You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

27 April 2007

PETROL...is the color of my day

Pershendetje!
Prape pragfestash ketu. Prape planifikoj dhe deshiroj pushim.
Kam konstatar nje gje me siguri te plote, ne jeten e mepareshme nuk mund kurrsesi te kem qene punetore ne fabrike. Nuk me pershtatet puna industriale prane konvejerit ku gjithmone duhet bere e njejta gje. Nuk me pelqen zinxhiri industrial. Pa folur per oraret mengjesore qe nuk perputhen aspak me mua.
Meqe 1 maji eshte dite e kuqe doemos e kemi pushim.
Me ate rast po bej pushim dhe te henen dhe po te duan fuqite e madha te zotave qe sonte ne darke e deri te merkuren do ta stakoj teresisht trurin nga puna.
Ju uroj te gjitheve 1 maj te gezuar.

Informacion i shtuar pas postimit:
Pragmbremja e meshes se Valborg (Valborgsmässoafton), praktikisht dita e fundit e prillit megjithese mesha mbahet ne 1 maj eshte nje pervjetor qe festohet ne 30 prill ose 1 maj ne Estoni, Finlande, Letoni, Suedi, Ceki dhe Gjermani. Tradita e festimit bazohet ne besimin ndaj shenjtores Valborg per mbrojtje ndaj shpritrave te ligj dhe idolatrise dhe qe lulezoi me se tepermi pas vdekjes se saj ne vitin 779. Ne Finlande dhe Suedi festohet ky pervjetor duke bere zjarre te stermedhenj reth te cileve krijohet nje atmosfere festive qe behet edhe me e fuqishme nga fishekzjaret, kercaskat dhe gjimnazistet qe shpeshhere tejkalojne normat e dehjes me karar.

7 comments:

  1. juve po qe bekeni jete motra..po m'shko goja long per çik pushime , ka nja 2 muaj qe punoj dhe te shtunave dhe me doli fruthi , s'po kam kohe me marr fryme , jo me medituar me.Shto ketu qe te dielen e kaluar plus kete te diele , nuk do marr gjumin per tere javen (per shkak te safarit) , jam bere si nje bishe e vogel:))
    dua gjumeeeeeeeeeeeeeee :(

    ReplyDelete
  2. 1 Maji, nuk është festë, është protestë.
    Megjithatë, ti të kalosh sa më këndshëm.

    ReplyDelete
  3. Gezuar 1 Majin dhe kalofsh pushime te gezuara!!

    ReplyDelete
  4. @ Eni: Edhe une dua gjume se nuk ngopem. Me duket se dhe kur fle nuk me ze gjumi tamam po me sikur.:(

    @ N.Ago: Protesta eshte tjeter gje. Behet pasditen e 1 majit nga socialdemokratet qe marshojne neper cdo qytet. Festa eshte me vete.

    @ Belle: Faleminderit lal!

    ReplyDelete
  5. Per prostatet 1 maj eshte dita per te qelluar me shashka :)

    ReplyDelete
  6. lumsi ju qe jetoni ne vende socialiste qe festoni 1 majin... e me ket rast i fusni i pushim edhe 30 prillit se, domosdo, do beheni gati per paradat me lule letre me ngjyre te markes "kakadu" ne duar :) (mos me pyt si m'u kujtu marka se as vete s'po e marr vesh!)

    ReplyDelete
  7. @Anonim: ???


    @Shqipo: Gjynah qe i humbas paradat :( Sidomos tani qe me kujtove "kakadu" :)

    ReplyDelete