You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

30 January 2008

Pet peeve


Pothuaj nuk ka gje me irrituese sesa njerezit qe kane nje linje telefoni ne te cilen ne mes te bisedes mund te hyje sinjali i dikujt tjeter qe po i bie te njejtit numer. Akoma me irrituese eshte kur degjon bashkebiseduesin qe te thote ne mes te bisedes: " Prit te shoh kush eshte." Ne rastin me te keq rikthehet duke te thene "te marr me vone". Per mua veprimi sinjalizon nenvleresim.

Ti nuk je i rendesishem per mua. Dikush tjeter qe po i bie telefonit mund te kete dicka me "interesante" per te treguar. A thua se ai personi tjeter qe ka dicka teper te rendesishme per te thene nuk do te marre prape ne telefon kur te jete liruar linja. Dhe nese ti je me pak i rendesishem se thirresi i dyte kur do te arrije momenti ne te cilin personi me te cilin po bisedohet eshte me i rendesishem se ai qe pret ne linje ?! Apo vazhdon pafundesisht shkembimi i folesve per hir te "lajmeve" te panjohura.

Hmm "pet peeve" i ri/fundit: Siguresa qe ben mase. ARGHHH

7 comments:

  1. elais jame dakort me ty veç kur vjen puna tek realiteti.

    Pak histori, ne fillim nuk arrija ta nderprisja biseden se me vinte rende dhe e shikoja si mungese respekti per tj. Veç me marin kaq pak njerez ne tel dhe tjetri eshte aq i friksuar se do ndodhe ndonje gje saqe dy tel ne te njejtin moment nk me rrihet pa pare kush eshte tj.

    Ajo qe une nuk duroj fare fare eshte kur njerzit nuk pergjigjen fare!

    ReplyDelete
  2. me shkrive me ate siguresen qe ben mase:)

    ReplyDelete
  3. @ Tena: Nuk e di per mua vazhdon te jete mungese respekti. Ndoshta do ta rimendoj ne te ardhmen por taniper tani me bezidis. Jo se dua te jem njeriu me i rendesishem por mendoj se ne momentin qe je duke folur me dike ai person meriton vemendje.

    @ Eni: Qesh ti qesh po mua siguresa desh me la pa bere kafe dje (sa e kuptova dhe e nderrova dmth) :)

    ReplyDelete
  4. Elais, këtu më gjen ...kundërshtar.
    Për hir të profesionit, mua kjo më ndodh shumë shpesh dhe, të siguroj që, në të shumtën e rasteve, kur kthehem në bisedë me atë kisha shkëputur më parë, asnjë shenjë nënvleftësimi nuk shquaj tek sjellja ime.
    Teknologjia, shpesh, bën që të keqkuptohen marrëdhëniet e sinqerta mes njerzëve.
    Të djelë të mbarë dhe javë akoma më të mbarë për nesër!

    ReplyDelete
  5. Personalisht, i kam provuar te dyja rastet kur kam marre dike ne telefon dhe me ka vendosur ne "hold" ne pritje te telefonates tjeter, dhe s'jam ndjere mire sidomos kur telefonata zgjat me shume se 1 min. Mgjth, me eshte dashur te vendos personin ne linje ne pritje, kur kam ditur qe dikush nga Evropa po me merr. Ketu ne usa, telefonat jane me "caller id" dhe nese dikush te merr kur ti je ne linje, te tregon kush te merr, keshtu qe shume mire mund te mos e ngresh receptorin derisa te kesh mbaruar biseden e pare.

    Si eshte ne Suedi?

    ReplyDelete
  6. pa lidhje:
    write me a story (read last entry on my blog)

    ReplyDelete
  7. 100% dakord. nqs pret nje telefonate te rendesishme, ngrije linjen tjeter dhe shpjegohu tek folesi i pare qe eshte e rendesishme. nese jo, lere voice-mail te pergjigjet. kaq.

    ReplyDelete