You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

01 September 2014

Diell

Diell që nxeh
Edhe zbut edhe shkrin
Me rrezet si gishta çdo cep shkrifërin

Më ndjell
Më thërret, me ngrë
Ta harroj gjithçka
T'iki ta lë

Edhe të ngrihem
Ngrihem
Ngrihem
Ngrihem
Avull i padukshëm
Tym
Të bëhem

Të më shpjerë era tëhu tutje
Ti kërkoj e ti përkulem me një lutje
Të më lëre të bie

T'bie
T'bie
T'bie

Deri poshtë në tokë
N'bar a drije
Dhe të mblidhem
T'mpakem prapë një grusht
Në një pikë loti a një musht

Në një gotë vere
A një pikë shi
Pa erë pa ngjyrë pa shije
Ujë i ri
Që rrjedh në krua a liqen
A lumë në det

O diell ...
Përkëdhelmë prapë

O jetë!

No comments:

Post a Comment