You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

02 May 2007

Modesty Blaise


Okej. Nuk do i quani libra dhe as letersi. Per mua jane si libra ashtu edhe letersi. Madje jane dicka me teper. Jane nje mundesi per te mesuar nje gjuhe te huaj sa me shpejt.

Comic Strip me tekst te Peter O'Donnell dhe vizatime te Jim Holdaway dhe me vone te Enric Badia Romero. Historite e Modesty apo "princeshes" jane filmatizuar ne 1962,1966 (me Monica Vitti ne rolin e Modesty), 1982 dhe 2003. Gjithashtu jane permbledhur ne nje seri prej 13-novelash dhe tregimesh te shkurtra. Modesty eshte pak a shume James Bond femer.

Modesty eshte nje jetime e rritur ne nje kamp emigrantesh diku ne Greqi. Pas aventurash ne mesdheun e pasluftes se dyte boterore, ne Egjipt dhe boten arabe, ajo krijon nje grup kriminel shume te sukseshem me baze ne Tanger. Pasi pasurohet se bashku me mikun platonik , te vetmin qe e therret "princeshe" dhe qe funksionon si dora e djathte e saj, Willie Garvin transferohet per ne Angli.
Ketu i pergjigjen kerkeses per ndihme te sherbimeve sekrete britanike te perfaqesuara nga sir Gerald Tarrant. Willie eshte nje donzhuan me vete nderkohe qe marrdhenia midis te dyve eshte vetem platonike.

Modesty eshte edukuar nga nje xhentelmen dhe nderkohe di te luftoje fare mire me thike, pisqolle etj etj.
Operacionet ne bashkepunim me sherbimet sekrete britanike jane thelbi i tregimeve per Modesty. E kaluara e saj perdoret me teper si mjet lidhje nga njera aventure ne tjetren.

6 comments:

  1. Hello prape Elais,
    Per fat te keq nuk me ka rene ne dore asnjehere dicka si keto. Po duke lexuar per karakterin e Modesty po me vinte ne mend Lara Croft. Kane ndonje lidhje? Apo e kane nxjerre nga hici?
    S'po shkruaj shume se kam vrare nje gisht me dere...

    Typing with 9 digits. Hahahahaaa...
    Ciao

    Kozi

    ReplyDelete
  2. interesante.dikur dhe une mesova autodidakt gjermanisht nga revistat "bravo" per te perkthyer informacione mbi grupin e preferuar "take that" .dhe mesova goxha:)

    ReplyDelete
  3. se kisha menduar per t'i perdorur per te mesuar gjuhe te huaja. merci goce. Nderkohe edhe une doja te flisja per nje BD [bede] siç i quajne ketu. Japim fjalen.

    ReplyDelete
  4. @Kozi: Jo nuk kane lidhje- pervec faktit qe jane femra te zonjat dmth :)
    Typing with 9 digits- roflmao- E madhe je vetem harrove te me tregosh cilin digit ke vrare ;)
    Hugs!

    @Eni: Amazing isn't it.

    @Tena: Nje i njohuri im mesoi finlandisht qe i vogel duke lexuar Donald Duck (Paperino). "Bande dessinée" ketu i quajme "Tecknade serie". Une i pelqej sidomos kur jane pak satirike.

    ReplyDelete
  5. ca kombesi kishte/ka kjo modesty?

    ReplyDelete
  6. Kombesine nuk ja di se helbete jetime. Me shtetesi britanike kuptohet ;)

    Per me teper info shif linkun e Wikipedias ne post.

    ReplyDelete