You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

23 September 2014

Barazia gjinore ne suedi 30 vitet e fundit

Ne tridhjete vjetet e fundit byroja qendrore e statistikes suedeze (SCB) ka matur dhe bashkerenduar te dhena per meshkujt dhe femrat. Keto matje krahasojne punesimin, shkollimin, rrogat etj dhe permblidhen ne raportin "Mbi burrat e grate" qe riprodhohet periodikisht. Ne tridhjete vitet e fundit ky raport eshte botuar 13 here dhe materiali krahasues qe ofron mundeson tanime krahasime midis brezave. 
Ideali i barazise gjinore 
Qellimi kryesor i barazise gjinore eshte qe grate dhe burrat te kene te njejten force dhe mundesi per te krijuar dhe dhene drejtim shoqerise dhe jetes vetjake. Kjo nenkupton nder te tjera qe grate dhe burrat te kene te njejtat mundesi dhe kushte ne fushen e arsimit dhe sigurimit te nje punesimi me nje rroge qe lejon stabilitet dhe veteadministrim ekonomik gjate gjithe jetes. 
Dita ka njezetekater ore 
Koha eshte e barabarte. Te gjithe njerezit kane 24-ore ne dite per ti disponuar si deshirojne. Natyrshem cdo individ i perdor keto 24-ore ne menyra te ndryshme. Ne nje prespektive gjinore mund te shohim nje dallim te dukshem. Nje pjese me e madhe grash punojne me orar te reduktuar. Me saktesisht 30 perqind e grave ne krahasim me 11 perqind te burrave. Gjithsej midis moshave 20-64 vjec punojne 77 perqind e grave dhe 82 perqind e burrave.  
Punet e shtepise
Cdo 10 vjet (1990, 2000 e 2010) behen krahasime te detajuara te perdorimit te kohes. Ne keto pikematje analizohet se si e perdorin grate e burrat 24-oreshin (dmth nuk analizohet vetem orari i punes). Matja e fundit tregoi se grate perdorin mesatarisht 3,5 ore ne dite per te mirembajtur shtepine nderkohe qe burrat perdorin 2,5 ore. Krahasuar me matjen e 1990 orari i meshkujve eshte rritur me 8 minuta nderkohe qe totali eshte ulur sepse grate tanime perdorin nje ore me pak sesa ne 1990. Nuk dihet nese ndryshimi i dedikohet rritjes se nivelit teknik qe e mundeson kete pakesim apo thjesht ndryshimit te mentalitetit dhe menyres sesi zgjedhim te organizojme prioritetet e dites.
Sigurimi per prinderit 
Qe pas hyrjes se pagesave per prinderit ne 1974 enti i sigurimeve shoqerore (Försäkringskassan) ka analizuar statistiken per te treguar sesi shfrytezohet kjo mundesi. Megjithe obligimin per barazi gjinore dhe detyrimin qe ati te marre minimalisht 2 muaj leje prindi ( nga te cilet njeri u detyrua nga legjislacioni ne 1995 dhe i dyti ne 2005) vazhdojne te jene nenat ato qe e shfrytezojne kete siguri me se shumti.. 75 perqind e nenave marrin leje prindi ne krahasim me 25 perqind te eterve. Kur femija ka mbushur moshen 2 vjecare nena ka terhequr mesatarisht 281 dite me leje prindi dhe babai 51 dite (nga 480 totale).
Diferencat ne rroga 
Dallimi midis punes me orar te pjesshem, punes brenda shtepise dhe marrjes se lejes se prindit jane te ndjeshme megjithe utjen ne tre dekadat e fundit. Ai dallim midis femrave dhe meshkujve qe vazhdon te jete konstant eshte dallimi midis rrogave. Mesatarisht nje grua mer 87% te rroges se nje burri. 
Te ardhurat neto 
Pervec rroges enti i statistikes SCB krahason edhe te ardhurat neto. Ne to llogaritet edhe te ardhurat nga kapitali si aksionet dhe perqindjet e interesit etj. Pas heqjes se taxave dhe tatimeve nga keto te ardhura dmth ne llogaritjen e te ardhurave neto rrogat e grave arrijne 78% te rroges se burrave. 
Pensionet
Dallimet ne rroga japin detyrimisht edhe dallime ne pension. Aktualisht pensionet e femrave jane sot ne nivelin 66 perqind te atyre te meshkujve. Dallimet jane ama me te dukshme per pensionistet mbi 85 vjecare sesa nder ata qe sapo kane filluar terheqjen e pensionit. Kjo varet pjeserisht nga sistemi i ndryshem i pensioneve per breza te ndryshem si dhe nga fakti qe eshte brezi i lindur ne 1940 e me vone ku grate filluan te perfshihen ne punesim ne kushte relativisht te barabarta. 

No comments:

Post a Comment