You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 January 2008

Librat e fundvitit

Fundviti i 2007 ishte nje kohe e pershtatshme per ngrenje, familjaritet, pije, shoqeri, qetesim dhe LEXIM.
Krishtlindjet qe zgjaten fundjaven dhe 31 dhjetori e 1 janari po ashtu krijuan mundesira qe javet e zakonshme as nuk i kane e as nuk i ofrojne.
Kete fund viti kam lexuar:

"Missing mom" te Joyce Carol Oates- Flet per nje gazetare e ema e se ciles vritet nga nje hajdut disa dite pasi ka festuar ditelindjen. Retrospektiva e marredhenies me te jemen. Pjeset e panjohura te jetes se saj. Lamtumira e pathene etj etj.

Piece of my heart te Peter Robinson- kriminalistike angleze. Vrasje te viteve 70 qe sjellin vrasje te reja ne ditet tona. "British english" is a favourite at the moment.

Fågelbovägen 32 te Sara Kadefors- titulli i referohet adreses ku jetojne personazhet kryesore. Shkrimarja eshte ne rradhe te pare gazetare. Libri eshte konceptuar si nje kritike shoqerore dhe trajton konfliktin e brendshem midis idealizimit te "ndihmes" ndaj te tjereve dhe ndjenjes se "vetekenaqesise" dhe "rehatise" personale. Nje mjeke shume e perkushtuar qe kujdeset idealisht per azilante dhe emigrante klandestine i ofron ndihmen e saj nje emigranteje moldave. Mirepo ndihma qe kerkon emigrantja eshte te punoje, pa letra, ne te zeze. Konflikte familjare, frike tradhetish, dyshime dhe veteakuzime. Shtresa e mesme me arritjet e "merituara" teksa e ndjen veten si "shfrytezuese" dhe larg idealeve. Ndjenja e "pamjaftueshmerise" se kohes, se dedikimit, te interesit, tee dhesires per t'u kujdesur per femijet, per veten. Konflikte te brendshme dhe rezultate te jashtme. "A pageturner".

8 comments:

  1. Gezuar vitin e ri Elais.

    Njoh vetem autoren e pare. Kam lexuar vetem nje liber te saj dhe besoj do lexoje te tj. Faleminderit qe na i sjell ketu veç ti nuk jep asnje vleresim mbi librat nese jane te mire, sh te mire apo fantastik ?

    ReplyDelete
  2. Tena, gezuar vitin e ri edhe ty!

    Persa i perket librave une kam shije mediokre. Librat qe lexoj hyjne ne kategorine libra te lehte, populiste, toprated, me cilesi letrare dhe intrige te mire ose shume te mire (sipas klasifikimit tim). Zakonisht shtrihen ne zhanre te ndryshme qe nga fantazi, historike, kriminalistike, debate sociale etj.

    Librat qe nuk i pelqej (qe nuk "rrjedhin" ne te lexuar per hir te mungesave ne fjalor apo intrige apo kane karaktere te varfera etj. ashtu si dhe librat leximi i te cileve kerkon perqendrim te teperuar nuk i lexoj deri ne fund. "I get enough of overconcentration at work."

    ReplyDelete
  3. Lexime te kendshme dhe te bollshme per 2008-en!

    ReplyDelete
  4. Faleminderit dhe ..Gjithashtu!

    ReplyDelete
  5. thanx for sharing hon.poste te tilla jane fort te vlefshme.me kujtove nje llaf te bukur te Bletes: sa gjelle te mira, sa pak kohe per te ngrene:D

    ReplyDelete
  6. Elais, mendoj qe nuk mund te gjykosh shijet e nje njeriu dhe aq me pak ti biesh vetes kaq fort. Mendoj qe nuk ka njerez me shije te mire apo te keqe por njerez me shije te ngjashme apo jo.

    ReplyDelete
  7. Tena po jo mi goce nuk po i bie vetes thjesht meqe e njoh mund ta gjykoj pa frike ;)
    PS: nga J.C.Oates ky libri me pelqeu dhe me vuri ne mendime. Nderkohe nga nje liber tjeter i saji qe nisa para ca kohesh (titullin e orgjinalit nuk ja di po ne suedisht i binte pak a shume "vajza me tatuazh") nuk lexova dot me shume se nje kapitull.

    ReplyDelete
  8. une kam lexuar vetem nje liber te autores qe nuk mu duk keq veç shpesh kaloja paragrafe pa i lexuar!?

    ReplyDelete