You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

05 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(5)

Inkoherence (28 tetor 1997)
Inkoherente u linda
- pa e ditur dallimin midis qenies e mosqenies
Inkoherente u rrita
-Pa e mesuar ndryshimin midis jetes dhe JETES
Inkoherente do te vdes
- Pa e kuptuar pse linda, jetova, vdiqa!


Nje cast (28 tetor 1997)
Te desha nje cast
kur puthja jote me rrembente dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

Piva nje cast
Kur pija ma erresonte llogjiken dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

U ngazellova nje cast
kur jeta me therriste dhe nuk e dija ku isha
e bota irreale me dukej

Tani. Ketu. Me nje leter, nje laps dhe mure.Mure bosh.
Mure! Mure qe jane shume REALE.

Sa keq qe nuk te dua me
nuk pi dot me
nuk ngazellohem me
asnje cast.


4 comments:

  1. Me pelqeu shume vjersha "İnkoherente"...brava....

    ReplyDelete
  2. Po pas 10 vjetesh,ka ndryshuar gje apo akoma s'ke arritur ta shikosh ndryshimin?? ;)

    ReplyDelete
  3. Te bukura "zhgarravinat":) me pelqyen...

    ReplyDelete
  4. Eni :)
    Edrus: Ndryshimin e shoh po nuk e di nese e kuptoj akoma ;) Po pres tetorin qe te behen 10 vjet fiks :P


    Kastadiva: Faleminderit :)

    ReplyDelete