14 August 2007
"Old news" per bukuroshet dhe bukuroshet
Shkencetaret kane rene dakort. Njerezit e bukur kane 12 % me teper te ardhura se te tjeret. Drejtesia hyjnore (ose jetesore) vetem idealizem.
Studiues te universitetit te Kalifornise konstatuan se njerezit e bukur kane te ardhura 12 % me te larta sesa te shemtuarit. Studimi citohet nga "The indipendent" dhe "Metro".
Tre grupe njerezish u renditen sipas fuqise "terheqese" qe kishin dhe pastaj u krahasuan te ardhurat e tyre.
Nje grup prove qe vleresoi sa te sjellshem dhe ndihmues dukeshin (nga pamja) njerezit e secilit grup. Rezultati tregoi se 39% e grupit "terheqes" u vleresuan si shume te sjellshem, ne ndryshim nga 16% qe u vleresuan si te sjellshem nga grupi "i mesem" dhe vetem 7 % e "te shemtuarve".
- Njerezit e bukur kane nje tendence te jene me te sukseshem ne grupe pune sepse bashkepuntoret jane me te prirur te bashkepunojne kur ndodhen prane njerezve te bukur - thone "shkencetaret". Sipas tyre rezultati i studimit mund te aplikohet per te gjitha profesionet dhe te gjitha shtresat shoqerore (me perjashtim te fotomodeleve- do te thosha une po te me pyeste njeri).
Megjithate, shkencetaret konkluduan edhe ne nje perfundim qe presupozon komfort dhe qetesi shpirterore per me pak te bukurit.
Ne rastet kur nje person terheqes nuk i ploteson detyrat e tij ne grupin e punes etj, bukuria e jashtme shnderrohet ne dicka negative. Gje qe indirekt nenkupton qe nje njeri i shemtuar e ka me te lehte te simuloje dhe t'i shmanget punes.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mirese u ktheve se na mori malli. Shkrimi interesant ne lidhje me te bukrit e te shemtuarit, edhe pse jam dakord me ty kur thua qe modelet apo qofshin njerez qe e mbajne veten per teper te bukur, jane shume arrogante dhe s'dine te sillen me njerzit.
ReplyDeleteStudime koti: unë jam shumë i bukur dhe s'fitoj sa shokët..... mund të jem një çikë arrogant, por me shoqet shkoj mirë :P
ReplyDeleteKy bukurosh ketu shpreson te vjeli privilegjet e bukurise se shpejti.
ReplyDelete;-)
ITS, shumë shpejt ju përgjigje thirrjes........ po nuk e kisha për çunat kërkesën :P :))))), megjithëse tani që po të shikoj me vëmëndje... je alamet çuni :)))))))))))
ReplyDeletemirese erdhe lal!
ReplyDeleteShpesh kam pyetur veten për ...burimin e të ardhurave të mia. Vitet e fundit madje, me një përllogaritje të shpejtë që sapo bëra, konstatoj se, ato kanë ardhur në rritje, deri në masën 12% !!! :)))
ReplyDeleteehhhh... te ishte ashtu, ne shqipot ne Zvicer do kishim bere para te madhe, se ne krahasim me keta dhe me i shemtuari yne eshte i bukur...po qe kur je ne forme takimi me drejtorin shkon me kollaj, kjo eshte 100% e sigurt... :D
ReplyDelete@ Belle: Faleminderit :))
ReplyDelete@ Edrus: Ti e ke ne terezi me shoqet, te tjerat s'kane rendesi :)))))
@ Its: Shpresa vdes e fundit thone ca e ca ;) Megjithate po te synosh 50% me shume se te tjeret ndoshta kompenson dhe shoket :D
@ Eni: Faleminderit e miresejugjeta. :)
@ N.Ago: keshtu ne korrespondence e kaloj 12% edhe une po po te vinte kontrolli i shtetit nuk e di c'do konkludonte ;)
@ Akull: Ketej nga ne drejtori ka shpesh here celesat e kashtes (dhe minimalisht 12 % me shume :P )