You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

03 April 2007

Dikur rrefeja - Lana (dhjetor 94'- mars'95)

Ok. Tregimi i meposhtem eshte me pike te kuqe.
Ideja e fatit te lumtur si ne shprehjen "Pac fatin e ...".
Kuptohet nese kjo shprehje do te ishte ne formen "ideale" si ne filmat e sukseshem te tipit "Fati i nje kurtizaneje" (minus epiken perkatese).
---------------------------------------------------------------------------------------
Ishte dikur nje vajze.
Keshtu i pelqente ta quante veten duke harruar se jetonte moshen me te bukur. Ndoshta jeta qe sjelle keq me te qe ne lindje.
Kishte lindur ne nje familje te zakonshme te shtreses se mesme me nene infermiere dhe baba laborant (profesioni i perafert kushti i domosdoshem per lidhjet dashurore te kesaj shtrese). E paracaktuar nga yjet e "pasurise" se saj per t'u bere nje njeri i rendomte por duke ndjere ne vete rizgjimin iluziv te endrrave te paraardhesve ajo u perpoq te ndryshonte.
Ishte ndryshe nga shoqet e saj. Ndryshe nga manaret gojembyllur qe degjonin frymezene urdherat e mesuesve duke u pergatitur per veteflijimin ndaj egoizmit dhe xhelozise midis mesuesve. Ishte ndryshe nga engjejt e "sferave te larta" qe s'mund t'ja lejonin vetes te bindeshin qorrthi por as te suleshin te paret te shembnin tabute duke krijuar keshtu precedente te rrezikshem per miniperandorite qe pergatiteshin te krijonin. Ishte ndryshe nga rebelet qe do te ngeleshin te tille perjete. Megjithate te qenit ndryshe nuk i sillte kenaqesi.
Ishte e gatshme t'i drejtonte manaret drejt nje idhujtarie te re dhe pasketaj te nxiste zemerimin e rebeleve por e gjitha kjo linte indiferente ata ne zemrat e te cileve ajo donte te krijonte domosdoshmerine e pranise.
E kishin quajtur Liliane. Emer qe thjesht per snobizem e kishte shnderruar ne Lana, ideal per t'u mbajtur mend dhe madje shume nxites sidomos per djemte qe fare lehte mund ta kthenin ne "Lana, - -tana". Cuditerisht ne vend qe ta fyente kjo mundesi, ky emertim, e frymezonte. Si te gjitha gjerat e ndaluara. Qe atehere kur kishte mesuar per here te pare kuptimin e disa prej sharjeve te "specializuara".
Ishte perpjekur te ishte dikush por per kete duhet te vendosesh shpejt dhe ajo nuk qe e zonja. Nuk ishte shume e zgjuar pra nuk mund te behej gjeni; nuk ishte sistematike, pra nuk mund te krijonte respekt fale rregullit; nuk ishte shume e bukur qe te mund t'ja falnin te tera. Pra, nuk mund te ishte dikush fale mendjes apo paraqitjes se saj. POR, (por e theksuar dhe me shkronja te medha) ishte seksi. Floke brune kacurrele te prere me shije; trup relativisht te gjate qe e bente te binte ne sy nder shoqe; forma te rregullta pak te mbushura (atje ku duhej) gjera qe ajo i vinte ne pah me kujdes me bluzat pas trupit dhe xhinset e zbardhura. Ishte perpjekur fillimisht ta perjashtonte kete pjese te arsenalit te saj femeror duke besuar se do te dilte "mbi uje" fale mjeteve te tjera qe zoteronte. Nuk duhej mohuar qe u perpoq rendshem. Mirepo sic i thoshin asaj shprehjes "dielli duket qe ne mengjes" keshtu qe as ajo nuk kishte mundesi te largohej nga orgjina.
Pershembull notat. Edhe kur perpiqej maksimalisht nuk mund te arrinte mbi 8. Si kali ne zinxhire qe ulte koken te kafshonte e kepuste kapistren ajo perpiqej te shkeputej nga lidhja me prinderit. Kur kuptoi qe s'behej dot dikush duke mbledhur ne shpirt urrejtjen per veten dhe shtresen e saj qe s'kishte ndryshuar prej shekujsh vendosi te perpiqej te ndryshonte perkatesi. Per kete vendosi te perdore se prapthi termin e vallezimit "dy hapa para nje hap pas" duke e shnderruar ne "nje hap pas, dy hapa para". E pati lehte.
Nese duke qene vetvetja e rregullt nuk fitonte dot respektin e njerezve, duke qene pak e "lige" do te fitonte dicka me teper. Duket si llogjike te marri por ja qe s'eshte e tille. Lana e quante te drejte. Nese pyesni veten sa njerez mbani per "te mire" do t'ju cudise pergjigja. Ralle me teper se dy persoa. Shumica e njerezve klasifikohen ne te barabarte me ne ose mesatare. Ndaj dhe nuk para i zeme ne goje pervecse kur i kemi para syve (ashtu si vertet te miret nuk i permendim pervecse kur u degjojme mandaten ne TV). Midis te barabarteve dhe mesatareve eshte nje shkalle e trete per ter cilet nuk pushojme se foluri, se cudituri me veprimet e tyre, se magjepsuri me mosperfilljen e tyre, se zemeruari me cipeplasjen e tyre. Kjo shtrese nuk eshte domosdoshmerisht e shumte ne numer por eshte gjithnje e perfolur dhe ne qender te vemendjes. Cudia me e madhe eshte ajo qe njerezit, keta kriminele te pakorigjueshem plot paragjykime, keta nihiliste ne kulm te se vertetes nuk jane zakonisht te tille me te degjeneruarit. Madje ne shumicen e rasteve, per hir te "njerezores" qe perpiqen te misherojne, u japin doren "te ligjve" duke u lene gjithnje ne favor dyshimin, meshiren, faljen.
Pavaresisht nga kjo menyre te menduari Lana ndoshta nuk do ta kishte ndjere te nevojshme t'i drejtohej rruges se "lige" nese nuk do ta kishin shtyre disa kushte paksa specifike. Ja, mjaftonte te mbyllte syte dhe i dilte perpara Indriti. Po pikerisht ai, Indrit Kodmi i pari qe i qe vardisur dhe qe mire ose keq i kishte mesuar dicka. Megjithese ky ndoshta ishte nje kapitull me vete e fillonte ndoshta me lindjen e Indritit, ketij ylli simpatik me nje mal sekretesh. Ai kishte qene vetem 18 vjec kur pati njohur Aden nje moshataren e tij me te cilen kishte rene vertet ne dashuri. Ardhja e saj ashtu si dhe largimi i saj per ne nje qytet tjeter (babai i saj ishte ushtarak) e kishte plagosur rende Indritin. Pas Ades lista e te dashurave te tij plotesohej gati cdo dite me emra te rinj dhe do t'i ishte afruar infinitit sikur Lana e brishte dhe pak kryenece sic i ka hije nje shtojzovalleje te mos ishte shfaqur ne horizont.
Kishte qene i qarte me te. I kishte mesuar gjithcka dinte si nje mentor i dhimbshur. I kishte mesuar te pranonte realitetin me fitoret dhe deshtimet e tij. Lana do t'i kishte qene mirenjohese sikur ai te ishte mjaftuar me aq. Ai i pat ndryshuar jeten. Lana ishte bere e vetmja femer e arsenalit te tij qe njihej "boterisht". E gjithe lagjja dinte si te dashuren e vetme te Indritit, Lanen. Si per kapricio te fatit Indriti kishte filluar t'i mesonte "abc"-ne. I mesoi puthjen, prekjen, perkedheljen, ledhatimin ...
I kishte mesuar te njihte djemte qe nga veshtrimi ashtu si dhe femrat qe u pelqenin atyre.
Ende i tingellonin ne vesh fjalet e tij:
- " Kurre mos ec duke u perdredhur me minifund para nje djali (qe te intereson) e te sheh i habitur nga poshte lart. Ai i perket llojit qe do te preferonte te fliste me nje fshatare ne veshje por do te peshoje mendjen."
-"Kurre mos e veshtro me ironi ose perbuzje nje djale qe tallet rruges me ty. Shihe me buzagaz te cuditur mirenjohjeje dhe ji e sigurte qe do te te vije pas."
-" Kurre mos i kerko cigare nje djali nese nuk ke menduar te perfundosh ne shtrat me te."
-" Kujdes kur pi. Mendoje mire ke do te prekesh dhe si sepse edhe nese ti do, ajo prekje mund te sjelle refuzim duke te klasifikuar tek te dehurat."
-"Kujdes kur puth. Mbaji syte hapur derisa te sigurohesh qe nuk po te vezhgon. Me mire te dukesh e ditur e ne kontroll sesa budallacke".....
E sa e sa te tjera thenie i pat mesuar.
A thua se cdo moment mund te analizohj dhe mesohej. Se cdo cast ekzistence do te permiresohej ne shkolle, ne shtepi, ne rruge, ne dashuri.
Pas leksioneve te Indritit nuk kishte njeri ne bote qe te dinte te luante te miresjellshmen po aq sa Lana.
Kur ajo ishte e bindur qe ishte pikerisht ai produkt qe Indriti priste qe ajo te ishte, ai u terhoq.
Filozofia e tij e la pa fryme: " Mund te krijosh boten tende, jeten tende pa dhimbje. Kutine perfekte ku une e mesimet e mia te jem porta e paarritshme nga askush. Porta e fillimit. Tanime ti nuk ke nevoje per mua, per dhimbjet e mia, per plaget e mia. Une te dhashe gjithcka munda. Te takon te me lesh. Te me harrosh."
"Po...Po une te dua." -iu pergjigj Liliana.
"Mos genje veten me kot. Ti nuk me do. Jo mua. Ti me respekton si cdo nxenes mesuesin e vet. Nese do te vije nje dite kur do te me shohesh si te barabarte dhe prape te me duash atehere ndoshta. Ndoshta do te krijojme lidhjen perfekte per te cilen te kam folur aq shpesh."
E kishte puthur fort dhe e kishte percjelle duke i peshperitur ne vesh te mos ta kthente koken pas sepse magjia e gjithckaje kishin perjetuar do ta humbiste fuqine e saj dhe Liliana do t'i humbiste mesimet e vyera te jetes qe i pat ofruar Indriti.
Tisi i mjegulles qe e pati mbeshtjelle deri ne ate cast jeten e saj ishte davaritur. Ajo kishte vene bast me veten dhe qe nisur te kerkonte nje dashuri interesante pas ndonje dashurie interesi. Krejt te kunderten e asaj qe shoqet e saj idealizonin. Shoqet e saj dyshimtare qe kerkonin interesin megjithese fshiheshin pas kerkimit te interesantes.
Cdo hap i madh pasohej nga qindra te vegjel sepse "rrotat rrotullohen rrotull boshteve qe rrotullojne rrotezat e sahatit te jetes". Keto fjale ishin ne vetvete po aq rrotulluese (coroditese) dhe te percaktuara sa dhe dita qe ndjek naten. Dhe vendosi. T'i dedikohej profesionit me te lashte te botes. Vendosi te kenaqej me ate qe kishte derisa bota apo zoti (cilidoqofte ai) t'i jepnin ne duar celesin magjiplote te lumturise dhe dashurise se pafundme. Qe te mund te rigjente lirine e saj te humbur ne ato dy vjet te leksioneve te Indritit ajo filloi t'u fliste tere atyre(djemve) qe njihte. Te ishte jashtezakonisht e sjellshme me ta dhe t'u binte padyshim ne sy tere atyre qe ajo donte te impresiononte. Cudia nuk deshi kohe te ndodhte. Filluan ti silleshin miqesisht edhe te ashtuquajturit rrugace te lagjes. Madje ky qendrim nuk ndryshoi as kur ajo u beri te ditur se ishte e gatshme te kalonte ore te tera me ta, per kenaqesine e tyre.
Cudia me e madhe ishte ajo se nese deri tani e paten quajtur te pamoralshme per lidhjen e shumeperfolur me Indritin, tani qe ajo ishte bere pikerisht e pamoralshme e quanin te "ndershme" dhe askush nuk merrte guzimin te pergojonte lidhjet e saj tmerresisht te shumta. Cudia i kishte rrenjet tek fakti qe asnje nga djemte nuk gjente dicka per te bere verejtje mbi Lanen gje qe i bente ata mbrojtes te flakte te saj. Liliana kishte fashitur egon e tyre, deshiren per te monopolizuar dashurine e saj, dicka qe asnje nga "koleget" e saj nuk kishte mundur ta bente.
Ne nje menyre apo tjetren ato gjithnje i jepnin me shume perkedhelje dikujt duke lene manget dike tjeter. Gje qe shkaktonte mungesa tek dy persona te cilet gjenin aresye per te bere verejtje. Liliana kishte gjetur masen e sakte (ndoshta mesimet e Indritit e kishin ndihmuar) dhe ajo arrinte te jepte kenaqesine e duhur. Dicka "pa dallim feje, krahine a ideje". Nuk kishte asnje fjale, asnje veprim, asnje sjellje te saj qe mund t'i linte te kuptonte partnerit se ai ishte i zevendesueshem, se ai s'dinte apo te kunderten se ai mund te ishte aq i vetkenaqur sa te behej prepotent. Ne rolin e avokates se kenaqesise qe nuk mund t'ja lejonte vetes nxjerrjen e sekretit ajo nuk tregonte asgje, as nga oret e mrekullueshme qe kalonte me ekspertet e as nga oret kur i duhej te ishte mesuese per fillestaret.
Kush e shihte ne rruge nuk i kuptonte ato qindra veshtrime mirenjohjejej qe e ndiqnin. Nuk krenohej sic do te kishte bere cdokush tjeter. Nxintonte kokeulur duke rritur deshiren per ta njohur tek ata qe nuk e njihnin. As xhelozia, krimbi qe brente martesat e lumtura dhe dashurite jetegjata nuk mund t'u lindte shoqeruesve te saj. Ajo nuk e teperonte me askend. Nuk kishte cep te qytetit ku ajo te mos ishte strehuar por ne vend qe t'i dilnin fjale (sic i ndodhte cdo vajze madje edhe per miremengjesin me te lehte te peshperitur neper dhembe ndaj djalit te preferuar), Lanen nuk e kishte pare njeri.
Per grate ajo ishte nje gjimnaziste shume e zgjuar - thashethem sigurisht i perhapur nga profesoret e saj. Thoshin qe ishte mjaft e bukur, qe i terhiqte shume djemte por qe nuk pranonte asnje. Per ironi te fatit te vetequajturat mendjedhelpra s'mund ta kuptonin lojen e saj. Per plakat qe e shihnin me syrin e nikoqireve ajo ishte burim zilie sepse ishte nje duararte, pastertore dhe jo si mbesat e tyre qe "ju thafshin duart se s'dine te zene gje me dore". Per pleqte nuk po flasim se per ata Lana as qe ekzistonte ( te zene sic ishin me letrat e bixhozit, dominote, leximin e gazetave etj). Per burrat e martuar ajo ishte "idhulli" qe kishin kerkuar ne rini derisa ato qe po mbanin ne krah t'u hidhnin "trute e gomarit". Megjithate ata nuk dinin asgje nga jeta e saj intime. Per vajzat ajo ishte nje rivale shume e forte por qe nuk i trembte se dukej si nje kala me qellime te medha. Me te zgjuarat e races femerore ne formim e siper, ishin te mendimit unanim se ajo fshihte dicka, gje qe ato me sistem eleminimi e kishin percaktuar si nje dashuri braktisese qe e kishte bere Lanen teper te ftohte. Ishin shume afer idese se vertete por teper larg ngjarjeve qe ajo perjetonte cdo dite.
E rrethuar nga admiruesit dhe e tunduar mes deshires per te shtuar emra listes se saj false per te cilen informonte shoqet dhe deshires per te fshehur gjithcka, Lana deshironte marrezisht vetem nje gje. Rikthimin e Indritit ne jeten e saj. Megjithese kishte qene nje nxenese e mire ajo s'kishte arritur te mesohej me harrimin e tij. Largesa ja shtonte dashurine pak nga pak. Ishte e lumtur edhe pa te. Nuk mund ta mohonte te perditshmen me mrekulline e puthjeve dhe perkedheljeve qe dinte t'i shijonte dhe qe ndiqnin njera-tjetren mbi trupin e saj si lastar. Nuk mundte te mohonte njekohesisht faktin qe ato puthje e ndeznin per dicka me te forte, me te madhe, me ATE. Ajo donte te arrinte lirine absolute kusht i vetem i se ciles ishte vetem bashkimi i kenaqesise trupore (qe tanime e kishte me bollek) me kenaqesine shpirterore (mungese e tmerrshme kjo e Indritit).
Si per te bindur veten qe pavaresisht nga dashuria ajo ishte e zonja te perballonte tundimin, filloi pune tek firma ku punonte Indriti. Arriti te jete ne te njejten zyre me te. I fliste si nje te saponjohuri, i sillej miresjellshem si nje te huaji dhe ai... ish mesuesi aq gjakftohte gati terbohej. Ai qe sheruar tanime nga dashuria zhuritese per Aden dhe nga dashuria hakmarrese qe kish dashur te induktonte tek Lana por pa sukses. Ajo kishte mesuar vetem pjesen ideale te gjerave, pa u trembur nga realiteti makaber (sic ishte trembur ai). Megjithate ai nuk i besoi asaj qe shihte dhe e provokoi. Ajo nuk e dha veten. Ai u dashurua marrezisht.
Me ne fund- mendoi ajo.
U lidhen (prej verteti kete radhe), u deshen, u fejuan, u martuan. Cdo dite qe si here e re ( nuk mund te quhej e pare). Kishin mesuar aq shume per veten dhe te tjeret...duheshin aq teper.
Kur ajo doli nuse gjysma e qytetit dhe gjithe lagjja qau.
Gjyshet thane : "Lum ajo vjehrre".
Grate thane: "Bravo i qofte mori ate qe deshi edhe pse ne e tallem dikur per ate dashuri."
Burrat thane: " Te ishin edhe grate tona si ajo pa le te permbysej bota".
Vajzat thane: " Shpetuam s'kemi me rivale. Tani do bente mire te na terhiqte pak per hunde!"
Ato pak me te zgjuarat thane: " Kishim te drejte kur thoshim qe donte dike".
Djemte nuk folen. Vec pine aq shume diten e dasmes se saj sa askush nuk e kuptoi c'i zuri.
Ajo tha "Po". Ai tha "Po".
Dhe koka e vockel a shtojzovalles kryenece u perkul mbi supin e bishes princ e buzet e lyera pak me shume se zakonisht lane pak me teper buzekuq mbi jaken e kemishes se bardhe te tij.

3 comments: