You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

15 February 2007

Jave kujtimesh..

Filloi rastesisht (megjithese une nuk para u besoj rastesive).
Mosbesimi me ka lindur prej kohesh, madje ndoshta sapo fillova te lexoja dhe kuptoja. Nuk me dukej asnjehere rastesi kur dy dite para se te fillonim te lexonim per nje shkrimtar tregohej nje dokumentar per te. Apo kur me duhej te mesoja dicka per gjeografine dhe rastesisht shfletoja nje reviste ku kishte pikerisht te dhena per temen qe me duhej.

Gjithsesi, do te tregoja per keto jave.
Filloi rastesisht (Sic e permenda. E di, jam bere perseritese, po c'ti besh njeriu duhet te perpiqet te perserise qe te mos humbasi fillin e mendimit.) para nje jave e gjysem, me nje mesazh sms nga vajza e halles.
Me pershendeste dhe pyeste pa te keq si zakonisht. Ne mbremje te se njejtes dite rastisa te jem ne "linje" ne internet per te folur me nje shoqe e universitetit. Kishim kohe pa folur. Kishte lindur vajze. Te nesermen u lidha me nje tjeter shoqe te universitetit (nuk do te them asnjehere sa te aferta i kam shoqet se e di se po ta them do m'i keni zili- e rendesishme eshte qe ato e dine se sa vlen shoqeria e tyre per mua).
Nderkohe qe flisja me te me erdhen dy mesazhe e-maili, te dyja nga shoqe te gjimnazit, te nisura ne te njejten ore nga dy cepa te ndryshme (te Tiranes).
Po ate dite dola per dreke me nje te njohur tjeter, juriste me te cilen kam bere nje kurs sindikalist para 6 muajsh. Ajo ka nje jave qe ndodhet ne qytetin tim.
U ndjeva e lidhur me boten me fije te pandashme njohjeje. I perkisja dickaje me te madhe.
Sikur sapo u vendosen lidhjet e une mora vesh qe ato ishin mire u ndjeva edhe vete me e qete.
Te premten qe shkoi mora mesazh nga nje adashe. Kishim kohe pa folur (Jane bere 12 vjet valle ?!). Kishte rigjetur adresen dhe i premtoi koha te me niste nje pershendetje.
E kam harruar pak rradhen engjarjeve (harresa e zakonshme e se perditshmes plot ndodhi pakuptim por qe kerkojne "bite" kujtese) por mund te kujtoj qe edhe dje mora perseri shume mesazhe. Nder te tjera nga te njohura pune (me te cilat pothuaj i kam shkeputur lidhjet prej kohesh - per shkak te ndryshimit te vendit te punes), nga te njohura shkollash, kursesh private etj.
Dahlia ne foto eshte simbol kujtimesh. Te bukura, te trazuara, melankolike dhe jo te tilla.
Ju uroj te gjitheve dite e jave kujtimesh. Te pakten ndonjehere.
Ja vlejne...Sinqerisht!

6 comments:

  1. lumsi ti qe mban kaq shume lidhje me shoqet e tua te vjetra. sinqerisht e kam.

    ReplyDelete
  2. edhe une do te doja qe te me kujtonin SHOQET e shkolles :P

    Shakate menjane,eshte me te vertete kenaqesi kur ndermjet te gjitha telefonatave ose mesazheve te perditshme gjej dhe ate te ndokujt qe kujtohet per te pyetur thjesht se si jam :)

    ReplyDelete
  3. sa mire me vika per ty Elais.Une nuk shquhem per ndonje njeri shume social , por kujtime te tilla sidomos kur je larg bejne dhe mire..me pelqeu shume fjala jote "mu duk sikur i perkisja diçjkaje" me te madhe..me pelqen menyra sesi shkruan kaq bukur pa dale aspak nga sensi qe do te shkruash por dhe duke ruajtur "kripen" tende ! pergezime...

    ReplyDelete
  4. Sa qejf kur behesh pjese e 'ditarit' te dikujt qe mund ta lexosh cdo dite online. Elais, tani na ke hapur pune. Une per vete e kam me fushata. Kur kujtohem, kujtohem per te gjithe ne nje kohe. Coj mesazhe nga te kater anet dhe nuk merzitem kur nuk marr pgj brenda dites. Problemi eshte qe kur fijet fillojne te kthehen, une jam gjithmone shume 'e zene' duke bere gjera me pak te rendesishme, per t'iu kushtuar vemendjen dhe dashurine qe do te doja. Dhe vazhdoj te shpresoj qe nuk do te ma vene re edhe kesaj here...Dhe keshtu humbet nje lidhje at a time...Dhe une shkoj me shpresen qe neser do te jete ndryshe...Po degjoj nje kenge italiane ketu ne zyre qe flet per nje Francesca. Mbase kjo e ka fajin per trishtimin.

    Pune/dite te mbare te gjitheve.
    Ciao

    Kozi

    ReplyDelete
  5. Elais, me kujtohet nje plake e vjeter e familjes, pothuajse si gjyshe per mua, qe me thoshte, "vajze, ruajeni shoqerine se sot ata jane vellezerit dhe motrat (meqe moda ishte me dy femije) kur te keni nevoje". Dhe ishte kjo nje nga arsyet qe bera blogun, per t'ju derguar nje mesazh çdo dite. Shyqyr qe bera miq te rinj, se te mijte nuk jane shume tek komunikacioni virtual.

    ReplyDelete
  6. Hm!
    Më ngatërrove disi me labirintin e kujtimeve të tua por sëfundi, e gjeta rrugën e duhur.
    Nuk them se të kam zili(nuk kam të tillë për askënd) por të admiroj!
    Weekend të këndshëm, atje, në atë cep të ftohtë të mbushur me kaq kujtime të ngrohta.

    ReplyDelete