You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

13 April 2008

Rekomandime "biznesi"...

7 pikat e prezantuara me poshte i lexova ne nje artikull per Bernardo Provenzano, bosin mafioz palermitan qe shnderroi nje mafie ne krize ne nje biznes te fuqishem e fitimprures. Qe mafia eshte e dhunshme dhe shkatteron mijera jete njerezish eshte nje fakt qe anashkalohet kur behet fjale per t'u bere "homazh" aftesive te "biznesmeneve" si Provenzano.

Madje madje arrihet ne ekstreme te tilla sa gazeta si "The guardian" konstatojne, pasi lexojne jeteshkrimin e Provenzanos "Boss of Bosses- Si e shpetoi mafien Bernardo Provenzano" shkruar nga John Murray, se si biznesmen, Provenzano ka patur sukses ne pothuaj gjithcka dhe po te kishte qene pergjegjes per biznese te ligjshme do te kishte qene akoma me i njohur dhe i sukseshem. (???)

7 rregullat e biznesit qe Bernardo Provenzano perdori dhe qe ndahen "pa kushtezim" nepermjet librit te tij jane:

Numri 1:

”Shfaqu perpara mediave kur te pershtatet”

Ne situatat e reklames dhe paraqitjes per shtyp mafia ka patur vite te sukseshme. Ne momente te caktuara ka qene e dukshme ne media per t'u zhdukur menjehere me pas. Gje qe ne disa raste eshte dukur e cuditshme, thuaj se ishte mafia ajo qe kontrollonte mediat.

Megjithate logjika eshte e thjeshte, nje biznes me probleme do te jete i "padukshem". Asnje biznes qe ka probleme nuk do qe t'i hapet nami i keq. Nerkohe qe kur je i sukseshem cdo shfaqje mediatike i jep nje shtytje pozitive biznesit tend.

Numri 2:

”Ji i mireinformuar kur negocion”

Ji i qete, i qarte, korrekt dhe konsistent ne ofertat e tua. Mos e harro ate qe te thone njerezit por as mos e beso fjale per fjale. Perpiqu te dish te verteten para se te flasesh dhe mos harro qe per te marre nje vendim te duhet informacion nga shume burime te ndryshme dhe jo vetem nga nje burim.

Numri 3:

”Ji i besueshem – dhe do te kesh njerez besnike rrotull vetes"

Provenzano u pergjigjej gjithmone letrave qe i vinin si nga ente shteterore ashtu edhe nga persona private. Qellimi qe i thjeshte dhe i paramenduar mire, mafia duhej te dukej si nje element pozitiv ne shoqeri. Nje bos qe e di c'deshiron populli, mund t'ja u jape ate ne doza te mjafstueshme sa per t'i mbajtur te kenaqur ata. Populli i pakenaqur mund te bashkohet e te ngreje krye. Dialogu ishte me i fuqishem se dhuna per t'i bindur njerezit te benin ate cka pritej. Provenzano deshironte te ishte nje "diktator zemermire".

Numri 4:

"Ki me vete Zotin”

Provenzano e shfaqi shpesh veten si nje bari i perendise, i besueshem dhe autoritar. Ne letrat e tij citohet shpesh zoti dhe shprehje me zot permendeshin gjithmone. Nder te tjera ne nje leter drejtuar Tony Blair shkruajti " ...u befte deshira e zotit".

Numri 5:

”Ji fleksibel ne politike”

Provenzano kishte kontakt te vazhdueshem me politikane qe mund te lehtesonin aferet. Kontaktet ishin te fshehta sepse po te diheshin do te demtonin si Povenzanon dhe politikanin qe po e ndihmonte per momentin.

Numri 6:

”Ndrysho”

Nese nje skandal del ne pah ne nje biznes atehere gjithcka ne te ardhmen e biznesit varet nga mundesia per ndryshim. Provenzano beri pikerisht kete. pas nje periudhe kur mafia njihej vetem si organizate vrasesish te paguar imazhi u shnderrua dhe provenzano vete dukej si shenjtor.

Numri 7:

”Ji i mefshet”

Provenzano pati sukses dhe kaloi nga te qenit kriminel i paguar ne nje strateg, biznesmen dhe drejtues i zoti. Megjithate askush nuk mund te thoshte nese ai ishte nje gjeni apo idiot. Ai shkruante me shume gabime gje qe disa e permendin si nje strategji te tijen per te zgjuar dhimbshuri tek lexuesit dhe per ta treguar ate si nje njeri "te popullit".

Te qenurit "i ndrojtur" i hapi goxha mundesi Provenzanos. Ne nje leter shkroi ”Me kerkojne te vendos se c'do te bejne. Po kush jam une qe t'u them njerezve si te sillen ? Une nuk mund te urdheroj njeri. Edhe vete jam ne pritje te dikujt qe te me jape urdhera dhe te me thote si te veproj.”

-----------

Keshtu pra. Rregullat i dini. biznesi mbase ju mungon po po t'ju hapen rruget...do te dini si te ndiqni shembuj biznesmenesh te ndritur si ky me lart.

Fundjave te mbare!

10 comments:

  1. ahhh...ai nr 4 e prishi te gjithen...se do kisha qene dakort per cdo gje pastaj..... :D

    ReplyDelete
  2. PALERMO - Il decalogo del "perfetto mafioso", ritrovato tra i documenti sequestrati al boss Salvatore Lo Piccolo, è scritto a macchina in caratteri tutti maiuscoli e ha addirittura un titolo che ricorda la Costituzione: "Diritti e doveri". Seguono i dieci comandamenti che il soldato di Cosa nostra non può mai trasgredire.

    Il primo comandamento recita testualmente: "Non ci si può presentare da soli ad un altro amico nostro, se non è un terzo a farlo".

    Il secondo:"Non si guardano mogli di amici nostri".

    Il terzo: "Non si fanno comparati con gli sbirri".

    Quarto comandamento: "Non si frequentano né taverne e né circoli".

    Quinto: "Si ha il dovere in qualsiasi momento di essere disponibile a cosa nostra. Anche se c'è la moglie che sta per partorire".

    Sesto: "Si rispettano in maniera categorica gli appuntamenti".

    Settimo: "Si deve portare rispetto alla moglie".

    Ottavo: "Quando si è chiamati a sapere qualcosa si dovrà dire la verità".

    Nono: "Non ci si può appropriare di soldi che sono di altri e di altre famiglie".

    Il decimo comandamento è il più articolato e fornisce indicazioni precise sulle affiliazioni, ovvero su "chi non può entrare a far parte di cosa nostra". L'organizzazione pone un veto su "chi ha un parente stretto nelle varie forze dell'ordine", su "chi ha tradimenti sentimentali in famiglia", e infine su "chi ha un comportamento pessimo e che non tiene ai valori morali".

    ReplyDelete
  3. Edrus shhhhhhh se ate e kam vene ne kornize une dhe e kam sekret ;)

    Mafie moderne hesapi :P:D

    ReplyDelete
  4. çudi e madhe, po si çdo gjë e organizuar, dhe mafia ka nevojë për rregulla. prandaj unë mendoj se mafia në Shqipëri nuk ekziston, pasi nuk është e organizuar; janë thjeshtë palaço që bëhen dyshe dyshe dhe vjedhin derisa t'u shpërthejë ndonjë Gërdec... sa gjynaf që jemi, as mafje për s'mari s'bëjmë dot...

    Përshendetje Elais çupa!

    ReplyDelete
  5. shume interesant yllo..te verteta te tera..sidomos pika e fundit..me verte qe duhet me pas frike me teper nga keta te fundit:)

    ReplyDelete
  6. @ akull: Shtepia me tjegulla qe... ehm me fal mafija me rregulla :P
    Mesjave te magjishme girlfriend!

    @ Tropoja: Faleminderit, dhe GJITHASHTU!!

    @Eni: E drejte. Hedhin gurin dhe fshehin doren.
    Te pershendes :)

    ReplyDelete
  7. Të gjithë të suksesshmit(akoma dhe mafiozët) kanë diçka për të na këshilluar! :)

    ReplyDelete
  8. Nuk eshte cudi sikur keto rekomandime te kene sukses ne ndonje biznes! Mbase disa prej tyre jane zbatuar, per Gerdecin askush nuk dinte asgje derisa ndodhi katastrofa. Dhe aty ka pasur fitime marramendese. Sido qe te jete, pavaresisht karakterit te pameshirshem gjakesor dhe ndertimit te jetes mbi vdekjen e te tjereve, mafiozet e vertete, me sa di, kane disa kolona te autoritetit, ndersa keta mafiozet e vegjel qe kemi ne Shqiperi, nuk kane asnje vlere morale vec parase. Pershendetje!

    ReplyDelete