You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

30 May 2007

Cudira qe ndodhin

Diskutimi per deja-vu me poshte me kujtoi disa ngjarje.

1- Do te udhetoja per ne Shqiperi. Vendosa te marr "charter" per ne Korfuz dhe te hidhem pastaj me traget ne Sarande e me makine deri ne shtepi. Aventure hesapi. U nisa se kendejmi me avion per te nderruar linje ne Stokolm.
Avioni plot me njerez. Te gjithe flasin suedisht. Deri ketu asgje e jashtezakonshme. Arrijme ne Korfuz. Une rri ne aeroport deri sa te vije mengjesi per te marre tragetin. Isha blinduar dhe me libra keshtu qe s'qe problem. Per kuriozitet po lexoja Åsne Sierstad "Librashitesi i Kabulit - Bokhandlaren i Kabul". Kisha me vete dhe nje liber me teste IQ dhe matematike.
Gjithsesi. Ne mengjes mora taksine nga aeroporti ne Port. Preva bileten. Hypa ne traget dhe u ula ne nje stol. Rrotull meje vende bosh. Fillova te merresha me testet.
Ne moment shoh nje grua qe kalon duke pare nese vendi prane meje ishte bosh.
I kthehem ne suedisht: Det är ledigt, varsågod och sitt (eshte i lire, mund te ulesh).
Tani vjen cudia. Gruaja se bashku me te shoqin dhe djalin kishin udhetuar ne te njejtin avjon me mua. Ajo quhej Lina dhe ishte mesuese. Nderkohe i shoqi ishte suedez dhe djali po ashtu fliste suedisht.

Libri i testeve qe po lexoja ishte anglisht. Ne traget kishte kryesisht vetem shqiptare. Si e bera lidhjen qe ajo kuptonte suedisht nje zot e di.

2- Kur do te zhvendosesha per ne Suedi. Udhetova nga Budapesti (menyra me e lehte/lire).
Ne aeroport do prisnim nja 6 ore. Nje nene me nje femije te vogel kishte rruge per ne Norvegji.
Filluam te flasim. Ajo kishte qene ulur ne avjon prane nje cifti qe gjithashtu udhetonte per ne Suedi. Dhe jo vetem kaq. Ata banonin ne te njejtin qytet ku do te banoja edhe une. U ndame ne Stokolm sepse une do te vija me tren nderkohe qe ata do te udhetonin te nesermen me avjon.
Gjithsesi ndjesia se ishte dicka me teper se rastesi ngelet. Kishte pas qene e thene qe te takohesha me bashkeatdhetare, qe ta dija qe nuk do te isha vetem.

3- Nje shoqe e punes tregon se ne vitet 70 kishte vendosur te udhetonte per ne Majorka per pushime me nje shoqe. I vellai jetonte ne jug te Suedise. Kur shoqja ime mberriti ne Majorka, diten e dyte te qendrimit u prezantua me nje familje tjeter suedeze. Familja vinte nga i njejti qytet si i vellai. Madje jo vetem kaq. Ata ishin gjitone me vellain e saj.

Po te mendohem edhe ca do te me kujtohen plot cudira te tilla si te miat ashtu edhe te te tjereve. Pershembull qe diten e pare qe u rregjistrova ne nje forum shqiptar rigjeta kontaktin me nje shoqe te gjimnazit. Rastesi ? Nuk e besoj.

Ne pergjithesi nuk u besoj koincidencave dhe as rastesise.

7 comments:

  1. Elais, librin qe citon, e kam lexuar dhe eshte vertet shume interesant dhe i dhimshem (pershtypja ime). Mbi rastesine, nuk kam ndonje gje per te te thene. Ne kete moment kam me shume prane fatalitetin.

    ReplyDelete
  2. Tena: Kur e lexova, ca gjera ne te mu duken te njohura si pjese e shoqerise edhe ne Shqiperi.

    Shpresoj qe prania e fatalitetit te mos zgjase.

    ReplyDelete
  3. dikur me pat qene fiksuar nje fjale ne gjermanisht qe nuk e gjeta ne fjalorin e vogel qe kisha .mu be kaq shume fiksim saqe ne darke pashe ne enderr sikur u takova me dike qe une kisha vite qe nuk e shihja dhe nuk eshte se e kam shume te afert.Çudia eshte se ajo jeton ne Gjermani dhe une sapo e pashe fjala e pare qe i thashe qe se çfare kuptimi kishte fjala qe gjate dites nuk e kisha gjetur dot kuptimin.Ajo ma tha!
    Pas disa ditesh shog ne nje fjalor tjeter se fjala qe degjova ne enderr qe nje nga kuptimet e fjales qe kerkoja une!!!
    Dhe e forta eshte se as nuk e kisha hamendesuar fare kete fjale gjate dites qe kerkoja te perktheja ate..Çi thua kesaj ti?

    ReplyDelete
  4. elais, fataliteti ben pjese tek jeta. Per librin, jam dakort qe disa gjera mund ti ndeshesh ne atdhe - mendimet patriarkale por ky eshte nje diskutim tjeter.

    ReplyDelete
  5. Ishte dicka tjeter, jo patriarkalizmi qe me beri pershtypje. Ishin marredheniet e motrave, gjitoneve, shoqeve thashethemet etj qe me kujtuan Shqiperine.

    ReplyDelete
  6. @ Eni: Ne jeten e kaluar ke qene gjermane ;)

    ReplyDelete