Këshilla vetes dhe të tjerëve
1. Mos gjyko
Mos e gjyko veten as veprimet e tua. Nuk janë të mira apo të këqija. Nuk je më i/e mirë apo më i/e keq/e se dikush tjetër.
2. Tolero
Ki aftësinë për të kuptuar e duruar vonesat dhe shtyrjen (edhe pafundësisht) të gjërave. Çdo gjë kërkon kohën e vet. Dije që gjërat do marrin atë kohë që duhet për të bërë atë që duhet bërë.
3. Ji kurioz
Shihi gjërat me sytë e kuriozitetin e një fëmije. Provo diçka të re. Përpiqu të veprosh ndryshe. Prano se je fillestar - edhe në përsëritje dhe shihi gjërat nga këndi i padijes inteligjente. Sa herë që bën diçka, mëson më shumë për veten dhe të tjerët.
4. Ki besim
Besoi instinktet e tua. Besoi procesit zhvillues. Beso se do t'ja dalësh.
5. Jeto të tashmen
Qëndro në këtë moment. E tashmja është po aq e mirë sa e shkuara. Shijoje këtë moment dhe mos u përqendro vetëm në përpjekjet për rezultatet që do të vijnë.
6. Prano
Njihi ndjenjat e tua dhe shihi për atë që mbartin. Prano ç'ka ndodhur dhe ç'ka qenë. Ç'është bërë është bërë.
7. "Let it be"
Çlirohu nga paragjykimet për veten (dhe të tjerët). Leri të harrohen gjërat që të pengojnë.
No comments:
Post a Comment