You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

18 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(8)

Kjo poezi u shkrua dhe recitua ne '95-en , ne nje skene provinciale, mes nje parade veshjesh dhe nje koncerti nga te paret e pas "kongreseve". Guximtare jo shaka. Frymezimi kuptohet jo teresisht i imi. Une vetem e hodha ne leter. Sonte vjen si pershendetje per "lizzy-n" ...

Gjysem ore - 10 prill '95
Virus vdekjeprures, kufiri kohor
qe harkun e ores, dredhur mban ne dore
tik-taku kalon, une pres qe te vish
t'i harrojne minutat, zemrat ndare me dysh

Lehtas buzeqesh, ora 5 e 10
do ngrihesh ? do vish ? Apo, te vij vete!
Buzet qe gjakosa, do mi sherosh ti
pse u zbeh fytyra, ku jane ata sy

Ora shkon ngadale. Do dhe 5 minuta
une dridhem si zogu kur i sulet huta
Ja! Nje fershellime.E jotja patjeter.
Une cohem, vishem, sulem jashte si keter.

5 comments:

  1. Dikur ...zhgaravisja vargje..
    -----------------
    tashme ke kuptuar gabimin ?

    ReplyDelete
  2. Jo e.t po pres qe gabimet te mi thoni ju ;)
    Une vetem konstatoj se dikur zhgaravisja :)

    ReplyDelete
  3. Mah... po prite te te them une gabimet e tua,... lere kete zanat..
    mue gjyshi m'ka pas than:
    kush s'ka gabue t'hudh gurin e pare:D
    konkluzion:nese te pelqen te shkarravisesh, SHKARRAVIT !!!
    mos pyt askend,mjafton vetem te te pelqeje.:)

    ReplyDelete
  4. ...e bukur , me pelqen, anon nga Nostagjia, te tilla zhgaravitje, jane nga me te bukurat ne jete.Nese dhe nje piktor po te therasim ti riprodhoj nga ana grafike prape nuk mundet pasi Ai nuk do te beje gje tjeter vecse do te anoj nga zhgaravisjet e moshes se tij...qersh....Per mua eshte ..dhe ka d.m.th..asgje nuk duhet hedhur poshte pasi dikur kemi qene banesa e tyre.Mondi.

    ReplyDelete
  5. Origjinale,e thjeshte,depertuese dhe krijuese...Keshtu mund te jesh vetem ti Elais!!!

    ReplyDelete