njejten kohe qe aprovohet nje ligj i tille, eshte aresyeja qe revolton shume suedeze.

    Per fat te keq parlamentaret ne pushtet u detyruan te votonin pro ligjit per hir te detyres "partiake".

    Socialdemokratet dhe partia e gjelber votuan kundra. Rezultati ligji u aprovua 148/138.

    ReplyDelete
  3. para nje jave pash nje emisjon per Suedin, edhe ne fund erdha ne perfundipin qe do me kishte pelqyer te jetoja atje, mund te ishte nje zgjedhje e ardheshme apo te pakten te merrej parasysh...

    ok, tani e kthej mbrapsht ate qe mendova...
    non merci.

    ReplyDelete
  4. deshira per tu mbrojtur po na fut ne burg, me duket se kjo fraze i pershtatet ketij ligji me se miri.

    ReplyDelete
  5. sido qe te jete, tema te tilla te krijojne idene sikur njeriu eshte e keqja me e madhe e njeriut. kompetencat dhe hapesirat e pergjimeve dhe perndjekjes po zgjerohen qe njerezimi te kontrolloje dhe te parandaloje sa me shume rreziqet e sulmeve nga njerezit, por keto, krijojne me teper shanse, mundesi e hapesira, qe njerezit qe marrin ne dore keto kompetenca te bejne shume keq ne jeten e te pergjuarve.
    ufff, sdi te them cila eshte mesatarja, njeriu eshte subjektiv!

    ReplyDelete
  6. @Ervivi: I won't ask you to reconsider ;) Jo se Suedia nuk ka gjera te mira por ka edhe kjo dreq plot te keqia.

    @Alidea: I ke rene pikes. Dikur kemi thene "Frika ruan vreshtat" por ekzagjerimi i koheve te fundit eshte irracional.

    @Tropoja: Subjektiviteti eshte nje tjeter aspekt i ceshtjes. Nese une dhe ti do te lexonim te njejtin e-mail midis dy miqsh(q e per hir te argumentit eshte "flag" me fjale terroriste psh. Ti do te thoshe mezashi implikon personat ne aktivitete terroriste nderkohe qe une nga i njejti mesazh do ta lexoja psh si shaka adoleshentesh.
    Kontrolli eshte i domosdoshem por me mase dhe kontrolli i gjithckaje qe kalon ne internet eshte komplet jashte normes.

    ReplyDelete