You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

27 June 2008

Dokumentar

Nuk para shoh filma dokumentare. Nuk e di nga me vjen lodhja me ta dhe padurimi. Ndoshta jam perballur shpesh me "semi-dokumentaret" amerikane ku cdo nje minute e gjysem "permblidhet" ajo cka eshte thene 30 sekonda me pare. Dramatike e nivelit te "larte".

Gjithsesi, nuk kisha ndermend te mbaja ligjerata per mospelqimin tim. Qellimi i ketij posti ishte te lavderoja nje dokumentar qe sapo pashe mbi shkrimtaren kiliane (apo chilenase?) Isabell Allende. Dokumentari ishte bere vitin e shkuar. Isabell ishte shume njerezore. Me ngjau ne shume gjera me nje femer shqiptare tek te 50-at, e shkolluar, me shume force, durim, zemergjeresi qe kujdesej dhe bente shume si per familjen dhe per te tjeret.

Ne dokumentar Isabell tregoi per te bijen qe vdiq ne 1991, per letrat qe kembente regullisht me te emen e cila ishte edhe redaktorja e pare e gjithckaje qe Isabell boton, per djalin dhe niperit qe jetonin aq afer hene ne San Francisco sa ajo (duke e patur shtepine mbi nje koder) kishte "kontroll" te plote mbi ta madje i "trembte" duke u thene qe "i shihte kur benin gabime".

Isabell, qe nuk e quajti vetem shkrimtare para se te botonte librin e trete te sukseshem, qe u dashurua si 15 vjecare dhe u martua 20vjecare me nje mashkull te qete. Qe u nda prej tij dhe e rigjeti forcen e dashurise tek Willy Gordon te cilit i premtoi se "kurre nuk do ta lendonte qellimisht". Nje femer energjike, virtuoze e kujdesshme.

Qe nuk besonte se citate qe i lexoheshin nga librat e ndryshem te saj i kishte shkruar ajo vete. Qe e luftonte pushtetin shfrytezues dhe e shfrytezonte pushtetin qe i jepte fjala dhe pozicioni si shkrimtare.

Per fat te keq nuk e pashe nga fillimi dokumentarin ndaj dhe nuk di te them kush e ka pergatitur. Po te me premtoje koha/mundesite do te perpiqem ta rishoh ne 29 qershor ose 1 korrik dhe te sjell akoma me shume hollesi rreth saj.

6 comments:

  1. Iasbele Alende jo vetem eshte nje
    shkrimtare e madhe,po eshte nje grua qe te inspirone me boten e saj sa te madhe,aq edhe njerezore.Romanet e saj jane nga me te lexueshmit se pershkruhet nje realitet i prekshem dhe jo vetem kaq:po ka nje pene qe te bene per vete.
    Perparim Hysi,27 qershor 2008

    ReplyDelete
  2. Elais,
    sipas IMDB, dokumentari quhet:

    Isabel Allende. Erzähl mir vom Leben nga Paula Rodriguez Sickert.

    Fillimisht e ka transmetuar TV ARTE (gjermano-francez). Ky stacion jepte ngandonjëherë dhe dokumentarë për Shqipërinë, bile dhe filma shqiptarë. Është stacion i gjithi mbi kulturën dhe dialogun e kulturave.

    Faleminderit për infon. Cheers!

    ReplyDelete
  3. Isabel Allende eshte shkrimtare qe te ben per vete, sigurisht e "Realizmit Magjik", i pelqej sidomos "Shtepia e shpirtrave", librin jo filmin.

    ReplyDelete
  4. Pershendetje ju te treve qe ndaluat si dhe gjithe kalimtareve :)

    @ Perparim: Pikerisht, si shkrimtare e njihja dhe e admiroja. Si njeri e prisja te ishte e vuajtur por e zakonshme. Kisha krijuar si te thuash idene se gjenialiteti i saj ishte vetem tek pena(si per shume shkrimtare qe jane njerez ordinere por shkrimtare te zotet).
    Dokumentari me bindi qe Isabell edhe si njeri ishte po aq gjeniale sa si shkrimtare.

    @ E paditur: E kerkova dhe une tek IMDB por fakti qe ne TV anoncohej si i bere ne viti 2007 nderkohe qe ne IMDB ishte i 2008 me beri te pasigurte. Sidoqofte sot e pashe perseri (per fat te keq vetem fundin) dhe eshte pikerisht sic e shkrove ti pergatitur nga Paula Rodriguez Sickert.

    @ Andi: Ai eshte libri i pare qe kam lexuar edhe une. Leximi fshehurazi prinderve ne adoleshencen e hereshme e ben nje nga librat e dashur.

    ReplyDelete
  5. Nje femer e cila arrin te shkruaje nje liber kaq te bukur si ai i Aphrodite mbi bukurine e ushqimit dhe magjine e tij mbi jeten e njeriut, nuk ka se si te mos jete nje njeri me horizont te gjere, nje zemer te madhe dhe nje pasion per jeten, humanizmin dhe boten ne teresi. Si titulloj dokumentari ne anglisht te lutem? Do kisha shume deshire ta shikoja, Allenden e kam nje te preferuarat e mia :)

    ReplyDelete
  6. Miresevjen Ocean Drift.
    http://www.imdb.com/title/tt1157663/ ke linkun per dokumentarin.
    Nuk e di te kete ndonje titull tjeter pervec atij gjermanisht. Ne suedisht e kishte thjesht "Isabell Allende".

    ReplyDelete