You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

22 January 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(1)

Linda (12 janar 1993)

Duke ecur rrugeve te qytetit tim
nje kujtim kryenec erdh' fluturim
kufijte e kohes i harrova per nje cast
bota u kthye " fiction of the past"

I ri dikur, ne radhe, ne ushqimore
Kerkoja vec fytyra engjellore.
E pashe nje cupe, as zane, as "peri"
Qe me e "zakonshmja" qe me ra ne sy

E bukur s'qe dhe aq po kish nje hije
e nje veshtrim si "shpate perendie"
e nje gershet me fjongo "zjarri" lidhur
jo mua po dhe me mizorin do kish dridhur

E nga ballukja ndare nje cullufe
si qengj i njome qe rri menjane tufe.
- As shi nuk ra, as bubulloi qielli
qe prapa reve nuk u faneps dielli

Kane shkuar vite e tani ja
u ngjall kujtimi si nga vdekja
Nje buzeqeshje s'di nga c'kalendare
ndricoi fytyren, kohen ndali fare.

Medioker (30 shtator 1993)

U zgjova e ju fala diellit rezeshume
Por ish dite me shi e ai s'qe ne pune.
Vdiqa e ju fala kryqit te me pranonte
por ai qe thyer, ndillte lufte, paqe s'donte.
Qesha e ju fala harese njerezore
Ngerdheshje kllounesh me rethoi ngado
Qava me lote te hidhur si deti.
Njerezia thane "eshte e marre ajo"
U nisa te beja dicka te bukur.
Me thane" E kote..gjithcka eshte bere."
U nisa gezim ti jepja botes
Me thane "Ka plage qe s'kane sherim"
U nisa jeten t'i falja - E panevojshme.
U nisa zemren t'i falja - Jo e domosdoshme.
U nisja te vrisja friken - Nuk rrohet pa te.
U nisa te ndizja "driten" - As kjo s'qe gje
e eger, e ashper, krenare- E kote
Romantike, e embel, lozonjare - Ne lote

Gjithcka qe arritur. Asgje s'qe e re.
Per jete do te mbetemi "medioker" ne.

Nga zgjimi ne enderr---vec boshesi.
Mos ja vlen me mire te fleme ?!
-S'e di.

6 comments:

  1. Kane shkuar vite e tani ja
    u ngjall kujtimi si nga vdekja
    Nje buzeqeshje s'di nga c'kalendare
    ndricoi fytyren, kohen ndali fare.

    :),s'di se c'kujtime me erdhen,,,,,,por fytra me te vertete me ndricoi :)

    ReplyDelete
  2. hm!
    Kur të lutesha, diç dija!
    p.s.: do ti që, gjeta blog në greqisht me të njëjtin titull me tëndin?
    Bëj klik këtu :http://alexia-vicky.blogspot.com/

    ReplyDelete
  3. bellissima la "zngarravitja"

    ReplyDelete
  4. Edrus: Ndaj e postova se dhe vete buzeqesha kur e lexova tek nje nga fletoret e vjetra

    n.ago: E xhanem me hoqe veshet sa u bera mbare e bera blog. Ta mbaj vath ne vesh jo per gje :)
    Sa per Alexian ngela gojehapur. Do jete telepati ose kam nje kopje ne greqi. Tregome te lutem per se ben fjale poezia e "adashes"

    e.t.: faleminderit :)

    ReplyDelete
  5. kesaj i thua zhgarravine ti?turp...

    ReplyDelete