You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

17 June 2007

Leje!

Eshte marrezi.

Te pakten keshtu do te me dukej mua po te ma thoshte dikush tjeter. Mirepo ne veten e pare gjithcka (pothuaj) eshte e justifikueshme edhe nese ne cakun e marrezise prape nuk klasifikohet si e tille.

Nje jave para se te marresh lejen duhet te jesh ne ekstaze, te kesh planifikuar ku, si, me ke, do ti kalosh pushimet dhe jo vetem kaq, te kesh prenotuar dhe paguar udhetimin e rastit (te cilin e ke deshiruar prej te pakten gjashte muajve). Frenezia e para pushimeve eshte e jashtezakonshme.

Te mos planifikosh lejen eshte budallallek, eshte hedhje kohe dem, eshte humbje. Inefektiviteti i nje sjelljeje te tille eshte i pafalshem.

Dhe une ndodhem pikerisht atje. Pa kerkuar falje. Dhe habitem me veten.
Leja filloi.Teresisht e paplanifikuar. Me kete fundjave me maratone filmash te sterpare (Flashdance, Mission impossible I,II,II etj) dhe serialesh televizive (Star Trek, Stargate Atlantis etj) librash te Peter Robinsson (Loje me zjarrin, Pas viteve te mungeses, Thatesire e pazakonte vere) . Orare te sterzgjatura per te bere telefonatat disaoreshe me significantly-better-half-in qe per hir te punes ndodhet ne pertejdetin me canione e thatesire 44 gradeshe 7 ore pas GMT.

Kemi shume per te thene. Normale. Zgjohet ne 4 qe te me uroje miremengjes. Fle ne 4 qe t'i uroj gjume te embel. "In between" duhet te konfirmojme se gjithcka shkon mire pa harruar dozen e puthjeve, perkedheljeve qe duke qene vokale e virtuale duhen faktorizuar te pakten ne katror (nuk bien asnjehere poshte kubit ne fakt).

Cuditerisht ndihem e lire megjithe mungesen e planifikimit. Carpe diem- Pse ? Le te iki. Une dua te marre fryme normalisht. Te mos ndiej asnje detyrim. Nuk kam asnje detyrim. Mosplanifikimi nenkupton te kunderten e planit (koncept i thelle eee).

Ne vend te stresit qe shoqeron lejet e zakonshme ku pa dale mire nga puna presin valixhet, fluturimet lodhese, vapa, eksplorimi dhe pas tyre rikthimi ne te njejten monotoni.

C'po thosha.
Ah, nuk kam plane. Nuk po e them sa leje kam tani se e di qe ziliqareve do u ngelet mendja.
Nuk mund te them se blogu do ngelet pa rifreskuar gjate lejes.
Ndoshta.

Neser (kur te me dale gjumi) do shoh nese mund te fus ca nga gjerat qe do te deshiroja te beja ne gjendjen e mosplanit.

ps: Foto vjen nga Hanna Olsson dhe tregon Rubus Ideaus (mjeder).

20 comments:

  1. Shoqe, ti me qeteson ndergjegjen kur me duket se s'planifikoj sa duhet. Une s'e kam fare ne gjak, po kta orendreqesit ma kane ngjitur nje çike, ose me sakte me kane ngjitur vrarjen e ndergjegjies kur s'planifikoj :))
    Pushim t'vizllushem!

    ReplyDelete
  2. :)
    Faleminderit.
    Te uroj nje jave magjepsese!

    ReplyDelete
  3. o lal ti me kenaq mua.Sa bukur e ke pershkruar gjendje pale.Por sa mire qe e ke shprehur qetesine e mosplanifikimit xhanem.Ti e di dhe nga nje shkrim i im i meparshem se urrej gjerat e llogaritura dhe sidomos turistat qe lodrojne si super te lumtur dhe te fortditur me çdo gje ne vende te huaja.Preferoj te jetoj ne vendin qe njof me symbyllur sesa te futem ne detin e paditurise , pa ditur apo pa planifikuar asgje perpara..Sidoqofte filmat dhe mund ti ndryshosh:)) ej ma thuaj sa leje ke marre se me habise tani , mos me thuaj 1 muaj se do me bien te fiktit:)

    ReplyDelete
  4. :)
    Filmat reflektojne mosplanifikimin.
    Ishin ajo cka u ndodh e gatshme.

    Ps: Sipas legjislacionit dhe marreveshjeve ne fuqi, sivjet kam 31 dite leje ne dispozicion. Nuk i marr te gjitha njeheresh.

    ReplyDelete
  5. Elais, gezuar pushimet dhe beji si te te doje b.. Ne fakt une do shikoja ne internet te ikja gjekundi ne minuten e fundit. Gjekundi me djell ose nje udhetim ne nje vend te panjohur (Azi p.sh). Nderkohe duke ndenjur ketu do shkruhemi veç nese ti gjen nje udhesim last minute ne Paris.

    ReplyDelete
  6. 31 dite? Edhe une kaq kam per kete vit, por jane te akumuluara aman. perndryshe laj thaj, 20 jane te shkretat. Edhe mua keta orendreqesit me kane manipuluar pak, por ne ceshtje pushimesh une ngelem e crregullt. Sikur te shijojne me shume.

    E dashur, njerezit kerkojne gjithe jeten parajsen dhe nuk e gjejne. Shpresojne t'ua japin ate kur vdesin. Po ti qe je ne parajse cfare kerkon? pushime te rehatshme ;)

    ReplyDelete
  7. @ Tena: Faleminderit. Te shohim sa jetlagged vjen gjysma e familjes. Nje udhetim ne Paris eshte menduar por te shohim nese realizohet kete rradhe.
    :))

    @ Selfi: Edhe mua me manipulojne por kam familjen qe me risjell ne "islla".

    Jo 31 jane te sivjetshmet. Kam dhe ca dite te prapambetura si dhe rreth nje jave te grumbulluar nga orari flexibel qe mund ta marr pushim (kur e lejon puna).

    Ketu (ne shtet) mund te akumulosh maximalisht 40 dite pushime pervec atyre vjetore. Je i detyruar te marresh 20 dite ne vit dhe punedhenesi nuk te refuzon dot te te japi 4 jave te njepasnjeshme pushimi ne vere pavaresisht nga ngarkesa e punes.

    Parajse... maybe. Work hard, party harder, relax completely :D

    ReplyDelete
  8. aman se keto pushimet na e ben koken dhalle un jam me pushime (ose me mir i pushuar qe ne Nentor 2006)po shmang me çdo kusht vajtjen ne shqiperi ,"temen" e zakonshme me maman: he po sivjet?
    nejse te uroj pushime te mbarea

    ne ketu kemi 4 jave ne vere dhe 2 jave ne dimer(krishtlindje) per pushime ,bile po nuk i more ti japin me pahir!

    ReplyDelete
  9. Amour me pushime dhe i pushuar nuk jane e njejta gje ;)

    Po ti a nuk fillove pune te premten ?

    ReplyDelete
  10. E perqafoj filozofine e "Let it happen". Me pelqen. Ndonese edhe planifikimi me tundon shpesh. Te uroj nje pushim qejf-maksimizues.

    ReplyDelete
  11. Oj shoqe befsh qejf si me ditet e planifikuara dhe ato te paplanifikuarat. E rendesishme eshte te relaxohesh sa me shume dhe te kalosh momente te paharrueshme with your better half:))

    Pushime t'kendeshme!!!

    ReplyDelete
  12. ne pun jam por vetem 1 jave(interim)
    qenka nje sekretare ketu qe na bie kafet o nene o nene ;)

    ReplyDelete
  13. @ Belle: Thanks hon!

    @ Amour: Paske veshtiresi pune pse s'thua :P

    ReplyDelete
  14. elais- ma merr mendja se veshtirsit me te medha do ti ket drejtori im!:P

    ReplyDelete
  15. Elais, mban mënd se ç'të thoja tek postimi tjetër??
    Dëgjomë mua... "ku rafsha mos u vrafsha" dhe je e bindur që s-do bëneç pishman ;)

    Unë për vete kam në plan t'a kaloj me një kanadeze... ku të më vijë për mbarë :P

    ReplyDelete
  16. Ishalla s'te degjon shqiptarka qe llafos per kanadeze se ta mati rrethin e kokes ;)

    ReplyDelete
  17. Pse ka dalë ndonjë model i ri çadrash kampingu nga Shqipëria??? :P

    ReplyDelete
  18. Pyete gruan... te ta tregoje :D

    ReplyDelete
  19. "Shko dallëndyshe tuj flutrue..." pastaja e di ti.
    Må så gott! thojnë suedezët.
    Dhe mos harro, kthehu me diell, se u bëra zilicar tani kur duhet të planifikoj lejen time pas një muaj ditësh;

    ReplyDelete
  20. Kohet e mira pasketaj vine...
    nuk e di ku e kam degjuar kete varg por m'u duk i pershtatshem per mes korrikun :)

    ReplyDelete