You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

16 March 2007

Dikur rrefeja- Flakehedhese (maj 1994)

Esmere, pakez e kolme, me nje levizje perbuzese supesh kaloi prane grupit te djemve. Nuk u trembej, i njihte, u fliste. Tani ama s'qe ne gjendje te mendonte per ata qe i kalonin prane. Po te themi te verteten s'qe ne gjendje te mendonte aspak ne ato caste. Densiteti i ndjenjave qe perjetonte e kishte hedhur pertej jetes se zakonshme. Elvisi i fershelleu prane veshit, ajo buzeqeshi e pavemendshme dhe vazhdoi rrugen. Nga i vinte ky hutim ? Ishte e pamundur ta percaktoje. Ajo e dinte qe te duash s'eshte krim. E dinte se dashuria ka gjithmone pak miq te sigurte por shume armiq te fshehur. Piron e njihte prej vetem dy javesh por, qe heren e pare qe shoket e kishin prezantuar i kishte bere pershtypje. Fytyra e tij nuk ishte aspak e vecante persa u perket tipareve por ishte cuditerisht pa asnje rrudhe. Nje ball i drejte qe te jepte besimin se kishe te beje me nje njeri pa probleme, qe s'lodhej kurre nga mendimet. Nderkohe zeri i tij te shtynte ta mendoje ndryshe. Nje ze melodioz e i ndryshueshem ne cdo fjale. Nje feminizem, sepse vetem i tille mund te percaktohej perpjekja per zoterimin dhe ndikimin psikologjik qe ai i bente bashkebiseduesit. Hunden e kishte normale, pa ate "difektin" e duhanpiresve qe si per refleks ne cdo frymemarrje perpiqen te zmadhonte flegrat. Syte s'kishin nevoje per asnje perforcim, mjaftonte t'i shihje njehere kalimthi dhe do te ndaloje per disa minuta duke i pare pa u ngopur.

Silva u ul tek stoli buze murit rethues te shkolles dhe u perpiq te shkeputej nga deshirat e zjarrta qe e pushtonin ne ate cast. Rishikonte buzet e tij te perveluara tek thoshin fjali qe ajo s'i kishte menduar kurre. Sigurisht fjalite nuk mund te permblidhesin ne "te dua" sepse pavarezisht nga feminizmi i zerit ai s'mund ta ulte veten e te pranonte dobesite e tij. Teresia e fjaleve ishte nje formule shume e gjate me efekt magjik e te perkryer. Ndikimi i fjaleve mbi Silven ishte i perkryer e fshihte nje terhqeje te dyaneshme ndoshta fatale. Por (gjithmone nje por-) a mund ta besonte Silva gjithe kete ? Sa vajza si ajo ishin genjyer ne te njejten menyre pa mundur ta rrimarin me veten. vete shoket e saj me te ngushte me sa vajza ishin tallur deri tani. Sa here, me vetkenaqesine e momentint ata kishin pohuar se kishin gjetur nje raport serioz te cilin e kishin hedhur poshte vetem dy minuta me pas per joshjen e dy kembeve te bollshme qe nuk tregonin asgje per personalitetin e zonjes se tyre. Ishte rritur me deshiren per t'i kenaqur njerezit. Kendonte, zbaviste, sillej me xhentilese por ndiente gjithmone qe nje genjeshter e madhe e rrethonte.
Sa here asaj i pelqente dikush (qofte ne shikimin e pare apo me pas) sa here ajo krijonte nje mendim te mire per dike (qofte vajze apo djale) menjehere per personin dilnin fjale. Personi cilesohej i "lig" qe fshihte nje "mister" keqsjelles per Silven,: Mikesha shoqeria e se ciles qe i kishte pelqyer cilesohej "nje shtrige", "karieriste qe s'donte t'ja dinte per asgje", "prepotente", djali qe e terhiqte behej " mosperfilles" dhe "aspak xhentil". Dhe Silva zhgenjehej e nuk i besonte vetes. Kete radhe i duhej te ishte shume e sigurte. E sigurte se mendimi qe do te krijonte per Piron do te ishte i vertete, me baza. Po si mund ta bente kete ?
********************************************
Ishte mengjes. Silva lau fytyren e joshur nga uji qe gjithnje kishte zotesine ta qetesonte. U vesh me pantallonat kadife, atletet me vija bardhe e zi, kanatjeren e kalter. Ndaloi te lyhej pak para pasqyres. E beri me parandjenjen se sot Piroja s'do te vinte. Po edhe sikur te vinte ajo s'do te mund ta takonte. I ndodhte gjithnje keshtu, sa here behej gati per dicka dickaja nuk ndodhte. Ishte si nje aksiome ku qe ngjarjet te ndodhin ato nuk duhen pritur. Dikur pati lexuar ne gazete nje togligjesh fataliste "Bari i mbjelle ne nje kopesht nuk mbin nderkohe qe bari qe mbin nga farat e rena rastesisht anes rruges mbin i forte dhe i fuqishem" "menyra me e mire e te berit shaka eshte te thuash te verteten", "nje pyll nuk digjet nese i ve zjarrin vete por behet shkrumb nga cigarja e hedhur nga nje dritare makine", "mos u trembni nga perfeksioni, ju s'do ta arrini kurre ate". Keto citate me paradokset e tyre kishin qene shume interesante per nje 12 vjecare por tani ishin thjesht nje mjet qe i kishin mesuar te mos bente dy here te njejtin gabim. Kishte dashur te llogariste nje numer pyetjesh qe t'ja drejtonte Piros. Dinte se do ta kishte te pamundur. Vendosi te sillej si t'i vinte me per mbare. Ne pafundesine e rasteve per te pyetur qe e prisnin ajo s'do te eleminonte asnjerin. Ne fund te fundit sa me shume perpiqesh t'i shmangesh te keqes aq me afer e ke ate.
I vinte keq qe ne qytet nuk kishte as kisha e as prifterinj katolike. Neper filma kishat dhe sidomos prifterinjte i ishin dukur te larget. Rrefimi i mekateve i ishte dukur i pakuptimte. Tani do ta donte. Ndihej e zhgenjyer nga ata qe e rethonin. Vetem nje prifti qe s'ka te drejten t'i tregoje askujt per ate qe meson gjate rrefimit do te mund t'i besonte mendimet me te fshehta. Deshirat me te marra.
U kthye me profil perpara pasqyres. E pa veten ne sy dhe kerkoi brenda vetes dicka te bukur. I duhej te ndryshonte hijen e pavemendshme qe reflektonin syte e saj. Floket ngjyre geshtenje me ondet e lehta ngaqe qene prere shkurt i jepnin tipare djaloshare. Po te vereje buzen e plote e gjysem te hapur si te ishte gati te fliste dhe syte qe ishin si te trukuar vetvetiu me ate hijen e erret poshte qepallave do te mahniteshe. Pasi e pa dhe njehere veten nga lart-poshte u ndie mire. Ishte vajze me tere kuptimin e fjales. U nis pa frike. Ishte zonja e se panjohures dhe e kishte vete ne dore fatin. Nuk do te priste me. Nese me pare ngacmitaret e kishin lene te patronditur, te akullt te pandjenje, Piroja kishte ditur t'i vinte flaken, t'ja zbehte dyshimet, t'a kthente ne dicka qe nese nuk kenaqej do te t'i vinte zjarrin gjithckaje i dilte perpara. Ne flakehedhese.

5 comments:

  1. me pelqen sesi futesh ne boten psikologjike te karaktereve te tua.po aq sa dhe shqipja e pasur qe perdor..

    ReplyDelete
  2. Nuk di nese keni botuar ndonje liber deri tani, por nese po do t'ju lutesha te me tregonit dhe do ta kerkoja ta lexoja me kenaqesi.

    Urimet e mia me te mira per menyren sesi shkruani.

    ReplyDelete
  3. shume bukur e ke pershkruar Elais...sa krijuese qe qenke:)bravo..

    ReplyDelete
  4. Eni: Faleminderit. Perpiqem ta ruaj te paster shqipen por nuk mund te them se ja arrij gjithmone.

    Leonard: Faleminderit per pergezimet. Jo, nuk kam botuar ndonje liber sepse nuk i quaj te denja per t'u botuar shkrimet e mia. Kane nevoje per goxha shume perpunim. E vemja aresye qe po i "publikoj" ketu eshte se duke qene te shkruara ne fletore qe jane hedhur e pritur qindra here po behen graduelisht te palexueshme. Te pakten te hedhura ne kompjuter do te mund te ruhen pakez me gjate.

    Kastadiva: Faleminderit per komplimentin :))

    ReplyDelete
  5. elais, keshtu mendoja dhe une dikur, pa shtuar apo hequr as presjen me te vogel, por ishte nje gabim, dhe shum gjera i kam humbur sirtareve apo fletoreve te hedhura s'di se ku. Tanime gjerat kane ndryshuar. I kam mbledhur te gjitha dhe kur tu vij dita do te dalin ne qarkullim. Ndoshta nga fundviti, kur te kem mbaruar shtepine se bleri, nuk di, ndoshta vitin tjeter.
    Megjithate, te sygjeroj te shkruash dhe ti ruash shkrimet, se ke pene te embel.

    ReplyDelete