You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

25 June 2007

Gjera qe duhet t'i dije cdokush...


Kur vizitova per here te pare Suedine rastisa te shoh nje liber qe titullohej " Gjera qe duhet t'i dije cdo suedez" (Vad varje svensk bör veta). Te them te drejten u bera ziliqare.

Behej fjale per nje fjalor enciklopedik ku gjithkush mund te perserise jo vetem data e te dhena historike por edhe te dhena te kultures se pergjithshme, qe nga ABBA-t tek Mark Aureli, qe nga pesha atomike tek Belzebubi. Qe nga Bellman (Nastradini nordik) tek zepelinet. Qe nga aventurat e Pipit tek Les Walesa.

Nuk mund te them se me eshte zhdukur zilia. Perkundrazi jam me e bindur se kurre se edhe ne Shqiperi do te bente pune nje enciklopedi e tille, e thjeshte, me informacion direkt, nje permbledhje kulture te pergjithshme qe mund te ndodhej ne cdo familje, perdorej nga cdo autodidakt apo "kompetent", qe mund t'i thjeshtonte pune cdo gazetari ne kerkimin e informacionit.

Nje baze te dhenash ku gjithkush mund te rifreskonte dijet dhe kontrollonte sa i punonte kujtesa. Diku ku historia e Shqiperise te ishte po aq koncize dhe jo demagogjike sa pershkrimi i jetes se Emile Zola apo procesit te fotosintezes.

Ndoshta enderroj...

6 comments:

  1. ciao lal.. u futa ca sot ne internet si para plazhit:) vertet sa mire do qe nje liber i tille per Shqiperine.mendoj se eshte nje nevoje ekstreme sidomos per Shqiperine te beje nje reklame te mire te vendit te vet!

    ReplyDelete
  2. Eni :))))))))))))
    Plazh te mbare e dashur !

    ReplyDelete
  3. Le te urojme qe dita kur Shqiperia te pajiset me enciklopedi s'do jete shume e larget!
    Sic ke permendur dhe ne shkrimin tend, ka gjera qe njeriu duhet t'i rifreskoje sepse koha ben te veten dhe s'eshte gje e keqe te shfletosh nje liber here pas here per te kujtuar fakte dhe data te ndryshme.

    ReplyDelete
  4. Vertet qe ja vlen nje inisiative e tille! Sidomos per brezin e ri te Shqiperise!

    ReplyDelete
  5. Nje enciklopedi e tille ekziston. Ka nja 3 vjet qe eshte publikuar. Bacchus eshte shtepia botuese. Kushton 2500 Leke, rreth 20 Euro. Eshte relativisht e mire. Ka mundesi per permiresim, po baza eshte.

    ReplyDelete
  6. @ Eni, Belle, Majla: That's what I thought. Por per fat sic thote Strangeman nje enciklopedi e tille ekziston.

    Hurray!

    ReplyDelete