You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

12 February 2008

More history on vacation

Sic u tregova ne postin paraardhes isha nje vizite ne Minnesota. Ajo qe dija me pare per Minnesoten mund te permblidhej me keto fjali:
Minnesota eshte afer Kanadase. Minneapolis eshte nje nga qytetet e njohura te Minnesotes (jo kryeqytet) ne te cilin vjet u shemb nje ure. Lumi i Missisipi fillon ne Minnesota. Ne shtetin e Minnesotes ka shume njerez me orgjine suedeze. Minneapolis dhe StPaul jane bashkangjitur aq shume sa quhen qytete binjake (twin-cities)

Ajo qe di tani eshte dicka me teper (kuptohet). Pershembull Minnesota njihet per liqejte qe jane mese 10 000. Per veren e kendshme dhe te lagesht dhe dimrat e ftohte dhe me ere te mprehte brisk qe e rrit proporcionalisht ndjesine e te ftohtit. Gjate vizites ne Minnesota zbulova gjithashtu qe dija plot gjera te tjera qe kishin te benin pikerisht me kete shtet por qe une nuk i kisha "lidhur" me njera-tjetren. Per shembull fakti qe nje nga autoret e mi te preferuar vjen nga St. Paul Minnesota (po flas per F.Scott Fitzgerald).

Apo fakti qe nje nga musicals me te njohur te kompozuar nga Benny Andersson dhe Björn Ulveus (Benny dhe Björn te njohur si dy B-te e ABBA) titullohet "Kristina nga Dufvemåla" dhe merr spunto nga nje seri prej kater librash qe mund te quhen liber "themeltar"apo madje madje "bibel" mbi emigracionin.

Seria e perbere nga Mergimtaret (org. Utvandrarna. eng The Emigrants), Drejt tokes se premtuar (org. Invandrarna. eng Unto a good land), Kolonia e re (org. Nybyggarna. eng The Settlers) dhe Letra e fundit familjes (org. Sista brevet till Sverige. eng The Last Letter Home) eshte shkruar nga Wilhelm Moberg dhe rrefen epopene e emigranteve suedeze qe moren rrugen per ne Ameriken e "mundesive"ne fillimin dhe mesin e shekullit te nentembedhjete. Mese nje milion vete emigruan (krahaso me faktin qe popullsia aktuale e Suedise eshte rreth tete milione) dhe here lane kockat, here shpresat dhe nganjehere paten fatin te arrijne ate qe deshiruan ne po te njejten Amerike.

Aktualisht vetem 1,4 perqind e popullsise (shifra vjen nga census bureau) ne Minnesota ka prejardhje suedeze pra shume gjera kane ndryshuar.

Nder gjerat tipike suedeze ne Minnesota eshte qyteza Lindstrom qe e ka marre emrin nga emigranti Daniel Lindtröm me prejardhje nga Hassela (qytet me te cilin qyteza e Lindstrom eshte e binjakezuar dhe ka shkembime jo vetem turistike por dhe ekonomike e kulturore). Ne Lindstrom mund te soditet statuja Karl-Oskar dhe Kristines- dy personazhet kryesore te epopese se emigranteve. Ne afersi te Lindstrom eshte edhe varreza "Glader" ku glader ishte nje emertin i perdorur per ushtaret ne Suedi ne fillimin e shekullit te nentembedhjete si dhe emri i personit qe zoteronte tokat ku eshte ngritur varreza, perkatesisht Anders Peter Nilsson Glad lindur 1853 ne Furuby te Suedise. Vete shkrimtari Vilhelm Moberg jetoi per pak kohe ne nje nga pronat e ndodhura prane varrezave Glader teksa bente kerkime per vepren qe do te shkruante me pas. Pamje nga varreza paraqiten edhe ne filmin "Toka e Re" qe bazohet ne librin e dyte te serise. (Foto e bashkengjitur tregon statujen e Moberg me bicikleten e tij teksa ndiqte gjurmet e emigranteve dhe studionte ne biblotekat kishtare rrotul Lindstrom. Marre ashtu si dhe fotot e tjera te keti posti nga http://www.christers.se/).

Vizita ne gjurmet e Moberg dhe emigranteve suedeze me coi edhe ne Taylor Falls si dhe ne Chisago. Chisago ishte fillimisht nje fshath me vetem gjashte banesa kur kolonizatoret e pare suedeze mberriten ne fillim te 1850. Ne 1854 u ndertua kisha e Chisago Lake Church ne varrezat e te ciles pothuaj te gjithe guret bartin emra me orgjine suedeze.

Pak me tej ne Scandia gjendet edhe Muzeumi i Gammelgarden (fshati i vjeter) qe perbehet nga gjashte ndertesa druri te periudhes 1850-1860, nder te tjera njesine e pare mjekesore, banesen e priftit si dhe disa banesa emigrantesh. Njera nga ndertesat perdoret tanime si muze shkollor sepse ne te mesonin shkrim dhe katekeze femijet e emigranteve.


Nga gjerat me imponuese qe pashe gjate vizites ishte ndertesa qe shikoni ne foto dhe qe ndodhet ne Minneapolis. Per nje moment me beri te deshiroja qe shqiptaret te kishin te njejtin dedikim ndaj ruajtjes se historise se tyre sa kemi dedikim dhe nerv te merremi me politike apo te diskutojme njerin apo tjetrin politikan sharlatan e kokegdhe.

Ndertesa eshte per momentin qendra e Institutit Suedezo Amerikan dhe eshte dhuruar nga nje djale qe emigroi ne Amerike si femije i varfer 8 vjecar, korri sukses pas suksesi si gazetar dhe njeri i shtypit dhe ndertoi nje banese historike qe nder te tjera permban 11 vatra te dekoruara me pllaka porcelani ( si ne foto), piktura, gdhendje druri, tavane te varura viktoriane e detaje pa fund si dhe nje dyqan me ornamente, libra, kostume kombetare etj. etj.

Ne te njejten ndertese mund te soditej mozaiku i meposhtem i bere prej qelqi te ngjyrosur qe paraqet renien e Gotland orgjinali i se ciles ndodhet ne Visby.















Po ashtu ne ambjentet e institutit mbahen shpesh shfaqje, ekspoze, kokteje si dhe festohen tradicionalisht festa suedeze si Midsommar, krishtlindjet, Lucia etj. Keto dite ne muze ekzpozohen nder te tjera edhe skicat e piktorit te njohur suedez Anders Zorn ne nje ekspozite te titulluar "Nga fshataret deri ne presidentet" sepse Zorn gjate jetes se tij ka pikturuar pervec shume njerezve te zakonshem edhe tre nga persidentet amerikane.

Fola gjate per udhetimin ne gjurmen e emigranteve suedeze. Por mund te kisha folur edhe me gjate sepse ishte vertet interesante te ndiqje gjurmet e njerezve qe e kane dokumentuar udhetimin e tyre, qe krenohen me ate qe kane arritur si ne vendin nga vijne ashtu dhe aty ku ndodhen tani. Qe jo vetem nuk e harrojne prejardhjen por bejne gjithcka per ta kujtuar dhe mbajtur gjalle ate qe i ben te ndryshem nga te tjeret qe nga emertimi i vendeve si Mora apo Lindstom deri tek librat e shkruara ne anglisht per te percjelle tek brezat e lindur ne amerike festat tradicionale suedeze si Midsommar apo Lucia.

4 comments:

  1. nice one Elais.thanx for sharing and wellcome back hon!

    ReplyDelete
  2. Rrofsh lal :)
    It's nice to be back.

    ReplyDelete
  3. Mirese na erdhe! Me vjen mire qe eksperienca e pare me Ameriken ka lene mbresa pozitive, edhe pse ishe ne Midwest. Interesante, sepse dje po flisja me nje kolegen time dhe ajo po me fliste ne hollesi per Minnesoten, per emigrantet suedeze, gjermane, dhe ceke. Dhe sot lexoj akoma me shume nga vizita jote. Cool!

    p.s. heren tjeter shpresoj te vish ne NYC:)

    ReplyDelete
  4. @ Belle: Faleminderit. Nese do vij me gjate heren tjeter do te kaloj patjeter dhe ne NYC.
    Hugs!

    ReplyDelete