You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

12 March 2007

Dikur rrefeja: ...Nje cift drejt vetes ('92-'94)

-Liri Demokraci, Liri Demokraci! E duam Shqiperine si gjithe Evropa.
Thirrjet e popullit te mbledhur ne nje miting (tubim sic kishin filluar ta quanin tanime) te Partise Demokratike u terhoqen vemendjen. E harruan per nje cast ku ishin e me ke dhe si dy intelektuale te pakenaqur filluan te shfryjne pakenaqesi e t'i permbanin mendimet njekohesisht.
- Ah kjo Evropa, na u be si burri i nenes- i tha me ze te ulet Milazimi Shqipes.
- Le te shpresojme se ajo do te na ndihmoje aq me teper qe kooperimi sikur eshte sjelle ne binaret e duhur tashme.
Karakteri theres i Milazimit nuk mund te rrinte pa u shfaqur ne asnje situate dhe as e fejuara perkrahu nuk kish mundur t'ja hiqte kete "zakon te keq" ndaj qe e detyruar te degjonte cinizmin e tij qe rridhte si uji nentokesor midis fjaleve plot llogjike qe ai shprehte.
- Perpiqem me gjithe shpirt ta kuptoj mendimin tuaj por me gjithe ndihmat e dertashme gjendja asht' e rende. Merr kahun ekonomik. Vertet rrogat jan' rrit por ne tregun privat jan' rrit dhe cmimet. Pa le pastaj po te rendisim tere te keqiat qe po zene shpirterat gjithcka behet e zeze e pashprese. Ky komb eshte pesimist e me plot te drejte.
- Ke te drejte per shume gjera. Megjithate nje komb i pashprese nuk mund te ekzistoje. Nuk besoj se shpresa eshte e humbur perfare. Mendo ne qe duhemi, sikur te mos ta shtynim cdo dite me shpresen e takimit do te na dukej jeta bosh. E njejta gje do te ishte e vertete edhe per kombet vecse ne nje kendveshtrim te ndryshem.
- Eh ndoshta. Por me mire le ta leme kete bisede moj ekonomistja ime qe per nje V do ishe bere filozofe. Pastaj ne diskutime te tilla eshte e kote te perpiqemi te arrijme ne te njejtin mendim.
- Mire po per cfare te flasim atehere- pyeti ajo.
- Pse te mos flasim per ndihmat humanitare nga vendet eperendimore meqe ti si punonjese e ministrise je e mireinformuar per to.
-C'mund te te them pervecse qe shperndarja vnohet, qe ka vjedhje te vazhdueshme dhe ne vend qe populli te ngelet i kenaqur ai ankohet gjithmone e me shume.
- E ministria c'ben?
- C'mund te bejme ne. S'kemi lene gur pa levizur qe te merrnim dicka nga jashte, qe te zgjidhnim nevojat imediate. Tanime shperndarja u mbetet ne dore rretheve si dhe organizatave te kryqit te kuq ne cdo qytet.
- Ah po kjo e ben fare te qarte se pse ndodh keshtu. Perderisa pergjegjesia eshte neper rrethe personat qe e kane ne dore perpiqen te plotesojne kerkesat e rrethit te tyre shoqeror.
-Jo, jo. Eshte shume me e nderlikuar se kjo. Te pakenaqur jane te tere. Ata qe kane ne dore shperndarjen jane te pakenaqur sepse nuk perballojne dot tensionin midis egoisteve rreth vetes qe u thone "zhgrap se rasti nuk te vjen perseri" dhe ndergjegjes qe s'i lejon te perfitojne, ne rastin me te keq ndiqen nga fjalet e njerezve kur plotesojne deshirat e miqve. Ata qe u jepen ndihma (ose i marrin vete) jane te pakenaqur sepse ose marrin pak ose ato qe marrin jane me te pavlefshme apo me te keqia se te te tjereve.Ata qe s'marrin jane ose te pakenaqur qe s'morren dicka ose te pakenaqur me ndarjet (se per vete nuk kishin nevoje) e papergjegjshme. Keta te fundit jane te pakenaqur me hapjet e pakove, me kontollimin e tyre me ndarjen ne pjeseza me te vogla te atyre gjerave qe edhe ne pako ishin fare te paperfillshme si ndihme. Gjithe keto komplikime me bejne te mendoj se do te kish qene me mire sikur ndihmat te mos kishin ardhur fare. Vazhdojme te shetisim tani. Dua ta largoj kete turbullire mendimesh nga truri.
- Po Etleva u kthye ?
- Jo ende. Ministri i jashtem pasi mbaroi vizitat zyrtare ne Itali e Gjermani vendosi te vazhdoje udhetimin per ne France. Kismet mbase vjen javen tjeter.
- Besoj se je duke vrare mendjen c'dhurate do te te sjelle per dasem.
- Etleva di te zgjedhi. S'kam asnje dyshim qe do te na sjell dicka funksionale e te bukur. Pastaj ne i kemi zgjidhur gjithe planifikimet per dasem keshtu qe Etleves i takon te sjelle dicka qe te ngelet vetem per ne te dy.
- I kemi prinderit te zotet prandaj jane ne vije te gjitha planet.
-Padyshim. Mire pra zemer kthehu ti andej une po vazhdoj drejt. Shihemi neser atehere.
- C'ne keshtu do ikesh pa te shoqeruar une ? Mos ja fut kot.
- Po i harrove bisedat qe beme per te qene "coppia moderna", po te isha duke vajtur ne shtepi nuk do te te kisha kthyer mbrapsht por jam duke shkuar tek Besa.
- Mire de mire si te duash ti. Te marr ne telefon pastaj.
Pasi e pa te zhdukej ne kthese Milazimi i u kthye e vazhdoi te ece me vetmine e mendimeve.
Bulevardi ndonese i gjere s'kishte vend per te gjithe njerezit qe shetisnin shkujdesshem kete buzembremje. Te rinjte qe gjithkujt tjeter do ti kujtonin ngjarje e pendime vetjake nuk i shkaktuan as levizjen me te vogel te qepallave Milazimit te fshehur pas pamjes se mashkullit te ngopur e te kenaqur me jeten qe e gjen kenaqesine e vetme te pashijuar deri ne fund tek nje cigare. Kur shetiste i vetem rruga me e mire dhe me e qete ishte ajo e bllokut. Kete radhe ama kembet nuk ju binden dhe e detyruan te ece anes bulevardit e te vazhdoje te ece deri kur arriti lanen per t'u ulur me pas tek njeri nga lokalet e sapondertuara ne afersi te tij. Zgjodhi lokalin e trete 8 i ishte bere zakon te shfrytezonte numrat e avantazhit). Edhe kur u ul mendja i rrinte tek Shqipja. Bashkeshortja e ardhshme. E panevojshme te mendonte per te kur sapo ishin ndare e megjithate ai po e mendonte. Ata kishin 4 vjet fejuar. Ishin fejuar nje vit pas mbarimit te studimeve te Shqipes e dy vjet pas atyre te Milazimit. Per ata qe nuk i njihnin dukej si martese e sajuar me mbleseri. Ishte ideja e pare qe krijonte gjithkush i shihte bashke. Por s'qe keshtu edhe nese Shqipja punonte ne ministrine e lidhjeve ekonomik me jashte si inspektore e drejtorise ekonomike nderkohe qe Milazimi punonte ne gazeten "Zeri i Rinise" ne sektorin e kultures. Si per shume te tjere edhe per ta kish qene rastesia, percaktuesja e fatit qe pat sjelle takimin.
Si per shume breza te tjere universitare ne mbarim te shkolles dhe pas mbrojtjes se diplomes organizohet nje mbremje. Shpeshhere , pikerisht ne kete mbremje mbruhen planet e ritakimit midis te sapodiplomuarve. Shqipja ishte nje tip shume i hedhur dhe teper e gatshme per te ndihmuar shoqerine. Ajo ishte shume e afte per organizim ndaj dhe i takoi asaj te caktonte daten apo te vendoste per hollesi te tjera. Shqipja qe ngritur dhe nder te tjera pat thene " nese deshironi qe mbremja e ritakimit te behet sa me e kendshme duhet te merrni me vete dike. Nese do te jeni martuar do te sillni burrin ose gruan, nese jeni fejuar te fejuarin ose te fejuaren, nese jeni dashuruar do te sillni te dashuren perndryshe nje shok apo shoqe te mire. Ndalohen kategorikisht prurja e motrave, vellezerve, kusherinjve etj qe mund te prishin kujtimin e takimit. Ne takim do te sjellim shume ushqim, pak mall, shume humor dhe ndonje anekdote te pangjare e te patreguar ende" pastaj pati shtuar thumbat e fundit "Meqe te qeshurat e kota nuk pranohen ju lutemi te dergoni paraprakisht materialin per miratim. Lejohet kontrolli i Biblotekes kombetare dhe librat qe nga shekulli i 12 e tehu. Ne mbremje nuk do te lejojme deklarata dashurie te shprehura me goje po as me shkrim. Kaq." per ta mbyllur me " Ju kujtojme se duhet te mbani shenim."
Duket si kushedi c'fjalim i stergjatur. ne fakt mes te qeshurave te pergjithshme ligjerata e saj s'ishte ndjere as e gjate as e merzitshme.
Pastaj ishin ndare " me lote ne sy, mall ne zemer e burimin e kujtimeve ne mendje" sic do te shprehej nje shkrimtar mesjetar por qe nuk i shkonte aspak shekullit te XX.
Pas 12 muajsh shoket kishin krijuar jeten e tyre duke harruar premtimet e ritakimit. Shqipja ama nuk kishte harruar. Nje muaj para dates se caktuar ne shtepite e shokeve dhe shoqeve ra telefoni. Ishte Shqipja (kush tjeter). Shumica u gezuan padyshim, te tjere ishin pak me te rezervuar. Ata qe ishin ne Tirane rregulluan sherbime rretheve per te njoftuar edhe ata qe nuk kapeshin me telefon. Shqipja dhe Iliri u moren me rregullimet e darkes. E vetmja gje qe mungonte ishin pijet. Per to do t'i ndihmonte Zamiri. Ai ishte gazetar por kishte dhe tiparin tjeter e njeriut te futur qe po t'i kerkoje mund te te rregullonte edhe dreqin. Fatkeqesisht nuk po e kapnin as ne telefon sepse ai i zyres nuk i punonte. As ne shtepi nuk gjendej sepse prinderit ishin per pushime ne Vlore nderkohe qe ai vete as qe mblidhej. U kishte ngelur sharra ne gozhde per punen e pijeve. Per me teper Iliri u nis 2-3 dite ne Itali. Shqipja s'po dinte c'te bente. Me ne fund nje dite krijoi (me shume veshtiresi) pak kohe te lire dhe u hodh tek zyra e redaksise se gazetes "Zeri i Rinise" ku punonte Zamiri. Ate nuk e gjeti ne zyre por ne vend te tij gjeti Milazimin.
Milazimit i kujtohet kaq qarte takimi sa riperseritja ne tru nuk i ndryshon as edhe nje presje ngjarjes reale.
Shqipja- Zamir Ballin desha pak.
Milazimi- S'ndodhet ketu. Eshte ne nje interviste.
Ajo- Do te vonohet shume ?
Ai- S'e di. Varet ke do te takoje ne ministrine e Lidhjeve ekonomike me jashte.
Ajo-Ah sa keq. Une punoj atje. Do ta kisha takur po ta dija.
Me falni t'ju pyes e rregulluat telefonin ?
Ai- Jo ende.
Ajo- At'here ju lutem jepjani kete leter Zamirit ne dore.
Shqipja kishte nisur te shkruaje me nxitimin qe e karakterizonte sa here kishte nje qellim ne mendje. Milazimi e shikonte me vemendje i terhqeur nga profili i saj i drejte ku s'mund te gjeje asnje difekt. Megjithese fytyra nuk rezatonte bukuri. Qe dicka tjeter qe dukej, nje shqetesim ndoshta, per Zamirin ?
Kur kujtimet arrijne ne kete cast Milazimi ndalon. Megjithese asnjehere nuk ja ka pranuar vetes faktin qe eshte ndjere xheloz per shokun, vete ndalesa instiktive tek ky moment e ve ne dyshime. Ndalesa shkeputet kur pyetja "Cfare eshte bukuria absolute" kristalizohet ne mendje.
Pasi Shqipja qe larguar Milazimi e kishte marre letren per ta vendosur mbi tavolinen e Zamirit. Dhe kishte ndaluar, ta lexonte. Fillimisht thjesht per kuriozitet, per te mesuar ndoshta kush ishte kjo vajze. Letra e shkruar me shkrimin e Shqipes kishte shume ngjashmeri me nje leter te sapo nxjerre nga shtypshkronja. Frazat ishin lakonike si ne nje njoftim te ATSH. Ne leter shkruhej shprehimisht keshtu " Zamir, ne dt 14 mbremja e takimit. Na duhen pije. Na ndihmo. Do te perpiqem te telefonoj neser. Shqipja".
Kur mbaroi se lexuari letren Milazimin e kerkoi kryredaktori. I duhej te pergatiste nje shkrim me rastin e 1 majit. Ju desh te largohej per te bere hulumtimet e nevojshme ose me sakte lokalizimin e ndonjerit prej atyre qe do te merrnin pjese ne parakalim. Intervistat me te rinjte qe merrnin pjese ne parakalim ishin gjithmone material i pershtashem per gazeten. Kur u kthye u ul menjehere tek makina e shkrimit per te hedhur intervisten ne leter dhe e harroi Shqipen. Te nesermen telefoni i tyre i zyres ishte regulluar. Zamiri si zakonisht ishte jashte zyres. Milazimi megjithese tip moskokecares ne pergjithesi nuk ndihej rehat. Ajo pusulla e lexuar dje i krijonte ne tru idene se vajza s'kishte marre ende pergjigje. Dhe u niz te "gjente" te pagjetshmin Zamir per ta cuar deri ne fund porosine e saj.
Zamiri ksihte vene re se sjellja dorazi e letres ishte nje nga te paktat detyra te kryera me deshire nga Milazimi. Timbri nervoz i zerit e pat shtyre te ngacmonte e pyeste me tej. Dhe konstatoi se tek Milazimi ndodhej nje pelqim i pazakonte per Shqipen. Zamiri dinte plot historira te Milazimit dhe dinte edhe qe ai kerkonte e gjente miresi tek vajzat per ti fshire ato nga defteri sapo terheqja e pare kishte kaluar. Ideja qe i lindi Zamirit eshte dicka per te cilen Milazimi tanime i ishte mirenjohes. Si i vetmi qe vuri re shkendijezen e interesit te destinuar per tu fikur pa ndezur asnje zjarr Zamiri vendosi te nderhyje. Pasi zgjidhi kerkesen e Shqipes per pijet e darkes (birre te zeze nga ajo qe prodhohej ralle por cilesisht nga fabrika e birres se kombinatit ushqimor) ai telefonoi Shqipen. I kerkoi te sillte me vete ndonje shoqe per ne mbremje sepse ai kish vendosur te sillte nje shok. Shqipja qeshi sepse Zamiri kish ngelur i pandryshuar nga ky vit i pare i punes, playboy i perhershem i viteve shkollore qe mbi gjithcka vinte deshirat e tij marrike per pak idil dhe kaq.
Mbremja ne fakt kaloi mire dhe Zamiri e ndjeu veten i lumtur ne rolin e sipermarre tere poza te kumbarit te nuses.Kjo kish qene njohja e tyre. E nisur rastesisht apo sic do ta quante Shqipja "Nga rastesia qe eshte mbreteresha me fatsjellese". Milazimit i pelqente te kthehej vazhdimisht ne ato kujtime njohjeje si per te kompensuar dicka te manget ne lidhjen e tyre. Ata do te martoheshin se shpejti. Por afrimi i dites as i ngrohte e as i ftohte ata tte dy. Milazimi s'dinte c'te mendonte. E ndiente veten te trishtuar ne shpirt por pa shkak per ta ndjere kete. Asgje s'i qe dukur me e veshtire ndonjehere sesa te perpiqej te ngushellonte veten kur qe e pamundur te diagnostikoje c'hall kishe. Me e keqja ishte qe ai nuk ja lejonte dot vetes mosdiagnozen. Si gazetar profesionist ai ishte mesuar te gjente e te trajtonte thelbin e problemeve ne menyre objektive. I duhej te perpiqj te shkepuste realitetin nga vetja per ta kuptuar ate.
Faktet ishin te qarta. Ai ishte ndryshe nga moshataret. I fejuar po pa kokecarrjet bezdisese te pergatitjes se dasmes (prinderit e tij e te Shqipes kishin mundesite te merrnin persiper shpenzimet pa u shqetesuar). Me nje nuse te bukur, te zgjuar dhe me pozite (pika e dobet apo kyci per cdo burre, gruaja), me nje kunate qe cdo jave shkonte jashte shtetit, me nje te ardhme pa probleme mund ta quante veten njeri me mjaft fat. Madje edhe shprehja "i lindur me kemishe" nuk do te qe teresisht e gabuar. Por nuk ndihej keshtu. Ai nuk arrinte ta kuptonte c'donte me teper nga jeta. Llogjikisht mund te mendonte se kishte arritur tek perfeksioni i mundshem me kushtet e dhena. Por kjo persosmeri trunore e llogjikes s'arrinte t'i jepte lumturine. Sepse lumturia s'krijohet nga llogjika por nga ajo qe shumica e njerezve e quajne fantazi ose me ironi "fantazi romantike" qe u takon vetem filmave te viteve 30 por qe s'duhet te kete te beje me mendjet e ftohta racionale qe karakterizon keta njerez.
Milazimi kishte rene viktime e gabimit qe bejne nganjehre te tere njerezit kur mendojne per lidhjet midis njerezish (edhe ne ciftet e martuara me dashuri nganjehere ze vend kjo llogjike). Lllogjika e peshimit te gjerave e llogaritjes se veprimeve. E paramendimit te shanseve te fitores para veprimeve. ne fakt nuk eshte keshtu. Lidhjet (dhe sidomos ato) bazohen ne nje romatizem qe vjen natyrshem. Nje pjese e idealizimit te marrdhenieve mund te bazohet vertet ne fantazi dhe imagjinate dhe pikerisht per kete t'i jape shije lidhjes.
Megjithate Milazimi nuk arrinte te kuptonte tamam se c'e mundonte. Ai ishte mesuar tanime ta kishte Shqipen prane cdo dite. E megjithate kjo nuk i jepte kenaqesine e pritur. Bisedat e tyre te zakonshme per jeten, familjen, politiken ishin bere bajate. Edhe Shqipja ndiente te njejten gje ndaj i kish kerkuar ta linte vetem teksa do te kthehej per tek Besa. Kishin te dy nevoje per te qene vetem. Pak vetmi konstruktive sepse ku mendimet e ndjenjat e teperta te mund te vlonin ngadale derisa te avullonin tepericat e te ngelej vetem ajo qe duhej. Derisa secili per vete te zbulonin c'u mungonte.
Milazimi nuk e kishte ndjere kurre nevojen te prantonte qe donte dike dhe pse fjalet "te dua" i kish marre ne goje mese nje here. Ai kish vepruar gjithmone ne menyren qe i qe dukur me e favorshmja. Edhe kur kishte pare Shqipen per here te pare kishte ndjere vetem nje deshire te pashpjegueshme per te ndihmuar nje vajze te bukur. Ajo qe kishte shtyre te vazhdonte kishte qene kembengulja e Zamirit qe si i njohur i Shqipes ishte i vetedijshem se nje njohje me Shqipen nuk mund te ngelej rrethanore, se nje perplasje shkarazi kishte te gjitha premisat per t'u kthyer ne adhurim, miqesi apo me tej. Ne saje te "mencurise" apo sensit te spikatur praktik te Zamirit, Milazimi kishte patur fatin te njihte dike jo vetem te kendshem, simpatik, te zgjuar por Shqipen qe u jepte ngjyrim me te thelle te gjitha epiteteve qe mund t'i viheshin.
Milazimi ndjeu qe turbullimi brenda vetes ishte kthjelluar. Shqipja nuk ishte thjesh e dashura apo e fejuara e tij, ishte Dashuria e tij.
Dikur i nxitur nga hartimet plot tragjizem e dhimbje te nje mikeshe te gjimnazit ai pat menduar se dashuria e vertete s'mund te lindte pervecse nga urrejta.Pa urrejtjen maksimale nuk mund te jetoje dashuria maksimale. E c'mund te urrente ai per te dashur Shqipen. Boten- E pse, ajo ishte si me pare e rremujshme, sfiduese. Diktaturen-e kishte urryer mjaft. Kishte vite qe punonte ne gazete dhe sherbimet e punes e kishin bindur se gabimet me te medha shkaktoheshin nga ajo shtrese njerezish qe gjithnje te pakenaqur qe nuk u jepej rasti te udhehiqnin te tjeret por qe shfrytezonin cdo rast per te bere si te donin me ate pak pushtet qe u binte ne hise.
Megjithate ai nuk e urrente dot regjimin- ishte veshtire t'u largohej parimeve qe i kishte mesuar qe i vogel.
Vendosi te urrente njerezit, sahanlepiresit, llafazanet- Te gjithe ata qe i shkaktonin ndot dhe neveri.
Per hir te Shqipes i duhej te urrente edhe dicka nga vetja. - Egoizmin e tij.
Ndoshta keshtu do te mund ta donte vertet Shqipen- jashtezakonisht shume, pa fund.
Mbaroi dopion e konjakut dhe u nis.
Kishte lindur vertet me kemishe. Pse jo.
*********************************************
Shqipja vazhdoi rrugen. Jo e qete. Me hapat trokellites mbi trotuar ajo ecte vendosmerisht por pa qellim. Ishte ndare ate cast nga i fejuari me nje preteks te kote. Donte te ishte vetem. As vete nuk e mori vesh tamam sesi kur cuditerisht u ndodh para pallatit te Beses - koleges se punes. U ngjit shkalleve. E c'mund te bente tjeter teksa ndodhej aty. Gjithsesi vizita nuk i jepte ndjenjen e detyrimit por nje kenaqesi. E dinte me siguri qe me Besen do te mund te fliste. Te qetesohej.
U medysh njecast sepse ndjeu se edhe pse Milazimi s'qe aty ajo po bente pikerisht ate qe i pat thene atij. "C'fuqi paska patur mbi mua" mendoi. Edhe te donte te bente dicka tjeter ajo nuk mundej sepse atehere do te kishte genjyer.
I vinte keq per veten nganjehere. Ai i plotesonte shume gjera por jo deshiren per t'ja shfaqur ne cdo cast dashurine. Ai kujdesej per te por nuk i jepte ledhatimet e "teperuara" ne "syte e botes". Nuk ja dha kurre ate shikimin "veteflijues" ne publik. Ate shikimin qe dallonte meshkujt moderne nga te qemotshmit, ate veshtrim qe tregonte "jam yti me endje". I vinte keq sepse kishte ndodhur nje dyzim brenda saj ku here i donte te gjitha keto shfaqje te jashteme dhe here te tjera i dukej e natyrshme sjellja e tij. Sikur ndjenjat e saj ishin ndryshuar ne kudhren 4-vjecare te marredhenies me te. I kishte ulur "pretendimet" .
Shkundi koken te largonte rene e ideve dhe i ra ziles. Besa picerroi syte si te mos ishte e sigurte kur e pa tek dera. Jo se nuk e priste por....
E uli ne kolltukun me pellush dhe u perpoq ta sillte ne humor. Besa dinte gjithmone te percillte gaz dhe kenaqesi. Besa e ftoi te vallezonin thua se do te benin prova teknike perpara dasmes qe Shqipes te mos i ngaterroheshin kembet. Sikur Shqipja te mos e kish njohur Besen me pare do te shihte tek ajo ne keto caste nje grua te re, cuditerisht te bukur dhe terheqese per shume meshkuj. Nuk do te shihte asnje nga tiparet e femres serioze ne kulm, te permbajtur e te duruar sic e kishte bere fati i saj i keq me nje procke te lige qe i ksh sjelle. Do shihte nje vajze moskokecarese, pa probleme, nje "ku rafsha mos u vrafsha".
Djali i Beses, nje djalosh paksa qesharak 8-vjecar kishte dale te luante me top nderkohe qe Besa po provonte nje ton te ri sysh. Toni ishte ngjyre hiri dhe i jepte nje hije mondane syve te saj. Shqipja e mbante mend Besen qe nga dita e pare e punes. Kishte trokitur me gjysem zemre ne deren e zyres. Friken e natyrshme te punes ishte perpjekur ta fshehe nen nje capkenllek te paaresyeshem qe serioziteti i Beses e kishte nxjerre jashte loje. Veshtrimi i Beses e kishte bere te heshtte me po aq vrull sa pak minuta me vone e pati bere te shperthente ne nje te qeshur tringelluese qe kishte hedhur bazat e nje miqesie te cilen si Besa ashtu dhe Shqipja do ta ruanin pergjithnje.
Mjegulla e seriozitetit qe Besa perdorte zakonisht ishte hapur per Shqipen dhe Besa kishte qene vetvetja. Ish -burri i saj, nje kacurrels bjond simpatik me te cilin e kishte prezantuar familja kishte qene fatkeqesisht krejt e kunderta e pamjes se tij. Nga i urte, punetor, i edukuar kishte dale nje vagabond e rrugac i padurueshem. Besa ishte ndare prej tij duke patur guximin te duroje presionet e vazhdueshme te familjes se saj, te familjes se tij, paturpesite e atyre qe i vardiseshin e shume te tjera qe i kishte harruar. Ja kishte dale mbane per tu rikthyer ne nje situate relativisht te lumtur. Kishte nje banese te mobiluar me se miri. Nje djale - qe dukej pak me i rritur se 8 vitet qe bart'te, por qe ish i dashur dhe biri i perkryer. Ai e kishte patur veshtire te takonte te atin ne fillim por tanime ishte mesuar. S'bente llafe asnjehere kur Besa e shoqeronte ne shtepine e gjysherve dhe pasi pervishte menget ai ndihmonte te dy pleqte qe tanime e donin me shume se te birin bukeshkale.
Shqipja qe cuditur fillimisht nga marrdhenia korrekte e Beses me ish- te shoqin. Nuk ishte sjellja e zakonshme e aq me pak sjellja shqiptare ne kete situate. megjithate Shqipja kish arritur te kuptonte disa nga aresyet e miresjelljes se Beses. Besa nuk e kishte mbajtur sekret faktin qe ajo e donte te shoqin. Ajo kishte qene e gatshme te prantonte shume gjera. Kishte qene e gatshme te prantonte tradhetine e tij gjate fejeses se tyre (ai e kishte pohuar vete incidentin). Ajo qe Besa nuk kishte pranuar kurre kishte qene qe i shoqi te vazhdonte te jetonte me te kur donte nje tjeter. Per me teper qe tjetra ishte gjithmone e gatshme, e pamartuar dhe pa impenjime te tjera. Per Besen kishte qene e panatyrshme te vazhdonte nje martese te tille. Nese i shoqi nuk qe martuar me ate tjetren sepse qene shtresa te ndryshme, te pakten Besa nuk kishte qendruar midis tyre. Nuk ishte bere pengese.
Genci (keshtu quhej burri i Beses) ishte takuar me Shqipen ne nje mbledhje ne ministri. Ne bisede e siper ai i kishte pohuar Shqipes pendim. Sipas tij Besa ishte e mrekullueshme, jashte te gjitha parashikimeve te tij dhe ai shpresonte qe te mund te vazhdonte te ishte mik i saji dhe te mund ta ndihmonte ndonjehere meqe si burre nuk kishte qene i denje. Shqipja nuk kishte ditur si ta kuptonte kete deklarate te Gencit. Nuk dinte si t'i merrte fjalet e tij.
Dhe ja. Sonte Shqipja gjendej perpara Beses. Perpiqej te gjente pergjigje per pyetjet e veta prane ketij labirinti me plot te njohura e te panjohura. Besa e uli ne pufken qe mbante para pasqyres se dhomes se gjumit dhe nisi ta trukonte. Kur mbaroi i propozoi te dilnin dyqaneve qe tanime ishin hapur deri vone. Duhej te zgjidhnin fustanin qe Besa do te vishte ne dasmen e Shqipes. Shqipja u skuq papritur. Kujtimi i dasmes se afert e beri te gjente fjalet: " Nuk di c'na mungon. Une dhe Milazimi po largohemi nga njeri-tjetri gjithmone e me shume. C'e duam vetepermbajtjen ndaj vetes. Te lutem me ndihmo".
" okej okej" - u perpoq te kapercente biseden Besa.
" sic duket nga rete parashikimi per motin sot thote se nje krize absolute besimi tek vetja po i afrohet ciftit tone. I vetmi shpetim gjendet ne barken e Neos"- Kur pa se as shakaja nuk pati efekt i tha: " Ju duheni dhe pike. Lidhjen dhe kufijte e saj duhet t'i vini vete". Pastaj i vuri perpara nje pjate me biskota te saponxjerra nga soba me korrent. Shipja pertypi biskoten si te perpiqej qe me zhurmen e mbllacitjes te shuante cdo zhurme, edhe ate te mendimeve. Zgjati doren rishtaz drejt taves por Besa e ndaloi duke i thene " Kujdes! Xhelozia dhe shqetesimi nuk zbuten me te ngrene". Pastaj e perqafoi duke i buzeqeshur me shikimin carmatoses te capkenes qe mbulon gabimet e shoqes se bankes.
Ishte errur pak kur Shqipja u largua nga Besa. Besa pat menduar me vete se ndoshta kishte ardhur dita qe Shqipja te vendoste brenda vetes se c'donte te bente me jeten e saj. Jane ato caste ku njeriu kerkon te rigjeje ne vete forcen per te vendosur perballimin e cdo situate fale forces se dashurise.
Ndoshta ndoshta gjithcka do te qe zgjidhur deri te nesermen kur ato do te ritakoheshin ne zyre. Telefonata mes tyre sigurisht qe do te sherbente si mjeti per te larguar fallsitetin e "miresjelljes" ndaj njeri-tjetrit per t'ja lene vendin shperthimit te furishem te ndjenjave te verteta qe ata i kishin fshehur.
----------------------------------------------------------------------
Ja dhe nje tjeter nga "aguridhet" tregime te mia.

9 comments:

  1. Te vetmen gje qe nuk kuptova nga ky tregim qe fjala
    {kooperim)
    cfare do te thote ?

    ReplyDelete
  2. kooperim =bashkepunim

    I dashur (=respektuar) anonim.
    Te falenderoj per leximin.

    ReplyDelete
  3. Tani e kuptova eshte nje lloje si i thoshnim atehere (Kooperativis) apo jo ose ne shqip (bashkpunim parcelash).

    ReplyDelete
  4. Elais.......je me 'konfuze' se Shqipja :)......ma bere koken dhalle deri sa arrita deri ne fund(dava grash :P )...na ndero me ndonje shkrim ku te perdoresh vetem kohen e tashme ose te pakryeren ;)
    Ciao,Edi

    ReplyDelete
  5. Edrus: Do ju nderoj me c'te me ndodhet ne fletore. Po te kisha shkruar "vepra" koherente nuk do i quaja "aguridhe" dhe ti.

    ReplyDelete
  6. Te bera nje hartim te gjate,por s'ma mori pergjigjen.........sa inat.
    nejse ishte nje ide qe e diskutojme ndonje here tjeter.
    Ciao, Edi

    ReplyDelete
  7. e mora dhe e lexova ne shtepi rahat rahat se ne pune nuk behej fjale.sjhume bukur i ke pershkruar natyrat njerezore.komplimenta...

    ReplyDelete
  8. bera si bera dhe e mbarova se lexuari:))...me pelqen menyra si i pershkruan personazhet e tu dhe si u jep jete ne momente e duhura.

    p.s. milazim emer shqiptar? se kisha degjuar me pare!

    ReplyDelete
  9. Jo Belle nuk eshte shqiptar. E mendova me orgjine malazezo-shqiptare.

    ReplyDelete