You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

28 June 2007

Nuk di te tregoj

...asnjehere barcaleta. Ose qesh qe ne fillim ose shpjegoj aq shume sa i iken lezeti.
Madje jo vetem ne shqip por as ne anglisht e as ne suedisht nuk funksionon tregimi i barcaletave per mua (as te jetuara, le te degjuara qe jo e jo).

Duke folur me dike dje kuptova qe jo vetem "punch line" por as situaten humoristike nuk e kisha sqaruar mire tek "Ah the irony..."
Keshtu qe po e provoj ta ritregoj, shqip. Ndoshta kam fat kete rradhe dhe ndodhia, si dhe humori i saj per mua behen me te kuptueshme per ju.

Gjithsesi AI ishte per vizite ne USA (punë pune).
Ne nje moment pushimi vizitoi nje dyqan relativisht te lezetshem dhe donte te blente nje dhurate per MUA. Ju drejtua shiteses duke i thene:
-Me ndihmo te gjej nje parfum te lezetshem per te dashuren. Si dhe ndonje bizhuteri te lezetshme.
Pasi zgjodhen parfumin dhe bizhute, shitesja i thote:
-Po per gruan nuk do blesh gje?
Ajo kishte vene re unazen e fejeses ne doren e tij, qe ne fakt eshte njelloj si cilado unaze martese. Duke mos qene i martuar dhe duke e ndjere te panevojshme te sqaronte situaten familjare AI i kthehet:
- S'ka nevoje.
- Mire- i thote shitesja- po te pakten mos u kthe ne shtepi duke mbajtur era parfum.

Per MUA dhe per ATE kjo situate eshte shume per te qeshur. Hipoteza e gabuar e shiteses e con ate ne konkluzione akoma me te gabuara. Nderkohe gjithcka eshte me e thjeshte, shume me e pakomplikuar, shume me e drejtperdrejte. Emertimet grua, e dashur, e fejuar jane vetem emertime. Nuk kualifikojne llojin apo thellesine apo gjatesine e marredhenies.

Prape e sqarova shume me duket. Nese kam fat, tanime eshte me e qarte pse situata ishte qesharake.

14 comments:

  1. me beri me shume per te qeshur fakti qe e ritregove. :)))
    Te dyja heret ishte OK!

    ReplyDelete
  2. Duhet ta ritregoja pasi fola me disa veta qe nuk e kishin kuptuar postin ne anglisht.
    I pride myself in being understandable if not funny :P

    ReplyDelete
  3. Cfaaaaare?

    Nuk e kuptoj... thuaje dhe nje here?

    /bej shaka...

    ReplyDelete
  4. Its man!
    Well, we can not all be as funny as you are :))

    ReplyDelete
  5. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete
  6. hehehehe, o lal, nuk je ti, jane ata! :)))

    ReplyDelete
  7. si ndodhi se as une se kuptova:)))

    ReplyDelete
  8. Unë çaloj te anglishtja, por tani e kuptova, hë... Një polici anglez i treguan një barcoletë. Nuk reagoi fare.Pas dy vitesh shkroi gazeta. Polici vdiq nga të qeshurat, e kishte kuptuar barcoletën!
    Ua...

    ReplyDelete
  9. @ E.t: Jaså ?! ;)
    @ Akull-naja: kete radhe ndoshta ishin por dhe une ama nuk shquhem per "tregime" barcaletash jo. :)
    @ Belle: hmm now I'm worried :P
    @ Shyqeri: Ne kete e tregojme me polic shqiptar ose italian :)

    ReplyDelete
  10. Ngjarja është e vërtetë, apo barcoletë?

    ReplyDelete
  11. Hahahahahahaaaa....
    Mos më pyet se pse qesh...
    ... se tani e kuptova ;).

    P.s: Shitsja kishte shumë të drejtë që jep këshilla... harron robi nganjëherë :)

    ReplyDelete