You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

26 January 2007

Dikur ...zhgaravisja tekste...(1)


Jetë -31 tetor 1994
Te duam- klithin rruget e qelbura
Te duam-belbezojne pemet.
Por zemrat e cmendura nuk e duan dashurine.Do ta humbasin ndoshta nje dite veten mes llafesh, veprimesh, enderrash dhe pastaj do te te rikthehen ty. Ty jete, me mizorja e pronareve te ligjshem. Ty dhe rrotes se fatit qe kthen boten mbare e prapsht. Ty, tmerrit te njerzve te medhenj, fronit mbreteror te meskineve. Ty, llahtare mashtruese qe i genjen, fal, adhuron me kot. Ty, qe genjen te drejtet e te ndershmit, ty qe fal fajtoret, ty qe adhuron e shumefishon tmerret e fallsitetin.

O jete ! Perse je kaq terheqese megjithe kurthet e vazhdueshme qe ngre ?! Valle se jemi mesuar me rrezikun tend konstant ashtu si ai edhe kur vritet dy here s'vdes?!
Ne, vazhdojme te te duam me shume pikerisht sepse je e tille e felliqur, e poshter, e lige por gjithmone e bukur. Oh, sa e bukur, me mundesite e zgjedhjet e shumta qe ofron. Te pafundme jane ato, te paaritshme, gjithmone aty afer ktheses.

Jete, burim i pashtershem deshtimi per njerezit e vertete dhe perkundrazi tempull fitoresh te lehta per mashtruesit e sofistikuar. Jam pjese e prifterinjve te ketij tempulli, por ende jo plotesisht pjese e magjise tru-erresuese qe ti krijon ndaj falme. Falma kryenecesine edhe perpak. Pasketaj do te jem plotesisht fallco, jo me pjeserisht si deri me sot. Se i dua frutet qe do te me sjellesh ti Jete.

3 comments:

  1. Shqetësime ekzistuese(të ekzistencës) të cilat "tradhëtojnë" moshën e të riut që ulet dhe shqetësohet për atë çka e pret.
    Një kryeneç/e që, kërkon të ndeshet me falsitetin, me vezullimin e turbullt dhe mashtrues të një jete që rrugët(për kohën kur është shkruar) i ka të ngatërruara dhe më shumë ngjajnë me udhëkryqe sesa me shëtitore me krye e me fund...!

    ReplyDelete
  2. Mahnitese me ironine therrese dhe te dhimbshme te saj..
    fantastike kjo proze Yllke..eshte aq e vertete sa qe nuk kam çfare te shtoj tjeter...

    ReplyDelete
  3. Faleminderit te dy :)

    Eni mund te me quash Elais (eshte nje nga nofkat qe perdor ne internet) mgjse kur me quan Yllka me rikthen ne femijeri dhe me ben te ve buzen ne gaz.

    yli-skatten (adresa e blogut) eshte nje loje fjalesh qe bera me veten
    yli- nga finlandishtja "mbi" "siper"
    skatten- nga suedishtja "thesar(i)"
    Se bashku kane nje kuptim privat (te paperkthyeshem) dhe nje kuptim "publik": "over-rated" ;)

    ReplyDelete