You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

13 February 2008

Premtime

U pergjerove per henen,per yjet
per ajrin, per plepat e gjate
Premtove te sillje me vete agime
larushe plot diell pa nate

Te besuan te medhenj e te vegjel gazmore e idhnake
dhe harruan nje tjeter si ty qe u pat premtuar jo pak
dhe harruan dhe vuan dhe jeta i la te pagjake

Te tjera premtime shpresash e enderrash ju vijne
nga tjeter fytyre, tjeter ngjyre, tjeter "bime"
dhe prape i besojne e i ndjekin pa fund pa fillim.

Si kaktus i shpon e verteta
por dhimbjen s'e dine.
Dhe vuajne konserva te thata pa bote verdalle.

11 comments:

  1. Euforia rrit optimizmin...
    ...apo është e kundërta?
    Dhe pastaj vështirë që të pranohet se u gabua në fillim... sepse NE jemi të pagabueshëm :)

    ReplyDelete
  2. It takes at least two to suffer, thotë përshtatja ime...
    Më pëlqeu fort nervi!

    ReplyDelete
  3. Bukur!Apo kot nuk thone italianet qe "njeriu rron me shpresa te medha dhe vdes me breke te dhjera..."
    Perparim Hysi,13 shkurt 2008

    ReplyDelete
  4. @ Edrus: E drejte, te medhenj, bombastike, te pagabueshem, super mo ;)

    @ Akull: Me kujtove nje shok qe kur udhetonte me tren (kupe ulur)mbi 12 ore merzitej. Nje here tha ta bente rrugen me te fejuaren me idene se do e kalonin disi me lehtshem rrugen.
    Si perfundim tha "kete rradhe patem dyfish me shume merzitje".
    Vizllim te mbare :)

    @ Perparim: E drejte. Shpresa eshte e fundit qe vdes. Madje shume me vone sesa llogjika, historiku etj etj. Pershendetje Papi!

    ReplyDelete
  5. Sa më pëlqeu!
    Dhe ti e di që, nuk ...para pëlqehem lehtë! :P

    ReplyDelete
  6. Eh e di e varfera e di...ndaj po te falenderoj vecanerisht ;)

    ReplyDelete
  7. Elais, përgëzime për poezinë!

    Fjala "vuan" është aty qëllimisht apo duhej të ishte "vuajtën" a diçka tjetër?

    Të përshëndes!

    ReplyDelete
  8. "Premtove te sillje me vete agime
    larushe plot diell pa nate"

    Shume bukur e dashur! Ja keshtu ka lezet vjen nje rruge nga amerikia dhe t'kap frymzimi ne max:))

    ReplyDelete
  9. @ Strangeman: Faleminderit per pergezimet :)
    Vuan si ne versionin dialektal te shumesit te vuaj (vuajten sic sugjerove edhe ti).
    Ne momentin kur po shkruaja nuk me erdhi ndonje fjale me e pershtatshme por do ta rishoh dhe njehere.

    @ Belle: Pershendetje goce. Ne fakt strofen e pare e kam "ripertypur" prej kohe pa i gjetur vijimin e duhur. Ndoshta fundi kishte pak "frymezim" amerike ;)

    ReplyDelete
  10. e dashur urime me terhoqi shume.me pelqen sesi e tregon shpresen dhe besimin symbyllur te njerezve.them symbyllur se dhe ne rastet kur nuk kane shume besim , zgjedhin te shpresojne sesa ta ndajne mendjen se ajo gje eshte e pamundur!

    ReplyDelete