You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

20 October 2007

U plake mike u plake...


bran i heq ato carape... (u plake o mik dhe tine) etj etj.

Sipas thashethemeve me filloi mesojeta e hershme(dje ky muhabet qe te mos corientoheni).
Tanime s'jam me as adoleshente as aguridhe. Iku vapa me gushtin.

"Early middle aged" ishte definicioni (eee e di percaktimi i thomi ne ne shqip- dhe "don't get your knickers in a bind for a lousy word" do i thoshte nanjoni nga Britania e modhe) qe me beri nje e njohur.

Ama sipas kandarit tim, middelaged nuk behem pa kaluar edhe 20 vjet
(hajde numerim me kandar hajde - do thoni ju.
E po mire o - do them u..- Une jam shenje e ziqit keshtu qe te gjitha gjerat o do i ve ne kandar o do i mas me kandar. Ju matini me kut po u pelqeu. Bile bile matini me kembe ne keni mendje te keqe).

Ku e lame se harrova (qyqa rrobo jam bo senile m'duket, e ka fajin dita e djeshme per at'zot).
Kshu pra po thosha per middlen e ages. Sipas ca thashethemeve njeriu "piqet" ne 40 vjec. Sipas te tjerave "jeta fillon ne 50 vjec". Hajde merre vesh.
Une u bera 30. Me zero me xhufka (lule ne fakt qe i kishin pikturuar shoqeria)

19 comments:

  1. Happy birthday sweet sixteen!

    Një herë e një kohë (koha e kësaj këngës) duhej më pak kohë për t'u rritur, për të jetuar e kështu me rradhë...

    Ja të na rrosh!
    :)

    ReplyDelete
  2. edhe njeqind, mirese na erdhe! Jeta fillon tani!

    ReplyDelete
  3. Mike, nuk u plake fare,
    je e brishtë si lastare,
    Je e njomë si billonja,
    Të na rrosh sa malet tona! :)

    ReplyDelete
  4. Edhe njeqind, shume e lehte per tu kujtuar ditelindja jote .... se e ka dhe nusja ime ne te njetjen dite :D :D
    Cheers

    ReplyDelete
  5. Edhe 100 Sapre !

    Ps: përsa i përket pjekjes....
    vështirë të piqesh në Suedi (Moti sot:
    -1.8°C www.temperatur.nu )

    të isha poet do të këndoja :

    E lum si ne
    E lum si ti
    N'Suedi nuk ka pjekni :)

    ReplyDelete
  6. Dhe kenga vazhdon:
    "U plake,o mik,dhe tine
    Mbete si kau ne brinje".
    Qe mua me shkon per shtat.Ti u befsh 100-vjec dhe mos pac mundime,se keto,vuajtjet(kam parasysh moshen time!)ndonjehere jane me ne hall se casti i fundit.Vjen nje kohe qe thuaj:-Dil,o shpit,pse s'del?Dhe nuk eshte thirrja e ashikut qe pret me emocione diku,po eshte britma e fundit qe,per ty,-dhe ky eshte urimi im-mos ardhte kurre!

    ReplyDelete
  7. U bëfsh sa të duash!

    Urime!

    ReplyDelete
  8. gezuar e dashur! shume shume urime! qofsh gjithnje kaq e kendshme dhe e mençme sa te kemi! a te paçim!

    ReplyDelete
  9. Gezuar Ditelindjen dhe u befsh sa te doje zemra:) Kjo eshte mosha me e bukur keshtu qe mos u hidhero sepse njeriu ketu sa vjen dhe zbukurohet, si shpirterisht ashtu dhe fizikisht:)

    Gezuar dhe qofsh e qeshur perhere!

    ReplyDelete
  10. Shpirti gezuar!
    Me fal qe s`te urova me pare!
    Hey honey u look cool!
    Miss U
    See u soon on November, looking forward to that wonderful day!

    ReplyDelete
  11. Gezuar edhe nga une, megjithese me vonese. Hajt se je shume e re akoma! :D

    ReplyDelete
  12. Capri faleminderit zemer dhe mireupafshim se shpejti!
    Candy rrofsh, e re e re c'e pyet ;)

    ReplyDelete
  13. U befsh dhe 100!

    Me mire vone se kurre thone...:)

    ReplyDelete
  14. ka edhe nje tj me sh sh sh sh sh vonese. Na moj vogelushe edhe 100 dhe lumturi.

    ReplyDelete
  15. Shume vone e pashe...Hajt urime... sa te te doje zemra...

    ReplyDelete