You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

05 November 2014

Një përqafim a një përkedhelje për shëndetin

Afersia fizike na ben me te qete e me te shendetshem.  Ajo mban gjalle marredheniet nderhumane madje ndikon edhe ekonomine boterore. Shkencetaret po fillojne me ne fund te kuptojne si funksionon kjo afersi. 

Dikush te kap per krahu, te perqafon ose te ferkon pak qafen, gjaku qarkullon me shpejt ne muskujt e ngrire dhe direkt jeta ndihet me e lehte. Ti qetesohesh, ndihesh me i lumtur. Edhe trupi lumturohet. 
Faktin qe prekjet dhe perkedheljet na bejme te ndihemi me pak te tensionuar e dime nga eksperienca. Sqarimi, ose te pakten nje pjese e shpjegimit e ka emrin oxytocin. Oxytocina eshte nje hormon dhe percues sinjalesh qe aktivizohet edhe nga nje perkedhelje. Oxytocina komandon nje seri reagimesh ne trupat tane madje edhe funksione jetesore qe kane lidhje me mbijetesen. Keshtu shprehet Kerstin Uvnäs, profesore fiziologjie dhe nje nga ekspertet e studiueset me te njohura per oxytocinen: 
- Prekja ka rendesi jetesore. Per shume nga ne kjo eshte nje gje aq e vetedukshme sa ne e veme re vetem kur na mungojne perkedheljet-thote ajo. 
Ndoshta keto efekte pozitive njihte Jezusi kur nisi te beje mrekulli me duart e tij. Sepse, ne fakt, efektet e oxytocines jane cudiberese.

Ajo lehteson dhimbjet, pershpejton sherimin e plageve dhe demtimeve, ule tensionin e gjakut, ul nivelet e hormoneve stresuese. Na ben me te qete, me sociale, me kurioze per gjerat qe na rrethojne. Efektet nuk jane vetem rastesore por perkundrazi rrezistojne edhe pas disa kohe. Per te mos thene qe oxytocina krijon ndervaresi dhe na ben te duam akoma me shume perkedhelje. 

Mungesa e afersise fizike krijon mungesa ku trupi nuk rigjenerohet dot, nuk mund te ruaje vlerat ushqimore qe merr dhe nuk mund te sheroje plage e semundje. 
Femijet pa perkedhelje vdesin sic tregojne disa studime te vjetra te bera ne jetimore. Ata humbasin edhe nese kane ushqim mjaftueshem sepse trupi nuk e absorbon dot energjine ne mungese te oxytocines. 
Te rriturit mund te mbijetojne por jo te jetojne pa afersi fizike thote Kerstin Uvnäs Moberg.
- Shume persona qe jetojne vetem futen ne nje faze letargjike ku vetem vegjetojne derisa dikush i prek.
Me pare oxytocina njihej si hormon femeror sepse u zbulua fillimisht tek femrat qe sapo ishin bere nena. Oxytocina ndihmon nder te tjera ne lindje, ne prodhimin e qumeshtit te gjitrit dhe ne krijimin e nje lidhjeje emocionale midis nenes dhe femijes. Tani, shkencetaret dine qe hormoni luan nje rol shume me te rendesishem si per grate edhe per burrat. 
Kerstin Uvnäs Moberg i shpjegon efektet e oxytocines si nje sistem qetesues per trupin teresisht te kundert me sistemin lufto ose vrapo qe aktivizohet kur ndihemi ne rrezik.  
Perkedheljet ndikojne nder te tjera strukturen ne sistemin tone nervor dhe ndryshon balancen midis hormoneve te ndryshme. Per te rriturit keto ndryshime jane me afat te shkurter ndersa femijeve i ndryshojne gjithe jeten. 
- Nese ke marre mjaftueshem me perkedhelje si foshnje ke nje sistem me te qete nervor, nje rezistence me te larte ndaj stresit dhe je person me miqesor e i miresjellshem thote Kerstin Uvnäs Moberg. Gje qe ne e paramendojme ne menyre intuitive po ashtu sic dime qe nese njeri prind rreh apo grindet me femijet keta behen te pasigurte dhe te rremujshem
Gjithsesi eshte e rendesishme te dime bazen fiziologjike te gjithe kesaj sepse atje ekziston edhe mundesia e nderhyrjes dhe permiresimit.

Qe te mund te aktivizojme sistemin qetesues te trupit mjaftojne disa perkedhelje qe zgjojne receptoret prekes ne trup. Nese perkedheljet jane te forta ato mund te kene efekt te kundert dhe te aktivizojne sistemin evaziv. Shkurt muhabeti nje perkedhelje e eger na streson. 
Gjera te tjera qe aktivizojne oxytocinen jane ngrohtesia, ngopja, seksi dhe shoqeria. Oxytocina perhaper per me teer nepermjet ajrit dhe mund te ndihet me nuhatje. Provat me kavie tregojne se nese nje kavje ka rritje te oxytocines edhe kaviet e tjera ne te njejten kafaz behen me harmonike.  Nese nivelet e oxytocines ulen kaviet ne te njejtin kafaz nuk ndikohen. Perfundimi eshte qe qetesia eshte ngjitese dhe ndihet me nuhatje.

Qe disa njerez behen me te qete nga disa lloje muzike apo pamjesh tregon se oxytocina perhapet edhe nepermjet shqisave te tjera sipas Kersin Uvnäs Moberg.
Efektet dhimbjeqetesuese te perkedheljeve veprojne ne shume nivele. Njeri nivel eshte sinjlet qe percohen nga oxytocina ne tru dhe qe e ulin ndjesine e dhimbjes. Dhimbja ndihet me pak, ndihemi me pak te ndjeshem  dhe pragu i dhimbjes se padurushme rritet. 

Trupat tane jane ndertuar ne nje menyre kaq interesante sa ne lekure kemi me shume receptore prekes sesa percjelles dhimbjeje. Nese prekim nje zone ku jemi vrare apo ku kemi dhimbje impulset e perkedheljes rendin rrufeshem drejt sistemit nervor qendror duke penguar arritjen e sinjaleve qe percillen nga receptoret e dhimbjes.  

Sapo vritesh apo perplasesh diku gjeja e pare qe ben eshte ta ferkosh vendin me duar. Femijeve u fryjme tek plaga nese rrezohen dhe kjo jo vetem si nje veprim per t'u hequr vemendien dhe qetesim psikologjik por sepse i ndihmon vertet sherimin. 
Oxytocin krijon besim dhe mundeson lidhje emocionale midis njerezve. Nje studim i njohur nga nje biblioteke konstatoi se vizitoret qe puonjesja e biblotekes i kishte prekur pak me dore gjate shkembimit dhe marrjes se librit ishin me te presupozuar ta kthenin librin ne afat sesa ata qe nuk ishin prekur. 

Edhe marredhenie me te thella mund te krijohen dhe te mbahen gjate nepermjet prekjes. Oxytocina krijon nje qark pozitiv shpjegon Kerstin Uvnäs Moberg. Duke na bere me pak te frikesuar dhe me te hapur per ndryshimin na lejon te kerkojme kontakt. Kontakti cliron me shume oxytocin dhe ne behemi edhe me te hapur e pozitive. 
- Duke qene qe perkedhelja krijon relacione te mira dhe ul armiqesine ajo ka efekte jo vetem per individet po erdhe per shoqerine. 
Edhe ekonomia boterore e ndjen efektin e nje perkedhelje. Mungesa e afrimitetit mund te coje ne varferi. Neuroekonomisti amerikan Paul J Zak ka bere nje studim sesi ndikohet zhvillimi i vendeve te ndryshme nga besimi qe kane njerezit tek njeri tjetri. Prekjet krijojne besueshmeri dhe siguri dhe ne shoqeri ku njerezit i besojne njeri tjetrit ekonomia lulezon eshte konstatimi i tij. 
Nje e rrahur shpatullave ose pak masazh eshte pra nje investim i mire.

Burimi: http://www.dn.se/insidan/omsint-beroring-far-kroppen-att-jubla/



No comments:

Post a Comment