You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

28 November 2008

Probleme Prioriteti

Thone se eshte mire qe cdo dite te hash nje molle dhe nje banane per hir te kalciumit qe permbajne. Gjithashtu duhet te hash nje portokalle ne dite per vitaminen C! Po ashtu duhet te pish nje filxhan caji pa sheqer per te evituar diabetin. Caji, mundesisht caj mali, ul perqindjen e kolesterolit ne trup.

Po ashtu thone se njeriu duhet te pije 2 litra uje ne dite (dhe te pshurri po aq, gje qe dyfishon kohen e shpenzuar ne banje).
Thone gjithashtu qe eshte mire te pish nje gote kos cdo dite ne menyre qe t'i japesh stomakut bakteriet e dobishme. Askush nuk e di per cilat bakterie behet fjale tamam por te gjithe jane dakort qe ty te DUHEN te pakten nje milion bakterie te tilla ne bark perndryshe ke probleme.
Duhet te pish nje gote vere te kuqe ne dite per te evituar infarkt ne zemer. Dhe nje gote vere te bardhe per te mbrojtur sistemin nervor. Dhe nje gote birre (nuk e mbaj mend tamam se c'dobi bente birra). Po po t'i pish te treja gotat njekohesisht mund te pesosh stroke, megjithese s'ka shume rendesi se ti vete nuk do e vesh re.
Duhet te hash arra, bajame dhe fasule ose bizele cdo dite. Nje pirg te tere me arra ose groshe ne dite.
Cdo dite te duhen 4-6 te ngrena. Vaktet duhet te jene te lehta dhe te shpeshta. Mos harro ama qe cdo kafshate duhet pertypur te pakten 36 here. Vetem per kete proces te duhen 5 ore!
Edhe nje gje tjeter: pas cdo vakti duhet te lash dhembet. Dmth mos harro te lash dhembet pasi te hash mollen, pish kosin, hash bananen, arrat. Dhembet duhet te vazhdosh t'i lash per sa kohe qe ke dhembe. Mos harro fijen ose furcen midis dhembeve, masazhin e misherave te dhembeve dhe lavazhin me Colodent. Nderkohe qe merresh me dhembet mund te pastrosh banjen si dhe instalosh nje TV ose radio ne banje se me gjithe lengjet qe te duhet te pish dhe larjen e dhembeve do harxhosh trecerekun e dites ne banje.
Mos harro qe duhet te flesh te pakten 8 ore ne dite, shto 5 oret qe te duhen per te ngrene dhe ke 21 ore. Kjo te le 3 ore (nese nuk ka probleme me trafikun kur je duke vajtur ne pune ose duke u kthyer nga puna). Sipas statistikes
njerezit perdorin 3 ore ne dite per te pare TV. Kjo statistike duhet te jete e gabuar sepse ty te duhet te besh te pakten 30 min ecje ne dite (nje rekomandim me kete rast eshte qe pasi te ecesh ne nje drejtim per 15 minuta te kthehesh ne drejtimin tjeter perndryshe do te harxhosh nje ore duke ecur).
Njeriu duhet te krijoje mundesi per te takuar miqte dhe te njohurit. Te gjithe e dime qe miqte jane si bimet, kerkojne perkujdese cdo dite.
Duhet te informohesh cdo dite qe te jesh ne korrent te ngjarjeve te fundit. Praktikisht te duhet te lexosh te pakten dy gazeta ditore dhe ndonje gazete mbremjeje ose reviste. Keto te duhen qe te mund ta kqyresh boten dhe jeten me sy kritik.
Seksi eshte nje terapi qe duhet ndermarre cdo dite, po pa e bere rutine. Dmth duhet te jesh innovativ, krijues dhe per cdo here ta joshesh partnerin ne menyre te re. Kjo kuptohet kerkon kohe. (Mendo qe nuk kemi permendur akoma seksin tantrik).
Pa dyshim te duhet te krijosh kohe per t'u takuar me familjen, lash dyshemete, pjatat, rrobat, pa folur per te gjitha gjerat qe duhet te besh nese ke femije ose kafshe shtepiake.
Po t'i mbledhesh te tera te duhen te pakten 29 ore ne dite. Zgjidhja e vetme -- te besh disa gjera njekohesisht!
Per shembull: bej dush me uje te ftohte dhe me goje hapur. Ne kete menyre ke siguruar pirjen e 2 litrave te ujit qe te duhen ne dite. Teksa del nga banja me furcen e dhembeve ne goje mund te besh seks me partnerin i cili nderkohe po sheh TV, ti lexon gazeten dhe ai fshin dyshemene. Mos harro qe ne kete situate e ke te lire njeren dore me te cilen mund te kapesh telefonin per te folur me miqte dhe te afermit.
Mos harro te pish vere pas kesaj strapace (do kesh nevoje per veren).
Pheeeeeeeeeew, ehhhhhhhhhhhh
"Psheretime" "renkim"
Nese ke dy minuta teper, coja linkun e ketij mesazhi miqve te tu (per te cilet duhet te kujdesesh cdo dite) dhe mos harro te hash mollen qe eshte shume e dobishme sic e thame me lart.
Erdhi koha ta mbyll ketu, sepse me mollen, kosin, birren dhe litrin e pare te ujit plus vaktin e trete te ngrenies per sot (perfshire arrat), e harrova se c'me ka ngelur per te bere po di nje gje. Me duhet te vete ne banje!!
Hmm, po te laj dhembet ne te njejten kohe mund te kursej ndonje minute ;)

--------------
ps: Ky eshte (sic besoj e kuptuat nga permbajtja) nje perkthim i shpejte/keq i nje mesazhi zinxhir nga ato qe percillen regullisht gjithandej.
pps: Mesazhi sillet sa per t'ju kujtuar qe eshte e PREMTE!!!!!!!

2 comments:

  1. flm per kete.na rivure ne dukje se me sa shume gjera jo dhe aq te rendesishme merremi nderkohe qe shume te tjera i leme pasdore.aq me teper qe jo te tera sa thuhen lart jane te vertetuara 100% se jane te verteta:(

    ReplyDelete
  2. Pikerisht.

    Fundjave te mrekullueshme En!

    ReplyDelete