You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

27 October 2014

Diabeti tipit 1 (pjesa 1)

Jepi Qezarit...
Duke pare statistikat e blogut konstatoj se artikujt/postet me te lexuar jane ai per bakllavane per pertacet dhe ai per cermen (perdhesin). Jo se e njoh veten per ndonje talent te jashtezakonshem po kisha menduar se postet socialo-aktuale apo dhe ato humoristike do te terhiqnin me shume lexues.
Megjithate...duke pare interesin po zgjedh te fus pak me teper mjekesine. Por per t'u rikthyer ne teme...
______________________________________

Semundja e sheqerit tipi 1 (diabet tip 1)

Permbledhje Hormoni qe eshte pergjegjesi per stabilizimin e sheqerit ne gjak eshte insulina. Per njerezit qe vuajne nga diabeti i tipit 1 trupi nuk prodhon dot insuline gje qe ben qe ata kane sasi te larta sheqeri ne gjak. Mungesa e insulines sjell perkeqesim te organizmit shtimi i insulines ne trup behet cdo dite. 

Diabeti ka disa lloje. Tipi 1 quhet i tille sepse shfaqet heret ne jete. Semundja eshte pjeserisht e trashegueshme dhe e pa sherueshme. Nese trupi reagon mire ndaj nje mjekimi atehere mund te vazhdohet nje jete normale me ndihmen e tij. 

Nga shenjat e para te semundjes jane: 

  • ka nevoje te urinoje shpesh 
  • etje e theksuar 
  • lodhje e papritur e pa aresye
  • te perzierit
  • dhimbje barku
  • arome uthulle nga goja
  • turbullim shikimi 
  • renie e shpejte ne peshe

Mjekimi:

Diabeti i llojit 1 ka nevoje per mjekim me shtim insuline cdo dite. Perdoret ose shiringat ose pompa. Nje pjese me rendesi per te perballuar problemin eshte te kontrollosh vleren e sheqerit ne gjak. 
__________________________________________
Informacioni vjen nga Sjukvårdsrådgivning
Informacioni eshte perkthyer, shkurtuar dhe pershtatur nga une dhe ka ato mungesa e mangesi qe kam edhe une ne nje fushe ku dijet krijohen duke kerkuar vete nese ke kuriozitet . Gabimet ne shkrim i detyrohen nxitimit. 

No comments:

Post a Comment