You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 March 2007

Dikur ...zhgaravisja tekste...(2)

Gjysmat´29 maj 1995

S'di pse po situatat e ndermjetme me terheqin. Ashtu si dhe njerezit e tille.
Ata jane te mire ose dicka me afer te mires por kurre as te mire as te keqinj.
Jane te ndermjetem.
Gjysem te zgjuar - gjysem te fjetur
gjysem te mencur - gjysem te cmendur
gjysem normale- gjysem histerike
gjysem te dashuruar - gjysem te urryer
gjysem te perfillur- gjysem te braktisur
gjysem gjenij - gjysem mediokritet
gjysem te sinqerte- gjysem mashtrues
gjysem dhurues- gjysem vjedhes
gjysem te vetmuar - gjysem te shoqeruar
gjysem te dehur - gjysem esell
gjysem te dremitur - gjysem te sapozgjuar

Cuditerisht ne ta mund te bashkejetojne krimineli me qejfpaprishurin.
Te dyja anet e medaljes qe formojne teresine.
Ne ta edhe kur shumica e trurit harron, trupi mban mend dhe teresia e mendimeve te percjella ne sinopsa eshte gjithmone nje me shume dhe nje me pak se limit i infinitit.

3 comments:

  1. Të nesërmen e ditës që mbaj mend më mirë paske shkruar kaq bukur. Në fakt, përherë shkruan bukur po, Maji është muaji i poetëve.
    Ndërkohë, gëzuar festën e 8 Marsit!
    Begati, shëndet, lumturi dhe fat.

    ReplyDelete
  2. gezuar 8 marsin e dashur.
    mbase keta njerez te pelqejne sepse jane ata qe mbase bejne ate qe eshte me e drejta per te mbijetuar dhe jane ata qe fitojne me tere patrajtesine e tyre.

    ReplyDelete