You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

01 June 2007

Information overload

Nuk jam e lodhur. Jam hiperaktive por nuk dua te bej asgje.
Kompjuteri zhurmon si zakonisht.
Qe kur i nderrova trurin funksionon mire por ventilatori i ben zhurme.
Sic duket nuk ja kam shtrenguar vidhat tamam.

Shtrengoi vidhat ose me sakte te jane liruar vidhat eshte nje shprehje qe e perdor shume daja.
Se bashku me .... se lirohesh. Megjithate kete te fundit e ka me shume nga birra. Se ciles ja njeh te gjitha proceset mekanike te prodhimit dhe mund t'i thote edhe ne enderr.

Daja eshte si vellai qe nuk kam. Kam konkuruar gjithmone me te. Per djathin kackavall qe nena e vinte menjane per djalin e vetem por qe e haja une, mbesa e vetme. Per perqafimet e saj. Per te gjetur celesin e sirtarit me celes ne komone e madhe ku ruheshin gjerat e vyera. Cumcakizat Joy dhe tutti-frutti, ora e dores, unaza e floririt e gjyshit qe ruhej per t'u bere me vone dy unaza (per dajen dhe nusen e tij ashtu si e nenes ishte ndare per prinderit e mi).

Daja qe dilte gjithmone me Titin dhe nuk kthehej ne orarin e duhur. Qe vershellente me Samiune katit te pare dhe i ngrinte nervat Vangjelit. Daja qe me mesoi anglishten dhe kokefortesine. Daja me te cilin zbertheja televizoret (Lura dhe Iliria- apo Iliria ishin vetem radiot) dhe ndertoja antena. Qe me dha librin e pare anglisht " The citadel" te gjetur s'di se ku.

Zzzzzzzzzzzzzzzzzz televizori, nje faqe interneti, dicka qe rrezohet ne katin e pare, nje telefonate qe nuk e bera, nje mesazh sms qe sapo erdhi, nje urim ditelindjeje per vajzen e halles, lajme te lexuara, te degjuara, kujtime, krijime, etj etj etj. Information overload.
Hiperaktiviteti ulet. Nuk ja vlen te jesh hiperaktive kur nuk do te besh asgje.
Nuk ja vlen as te paralizohesh nga moria e gjerave te mundshme.

Eshte koha te fle. Koha per rigjenerim. Hiperaktivitet produktiv te pandergjegjshem.

6 comments:

  1. e kam parasyh ndjesine e shpifur te hiperaktivitetit kur mbase do te besh shume gjera dhe nuk gjen oreks dhe nxitje perreth per ta perdorur ate..me fute ne nostalgji me ato kujtimet.vdisja per çemçakiz juicy fruit:)ja kalofsh mire sot!

    ReplyDelete
  2. Fundjave te bukur edhe ty En :)

    ReplyDelete
  3. bukur nderthurja e se kaluares me ritmet e jetes se sotshme.
    dashuria e malli per Titin me ben ta kem zili dajen tend.
    Jo per gje por dhe une kam bere antena , rregulluar, e prishur televizore "lura" dhe "iliria", mbeses i jepja çimçakiza..
    E megjithe ate jam vetem xhaje:)Gjithsesi i kenaqur.
    Rrofsh per kete flash mall qe e pershkruan kaq bukur.

    ReplyDelete
  4. :)
    Daja eshte vertet si vellai im i madh. Madje femijet e tij cuditen gjithmone kur une e quaj vella. :))
    Me ka marre vertet malli per te.

    ReplyDelete
  5. ajo qe s'paskam shkruar dje.
    Titi, Vangjeli, Samiu, emrat e perveçem me nje fjale bejne qe te gjej veten time ne kete rrefim.
    heret e para por edhe tani, kur shkoj ne shtepi pyes prinderit, vellezerit, dajat e tezet per shoket e shoqet e tyre me emer. ata habiten se si i mbaj mend emrat e tyre. ata nuk dine se ne jemi si shishja e hedhur ne det qe ne vend te nji letre kemi brenda memorjen, ate memorje qe ata s'kane nevoje ta kene (jeta vazhdon)
    sado qe ta karikojme oren kur shkojme ne atdhe, ajo ka mbetur ate çast kur e kemi lene ate.
    vellai im nuk mban mend TV lura o Iliria ( ka nderruar 15):)
    jemi ne qe qe kohen kemi mbyllur kohen ne shishe.
    sepse jemi shishja:)
    Gjyshi im, goxha i shkolluar me thonte: kur dikush, qofte dhe nje, gjen veten ne nje lexim do te thote qe ai rrefim eshte i arrire.
    Antena.
    para nje jave gjeta skicen e nji antene qe ma kish dhene Titi, nji shoku im ketu e njizet vjet me pare.
    ne se s'pertoj te shkruaj nja dy radhe do jua tregoj.
    Ps:shikonim telenorben por shhhhht:)

    ReplyDelete
  6. :)
    Nuk i them njeriu per Telenorben jo.
    Per ndonje karamele, nga te turisteve perpara ekspozites edhe do tregoj - po me pyeti njeri.

    ReplyDelete