Në qoftë e mundur
E pamundur dashuria
E pamundur urrejtja
E pamundur pritja
E pamundur heshtja
Por
Edhe ëndërr po të jetë
Nëse është thënë
Do të bëhet një ditë.
Thua
"Nuk ka vend për mua
Në ditët e tua"- më thua
"Nuk ka vend për mua
Në ëndrrat e tua" - më thua
Por
ti s' ke si e di
Ditët, as ëndrrat si i dua.
Mall
Si vesa mëngjeseve pikoi ky mall
I rrallë.
U zgjua dëshira e fjetur ngadalë
pa rradhë.
No comments:
Post a Comment