You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

31 March 2008

Analfabete...flirtesh




U be dite qe vras mendjen per nje postim te ri ne blog dhe nuk gjej asnje informacion qe ja "vlen" te ripercillet. Deri para pak minutash dmth. kur zbulova nje artikull "shkencor" mbi flirtimin tek Aftonbladet.

Artikulli fillonte me nje ngushellim per femrat: Nese e ke veshtire te zesh gje kur je duke flirtuar mos u merzit. Nuk eshte faji yt. Meshkujt e kane te veshtire ta kuptojne kur dikush po flirton me ta.

Kuptohet pas nje fjalie te tille hyrese une nuk munda t'i rezistoja dot artikullit dhe aq me pak t'i rezistoja permbledhjes dhe "riprodhimit" te tij ketu.

Behet fjale per nje grup studiuesish nga universiteti i Indianes ne USA qe ka studiuar aftesite e 280 studenteve per te kuptuar sinjale shoqerore.

Studente te te dyja gjinive, pasi pane fotografi femrash, ju pergjigjen pyetjeve nese mendonin se pozat e fotografuara tregonin dike qe ishte "miqesor", "flirtonte", ndihej "e merzitur" apo "refuzonte".

Studentet meshkuj u treguan shume me te paafte te kuptonin shenjat e dhena ne fotografi sesa studentet femra. Ata paten veshtiresi sidomos me dallimin midis gjesteve flirtuese dhe atyre miqesore. Studimi prezantohet nder te tjera edhe ne versionin per internet te gazetes Daily mail.

Kur meshkujt pane foto te femrave qe flirtonin ata i keqkuptuan keto si poza miqesore. Ne te njejten kohe ata konstatuan "flirtime" ne pozat miqesore.

Sipas studiuesve ndodhi gjithashtu qe femrat te mbivleresonin aftesite e meshkujve per te kuptuar sinjale me konotacione seksuale. Sias tyre, femrat mendonin se meshkujt e kishin kuptuar qe behej fjale per flirtim por qe ata nuk ishin te interesuar. Nderkohe femrat ishin te ndergjegjshme se sinjalet shoqerore fare lehte mund te keqkuptoheshin si flirtim.

Se desh lashe pa permendur "celesat" per nje flirtim te sukseshem qe prezantonte artikulli dhe lashe si ata qe duan t'i kuptojne femrat dhe ato qe duan te kuptohen nga meshkujt ne "erresire".


Veprimet e garantuara te mos keqkuptohen (sipas ekspertes se marrdhenieve ne cift Eva Rusz):


Veshtrimi

Kqyre personin thelle ne sy, buzeqesh, dhe mos e shkeput veshtrimin.

Mbahet si nje nga shenjat "klasike" te flirtimit.

Fjala

Thuaj dicka qe nuk mund te keqkuptohet si psh: " Do te doja te te njihja me nga afer"

Perpiqu te sqarosh qe nuk ke ndermend nje dreke pune.

Veprimi

Te prekesh dike ndersa po bisedon me personin quhet te hedhesh "spirancen"( grepin dreqi e mori se s'po kap Titanikun po ngjalen e rradhes) dhe mbahet si nje nga truket e sukseshme te flirtimit.

Nese asnje nga keto te treja nuk funksionon: Perdori te treja njekohesisht. (Fuqia e treshit papapapa)

Mos bej: Mos e perdor flirtimin me teperice si psh mos ngjesh gjoksin me silikon ne fytyren e personit me te cilin po flirton- thote ekspertja Eva Rusz- nese behet fjale per nje mashkull te ndrojtur veprimi do te kete efekt te kunderte me ate qe deshiron.

-------------------------

Keshtu pra shoke dhe shoqe, nje "perle" artikulli si ky mesiper nuk e lija dot pa e sjelle ketu. Jo per gje po ndoshta i duhet ndonjerit apo ndonjeres. Eshte shkence flirtimi ore babam, jo shaka!

17 comments:

  1. Shih shih ca behet... po une paskam lene name... :D Se paskam marre vesh kurre qe ajo me ngacmonte :D
    Rrofsh Elais... Tani po i bej telefon... :)
    Anjoront do kishim ngel pa ty :D

    ReplyDelete
  2. analfabete je vet! :P

    më shkërrmoqe!... rrofsh! rrofsh!

    kqyre personin thellë në sy! hahahahahah! sa të mëdhenj janë!dhe përkthimi yt gjigand! hahahahah! rrofsh, rrofsh!

    ReplyDelete
  3. Lamtumire,"arme!"...
    Perparim Hysi,31 mars 2008

    ReplyDelete
  4. si thuhet gjithmone : " me shif ne sy moj me shif ne sy!"

    Duhen te hapin klasa te reja tashme
    "Shikimi ben te pabera!"

    ReplyDelete
  5. E dashur Elais!
    Mire ke bere me kete keshillat, di i ve ne zbatim kur te me jepet rasti, meqe ndryshe s`po funksionon:)
    puc

    ReplyDelete
  6. sa e modhe je mi goc me shkule fare..sidomos me ate punen e grepit:p
    dite te mrekullueshme!

    ReplyDelete
  7. vlen edhe per te martuarit kjo ndihmese?

    ReplyDelete
  8. Rrofsh Elais qe na hap syte, se ne kena me dite lale, jo me gjeste :D

    ReplyDelete
  9. @ Krasta: He pra he. Humbi Stambolli per gjilpera i thone kesaj :)

    @ Akull-naja: Analfabete dhe analfabete e keqkuptuar se :P

    @ Perparim: Papi shpresoj qe je mire me shendet. Te pershendes!

    @ Akarta: Problemi eshte kush do i mbaje keto klasa se ata qe "dine" nuk para dine (e as kane interes te mesojne te tjeret.

    @ Capri: Edhe una zemer. Me co ndonje rrjesht kur te kesh kohe.

    @ Eni: Lene mo :DD peshkatare e madhe une. As me grep as me rrjete nuk di te kap peshq. Shyqyr qe nuk me duhet te flirtoj thuaj ...

    @ Selfi: Varet nese u ka dhene tapi burri/gruaja per te flirtuar "on the side". Une per vete i kam te palegalizuara flirtimet, kismet po erdhi ndonje ndryshim legjislacioni ;P

    @ Energize: Une po pres me durim studimin "sa shume keqkuptohet vullneti dhe deshira e mire e meshkujve nga femrat" po deri tani s'kam hasur asnje studiues qe t'i kete hyre me "themeli" kesaj teme. :)

    ReplyDelete
  10. Po këto janë kaq elementare! :)
    Muaj të mbarë!

    ReplyDelete
  11. Se pari ndjese qe po e filloj me pyetje une, po ca faji kemi ne meshkujt pse femrat flirtojne sikur jane duke bere poza miqesore dhe bejne poza miqesore sikur jane duke flirtu...tash lidhur me at shikimin drejt e ne sy, skam gje kontra, po edhe me pa ne drite te syrit pa kullotur fare syte andej kendej neper vise, spo di si me duket.
    Tani seriozisht, postimi ishte shume interesant!

    ReplyDelete
  12. Tropoja pyetjes nuk di ti pergjigjem. Personalisht nuk jam ndjere ndonjehere e keqkuptuar (pervec kur "miqte" kane anuar nga ana tjeter e ylberit gje qe ka sqaruar indiferencen).

    Gezohem qe te pelqeu posti. Flirti teme e thelle ;)

    Ehm ;) virtuale jane miqesore - per te pararendur keqkuptimet.
    :DD

    ReplyDelete
  13. ishte pytje retorike, pa merak! Flirti teme e thelle asht, po se di, mendoj se asht ma mir me hy direkt e ne teme se me qendru duke interpretu si po me shef kjo, cdo me thene me at shikim e cka po di un t`tjera si kto.

    T`pershendes!

    ReplyDelete
  14. Si i tha ai asaj:

    - Dashuroheni në shikimin e parë?
    - Jo.
    - Mirë, shihemi nesër pra.

    ReplyDelete
  15. :) Interesante

    Por shikimi.eshte i lidhut me syte, ngjyren ,formen..
    Ca shikime na prekin me shume e ca me pak..

    ReplyDelete
  16. E drejte Alidea!
    Faleminderit per viziten :)

    ReplyDelete