You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

15 June 2007

Në kërkim të frymëzimit të humbur

Thonë se oreksi vjen duke ngrënë. Në kërkim të frymëzimit të humbur javën e kaluar nisa te rimoja me pak humor për ndajfoljet. Nuk më pëlqyen vargjet dhe i lashë. Mirëpo, ja ku jemi, prapë e premte. Prapë koha për gallatë. Hajt mo, dhe po me ngelët ne klasë për këto vargje punë e madhe...

Fanepsët papritur
(nga, e sesi s'di)
Natyrshem kërkuat
një teke raki.

Askurrë s'besova
të kem borxh krijim
dhe pse shumë nga t'vjetrat
po servir qesim.

Raki nuk mu ndodh,
ku e fsheha s'di.
Po një dopjo vodka
me eks do ta pi.

Detyrë e vështirë
sot më ra ne hise.
Ku të fshihem xhanem
E ku të kumbisem ?

Dje që doja mëndje
Nuk kishte njeri.
Sot qe doja qejfe
M'u poftise ti.

8 comments:

  1. Elais, shoqe, la e me la! :)

    Vazhdoj te buzeqesh! :)

    ReplyDelete
  2. Dje që doja mëndje
    Nuk kishte njeri.
    Sot qe doja qejfe
    M'u poftise ti.

    Mirë mi mirë, se ika...
    as unë s'dua të rri me një që e fut "ku"-në tek ndajfoljet e KOHËS ;(

    ReplyDelete
  3. vertet shume interesante...gjuha e perdorur me pelqen , goxha e pasur..nderkohe nuk kuptoj pse mua ende nuk me kane vene note per detyren...apo duhej te ishte patjeter tema me ndajfoljet e kohes?

    ReplyDelete
  4. @ Akull-naja: ;)

    @ Edrus: Ku do vec a derebardhe ?!

    Ne fakt "rimat" ishin per ndajfoljet pa dallim feje/krahine/ideje, jo vetem te kohes ;)

    ps: m'u poftise ti= m'u dha detyra.

    @Eni: Flm, shpresoj qe te beri pak per te qeshur :)
    Sa per noten, nuk ishte pjese e detyres, ishte thjesht shaka e imja :))

    ReplyDelete
  5. Dje që doja mëndje
    Nuk kishte njeri.
    Sot qe doja qejfe
    M'u poftise ti.
    ------
    po me mua ç'pate? :D
    PS: Shume e bukur. sidomos "poftise"
    nji jete pa e degjuar :)

    ReplyDelete
  6. Për qejfin po...poftisem dhe unë.
    Mendje, nuk besoj se ke nevojë të marrësh ti!
    Më kujtove ato replikat vargore me Wendyn(prapë kjo na u...poftis).

    p.s. Më nis një e-mail të lutem se, ato që të nis unë(të kam borxh një shpjegim), më kthehen pas.

    ReplyDelete
  7. Moj bejtexhesheeee na kerrnaqe fare:))) Me kujtove mamin me fjalen "poftise" sepse ajo e perdorte shpesh!

    ReplyDelete