You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

26 September 2007

Keshilla "te shendetshme"

 Pyetje dhe pergjigje per trupin dhe shendetin
_____________________________________
 Pyetje: Po te bej sit-ups a zvogelohet ndopak pacaja ? 

 Pergjigje: Absolutisht jo! Kur ti stervit nje muskul, muskuli rritet ne vellim. Prandaj nuk eshte mire te besh sit-ups (kuptohet nese nuk po perpiqesh te risesh perimetrin e barkut)
_____________________________________
 Pyetje: A eshte noti nje stervitje e mire per trupin ?

Pergjigje:  Hmm, mendohu vete. Shiko balenat. 
_____________________________________
 Pyetje: Kam degjuar se sporti i ben mire zemres ? A eshte e vertete ?

Pergjigje: Zemra eshte e programuar qe te rrahe nje sasi te caktuar rrahjesh gjate gjithe jetes. Mos i hidh dem keto rrahje duke u marre me sport e stervitje. Stervitja ben qe zemra rreh me shpejt dhe ti shkurton jeten. Nese do ta zgjatesh jeten tende bej nje dore gjume.
_____________________________________
 Pyetje: A duhet te pakesoj vaktet qe permbajne mish dhe t'i zevendesoj ato me fruta dhe zarzavate ?


 Pergjigje: Ketu te duhet te kuptosh efektivitetin logjik. Cfare ha lopa ? Bar. Dmth lopa permban zarzavate. Detyrimisht edhe bifteku eshte nje menyre efektive e te ngrenit jeshilleqe. På hengre pule siguron qe ke ngrene miser. Po ashtu nje berxolle te siguron 100% te dozes ditore te zarzavateve.
_____________
 Pyetje: A duhet te pakesoj sasine e alkolit qe pi ? 
 
 Pergjigje: JO perkundrazi. Vera behet nga frutat. Rakia eshte vere e distiluar. Procesi nenkupton qe frutave u hiqen ujerat duke u koncentruar ne permbajtjen e dobishme dhe te shendetshme. Birra behet nga dritherat...kuptoje vete.
______________________________________
 Pyetje: A eshte e demshme cokollata ?

 Pergjigje: Ke lojtur mendsh ? Kokrrat e kakaos vijne nga nje lloje groshe. Groshe, lente etj jane SHUME te dobishme. Cokollata eshte menyra me e mire per t'u ndjere mire.
_____________________________________
 Pyetje: A eshte e rendesishme te jesh ne forme fizikisht ? 

 Pergjigje: Forma sferike eshte nje forme po aq e mire sa dhe format e tjera!!!

15 comments:

  1. Intervista më e DREJTË që kam dëgjuar deri më sot.
    Faleminderit Sapere!
    Rrofsh që më solle një ngushëllim ndaj mijëra porosish se si të bëhemi anorezikë :)

    ReplyDelete
  2. :) Edrus edhe une u gezova kur e lexova dhe thashe doemos qe duhet ta perhap kete informacion :)

    @Akull: Yes ne kub :))

    ReplyDelete
  3. Shuumë të këndshme këshillat :)
    Ps:shih mos gjesh ndonjë dhe për duhanin :)

    ReplyDelete
  4. Pyetje: A duhet ta evitoj duhanin?

    Përgjigje: Duhani jep kënaqësi, kënaqësia të shton jetën, pra në do të jetoshj gjatë, pi duhan.
    :P

    ReplyDelete
  5. rrofsh Aklli :)
    Natën e mirë Elais :))

    ReplyDelete
  6. Akull rrofsh edhe nga une-qe medemek e kam lene dahonin per raste festash :D

    Naten e mire edhe ty ET. :)

    ReplyDelete
  7. Rrofsh goce! Me pelqeu ajo pika me notin "shiko balenat":)) Une kam shume qejf te notoj, por kam frike se mos kthehem ne balene:PPP

    Fundjave te bukur!

    ReplyDelete
  8. Nuk ka rrezik per ty Belle!
    Kjo eshte per ata qe kane dyshime se noti u ben mire :)

    Fundjave te mrekullueshme te deshiroj edhe ty (si dhe nje jave te qete dhe frytdhenese pas fundjaves)

    ReplyDelete
  9. Bashkohem dhe unë me ndikimet pozitive të postit në fjalë!

    ReplyDelete
  10. Të pish alkol... dehesh
    kur dehesh... fle
    kur fle... nuk bën mëkate
    kur s'bën mëkate... shkon në parajsë

    Përfundim: Nëse doni të shkoni në parajsë... përdorni alkol ;)

    ReplyDelete
  11. Une po ndez i cigare, ne shpi kam raki te bere vete... neser ishalla nuk me zgjojne keto te punes... e kap mesditen me qef...

    ReplyDelete
  12. Krastaaaaaaaaaaaa
    (a e zgjatur ne kete pike tregon zili pa fund dhe pa fillim)

    ReplyDelete