You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 September 2014

Writers block

Nuk
me
shkruhet.

Kam kaq dite qe evitoj te shkruaj. Jo se nuk kam per se te shkruaj. Jo se nuk di te shkruaj. Por sepse..po pres. Cuditerisht pritja nuk po sjell rezultatet e duhura. Megjithese kur ka sjelle pritja ndonjehere rezultatet e duhura. Vetem veprimi sjell rezultate. Veprimi aktiv. Pro-aktiv madje. Sepse kushtezon kunderveprim. Ose te pakten vijim veprimtarie. Gjithsesi kushtezon vendimmarrje.

Shqip themi se oreksi vjen duke ngrene. Ndoshta (detyrimisht) edhe fjalet do te rrjedhin me mire duke shkruar. Ne fakt fjalet qe duhet te rjedhin nuk jane shqip. Nuk jane te rastesishme. Jane te domosdoshme. Me kufij kohore qe aviten. Me sasi marramendese. Me formate te kushtezuara e te paracaktuara. Pak te frikshme.

Por do burojne edhe ato. Detyrimisht. Sapo te nxehen pak. Sapo te mbaroj se pari oren qe me perndjek me 7:07, 8:08, 10:10. Sapo...t'i bej pak lavazh trurit
Sapo te heq dore nga zvarritja coroditja dhe gjitha -itjet e tjera disktraktuese.
Shef ti. E shpika nje fjale te re. Jo se i mungonte shqipes po...me mungonte mua. DISTRAKTUESE.
Ca llafi pompoz. Po pompoz i mungonte shqipes thua apo e kishte huazuar "gia".

Vaj-me-det. Ky zhvillimi gjuhesor kontemporan (jo bashkekohor se mos ngaterrohemi) eshte me i frikshem se te shkruarit. U pa puna. Po vete te shkruaj dicka tjeter. Te pakten duke bere ate nuk do detyrohem te shpik shqipe te paqene e t'i hy ne hak rilindasve.

Pa' (shkurt per mirupafshim)

*Tani me takon vetem te pres e qete perhapjen e shkurtimit te fundit. Me ndihmen e  supermenjehershme shperndarese te mjeteve sociale (qe me kujtojne gjithmone ndihmen sociale dhe cuditerisht jo facebook, twitter, kik, wassup)



No comments:

Post a Comment