You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

25 February 2007

Chick lit..feel good etc.

Thuhet se zoti punoi gjashte dite dhe pushoi te shtaten.
E megjithate perkufizimi i pushimit apo clodhjes (shpelodhjes?!) eshte i ndryshem per njerez te ndryshem. Pune pese dite (ose me pak) nje roman "roze" nga Maryan Keyes apo Jane Green (i perket fundjavave te tjera dhe nuk premton ndonje clodhje sidomos kur deshira per rilexim eshte zero), nje xhiro nga tregu ( e domosdoshme, e beshme po prape jo aq imediate dhe kohemarrese sa te mbushi gjithe fundjaven), nje film ordiner ne kinema (gje qe nuk ja vlen te behet ne fundjave kur detyrohesh te besh konkurrence me karrocat dhe vogelushet qe perfitojne nga cmimet e uleta te biletave) ose videofilm "Legjioni i Nente" per luften ruse ne Afganistan (qe rezulton ne po aq shqetesime dhe kokecarje sa nje jave e tere ordinere pune).
Dozen e nevojshme te "rehatise" po e marr me pikatore duke pare programet qe nuk kam arritur t'i ndjek gjate javes (fale Piratebay dhe transmetimeve te disa stacioneve ne internet).
Melodia e momentit vjen nga nata e mbremshme e Festivalit te kenges.
E kendshme padyshim kenga e Andreas Johnsson

4 comments:

  1. pra perkufizimi i clodhjes sipas teje eshte...?

    c'i punoni piratebay edhe ju nga Suedia moj aman, e grite fare :)

    ReplyDelete
  2. elais, elais. Une kam qene ne pune kur ne shqiperi u vendos te behej edhe e shtuna pushim dhe me thene te drejten, ishim nje grup miqsh, dhe nuk e dinim si do ja shtynim. Keshtuqe mblidheshim ne pune edhe te shtunen.

    Tani dy ditet e fundjaves me kalojne shume shpej. Sekreti, duhet te gjesh nje te dashur dhe pastaj, pas nja ca vjetesh, te besh ca kolopuça (ha ha)

    ReplyDelete
  3. ah ndonjehere keto elementet zbavitese te lodhin me shume se te ç'lodhin:(

    ReplyDelete
  4. Shqipo: Clodhje= dicka qe te heq mendjen nga gjerat e tjera.
    Sa per Piratbay doemos se ne ketej e shpikem-[mos ti bie gjoksit si ca e ca se nuk me shkon ;). Kemi madje nje Parti Pirate qe mori edhe vota ne zgjedhjet e fundit :D
    Tena: dy ditet e fundjaves kalojne me teper se shpejt ato fluturojne. E megjithate clodhja nuk gjendet tamam.
    Eni: pikerisht :)

    ReplyDelete