You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

01 May 2007

Sigurime shoqerore apo private

Note to self: People are amazing. They take for granted things that arent' there and do not understand any of the advantages they currently posses.

Si shpjegohet qe ne nje shoqeri si kjo ketu (apo dhe e shume vendeve te europes perendimore) te rinjte, pavaresisht nga informacioni i teperuar qe u jepet neper shkolla, as qe e dine kuptimin e sigurimit shoqeror apo dallimin midis sigurimeve shoqerore nga ato private. Madje ka dhe me keq, nga ata qe nuk dine te bejne dallimin midis sigurimeve shoqerore nga nje libreze kursimesh ne banke?! Frymemarrje e thelle e shoqeruar me renditjen e "fakteve", qe nga shkollimi pa pagese e deri tek pensionet e pasvdekjes, pagesat per lejen e barres, leja e orarit te shkurtuar te punes gjate kohes qe femija eshte me pak se 12 vjec, vizitat mjekesore me takse standarte etj etj etj financohen nga taksat dhe tatimet dhe jane pjese e sigurimeve shoqerore. Dhe prape nuk e kuptojne. Nderkohe mund te instalojne, programojne dhe perdorin 1001 programe kompjuterike, krijojne proteina dhe ilace ne laboratoret e kimise organike etj.

Doja t'u sugjeroja nje dush te ftohte dhe nje udhetim ne afrike. Nuk ma lejoi "kultura".
*pout

8 comments:

  1. mbase duhet harruar kultura ne te mire te njerezimit:))
    s'paske faj te nevrikoseshke..

    p.s: mire se na erdhe , na morri malli.shpresoj t'ja kesh kaluar bukur..

    ReplyDelete
  2. Ke te drejte Eni. Megjithate kete rradhe bera si bera dhe e ruajta gjakftohtesine.

    Ja kalova mjaft mire. :)

    ReplyDelete
  3. Unë dhe ti, si të të njëjtit profesion, mirë do bënim të mos e sillnim problematikën që ndeshim përditë në zyrë, këtu në blog.(Shaka bëj)
    Gjithsesi, ajo që mua më bën përshtypje këtu, është se, kisha bindjen, në të kundërt me çka ndeshem unë përditë, se, njerëzit aty ku jeton ti, kanë të mprehur kulturën e të siguruarit.
    Të kisha kohën dhe të shkruaja, me çfarë mentaliteti ndeshem përditë këtu(sidomos me bashkëkombas), ndokush, do rrezikonte të humbte ...kaçurrelat!

    ReplyDelete
  4. Pershendetje N.Ago.
    Per fat te keq ishte jashte ambjentit te punes, ndaj dhe me dhembi me teper :(

    Eshte vertet me e njohur kultura e te qenit i siguruar ketu. Si per makinat, banesat, sigurim shtese ndaj semundjeve, per kafshet etj etj etj.

    Mirepo behet fjale vetem per sigurimet e kushtezuara (vetezgjedhura) qe i paguan vete kokerr me kokerr. Nderkohe per ato sigurime qe i kane te garantuara as qe e kane haberin per fat te keq.

    ReplyDelete
  5. Per gjerat qe jane ashtu qe nga lindja, as qe behet pyetja te pyesesh veten me duket.

    ReplyDelete
  6. sa socialista jeni ju anej! une do isha cmen fare atje!

    ReplyDelete
  7. Nuk besoj se do ishe cmendur. Ka disa gjera te mira socializmi jo-idealist dhe jo-diktatorial.

    Dhe vertete Suedia ka qene teper afer socializmit si shtet (plus qe historikisht eshte drejtuar nga socialdemokrate)

    ReplyDelete
  8. gjera te mira... si p.sh. taksa sh. te larta qe te tjeret te shkojne ne spital falas apo te marrin "asistence" pa punuar?

    ReplyDelete