You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

21 January 2007

Tala med bönder....


Shprehja e dites do te jete
"tala med bönder på bönders vis , och med de lärda på latin"
qe shqiperuar do te thote " fol me fshataret fshatce dhe me te shkolluarit latinisht".

Kur mu kujtua si shprehje mendova 2 gjera. E para qe shprehja duhet te kete lindur per t'u dhene mbreterve idene qe nese nuk mund tu flisnin ushtareve/popullit ne gjuhen e duhur nuk do te kishin mbeshtetje ne lufterat qe donin te ndermerrnin dhe nese nuk i flisnin papes apo mbreterve te tjere ne gjuhen e "duhur" nuk do te arrinin ato marreveshje diplomatike qe u nevojiteshin.

Mendimi apo me sakte pikepyetja e dyte ishte " sa te adaptueshem jemi ne sot" kur kalojme nga nje mjedis ne nje tjeter apo nga nje gjuhe ne nje tjeter apo nga nje vend ne tjetrin. Nuk e ve ne dyshim qe perpiqemi te "pershtatemi/ assimilohemi" per te mos u dukur " out of place" pyetja eshte : A eshte kjo perpjekje e vetedijshme/ qellimshme ? A eshte pjese e perpjekjes sone per te qene nje "element qe perkon me bashkesine ne te cilen po nderveprojme per momentin" ? E bejme se duam apo sepse "na duhet" ? C'ndodh kur nuk "pershtatemi dot"? I largohemi mjedisit ? Veteizolohemi ? Apo e marrim si te na vije dhe perpiqemi te jemi vetvetja (dmth te pandryshueshem/te papershtashem por te patrembur prej pandryshueshmerise).

Personalisht i mbush mendjen vetes qe jam shume e "adaptueshme" dhe per sa kohe qe shoh nje njeri te adaptueshem ne pasqyre vazhdoj te jem e kenaqur ...

7 comments:

  1. mmmmmmmmmmmmm
    Me "shqetësime" të shoh!
    "Shqetësime" produktive veç.
    E futur në filozofi.

    ReplyDelete
  2. gjuhen time e di ti...?
    me qi m'ke qit n'fotografi.

    ReplyDelete
  3. po pse si thu ti kot t'kom qit n'resme ;)

    ReplyDelete
  4. e.T,pot t'ka kap nga kurrizi ama ......:P

    persa i perket artikullit:ne shqiptaret ne pergjithesi kemi aftesine qe t'i pershtatemi 'ambjentit' dhe shume shpejt bile fillojme qe ''sic eshte vendi,behet kuvendi''..........me vetem nje perjashtim,nje kryeminister i yni qe vazhdon akoma sot qe te flase si fshatar

    ReplyDelete
  5. Ja dhe nje bloguese e re. Shpresoj qe ta kesh jeten sa me te gjate per te na dhene te reja nga veriu. Faleminderit per lidhjen qe ke vendosur per te blogu im dhe te uroj se shpejti me te shkruajtur ose prej te verteti nese kalon ketej nga Parigi

    ReplyDelete
  6. Faleminderit tetena.
    Shpresoj edhe vete qe do te kem durimin te shkruaj dhe te mos heq-dore sic kam bere me pare.
    Linkun e faqes tende e vura sepse te kam lexuar disa here mgjse nuk kam komentuar ende...

    ReplyDelete
  7. me pelqejne shume shkrimet e tua dhe shpresoj qe te mos hqesh dore se na iluminuari kaq lezetshem me filozofine tende.
    sa i perket pyetjeve te tua , mendoj se neve pershtatemi me zakonet apo trendet e vendit ku jetojme mbase sepse nuk duam te jemi vetem sepse duam qe te ndajme çka ne bejme me dike..eshte e veshtire te jesh vetem perhere.njeriu do dhe perkrahje nga shoqeria..megjithse dhe vetmia ka lezetin e vet..po arrite ti besh te dyja lumsi ti...
    e mgjth e mbeshtes Edrusin kur thote se ne shqiptaret pershtatemi kudo..e robt e kapshem patjeter qe pershtaten:)

    ReplyDelete