08 December 2007

Bakllava e thjeshte (per pertacet)

Qe mund te beni nje bakllava te shijshme me peta te gatshme e dini te gjithe.
Megjithate edhe ne kategorine "bakllava e mire" ka lloje e lloje.
Te shkrifeta, jo shume te shkrifeta me pak arra me sherbet te trashe me sherbet te sheqerosur (qe eshte bere kokrizor) etj etj.

Personalisht mburrem se kam nje variant kaq te thjeshte bakllavaje sa eshte pertaci te mos ta besh. Per nje tave te vogel duhen
900 grame (2 pako me 450 grame) brume gjalpi (Sfoliate, smördeg, peta vol-au-vent). Ne pakot qe perdor zakonisht 450 grame nenkupton 10 peta te ngrira katrore afersisht 15*15.
300 grame arra/bajame te shtypura.
4 decilitra sheqer dhe pak karafil, vanilje e kanelle.
Lere brumin sa te shkrihet ne menyre qe petet te shkeputen nga njera-tjetra.
Hapi petet derisa t'u dyfishosh permasat. Vendos dy pete ngjitur me njera tjetren ne tave, hidhu siper pak arra dhe bajame te shtypura/ grira holle påerzier me pak sheqer. Vazhdo te shtrosh petat duke u hedhur mbushjen midis derisa te kesh perdorur te gjitha petat (max 10 rradhe nese i ke hapur shume petet por edhe me 5 rradhe mjafton nese do te besh nje tepsi pak me te madhe). Pre thelat e bakllavase para se ta pjekesh.
Piqe ne pjesen e poshtme te furres ne 225 grade per 20-25 minuta.

Pergatit sherbetin ne perzierjen 1 me 1 dhe jepi shije me pak kanelle, karafil e vanilje. Lere te trashet pak. Hidhja sherbetin ne temperature ambjenti bakllavase se ftohur.

Duke qene se petat jane vete me gjalpe nuk ka nevoje per gjalpe apo yndyre shtese.
Petet jane kaq te shkrifeta sa po te priten pas pjekjes/sherbetosjes do te shperbehen ndaj une i pres para pjekjes.

ps: Kjo bakllava mund te pergatitet edhe nga ata/ato qe nuk dine te tehollin pete. Ne ate rast perdor petet e gatshme pa i hapur fare dmth ne formatin e gatshem te paketes. Ngaqe brumi me gjalpe ka nje tendence te fryhet shume nuk duhen vendosur me shume se 3 shtresa.

2 comments:

eni said...

yum yum s'me kishte vajt mendja me pare me e bere me kanelle dhe karafil sherbetin po me shkon leng nga goja se vdes per ato te dyja:) rrofsh lal!

UneGatuaj said...

Mmmm, shume shijshme dhe per me teper e thjeshte per tu gatuar. Komplimente per blogun ;)