You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

21 May 2008

1,2....4

  1. Merjo
  2. Marina
  3. Maria
  4. Marjatta

Merjo eshte 35 vjece. Punon si infermiere ne spitalin numur 2. Ditet i ka te lodhshme dhe kthimi ne shtepi i mirepritur. Kthim qe shoqerohet normalisht me darken e zakonshme me femijet dhe burrin (kur ka mundesi e mblidhet ne kohe ai), kafen e paracaktuar me gjitonet te shoqeruar me ankesat e radhes per dritat, ujin, politiken. Thashethemet per disa nga pislleqet qe sheh ne spital mbahen me pikatore se ne fund te fundit e verteta nuk eshte bere per t'u treguar.

I pelqejne shume telenovelat por nuk ka kohe te mesoje ndonje llaf. Dhe italishten qe e kishte me qejf dikur ne gjimnaz nuk e mesoi asnjehere. Tani i ka ikur koha, s'ka me moshe te merret me studime. Cuditet kur femijet rrine gjithe diten para kompjuterit duke bere "chat". Kompjuteri i duket i merzitshem dhe kot. Mire qe e kane xhanem per shkollen e femijeve pa te ishte per te me mire nje lavatrice te re me centrifuge te hajrit.

Enderra e vetme ne sirtar eshte shkolla e larte per femijet dhe nje fat qe t'i coje ne Itali tek e kunata Marina.
----------------------------------------------------------------------------------
Marina eshte 41 vjece. Emigroi heret per ne Itali dhe eshte regulluar mire. Punon si infermiere nate (pas ca kursesh gjuhe e avazesh te tjera te detyrueshme). Diten e ka te lire dhe e kalon shpesh ne parukerine e nje shoqeje ose duke ndihmuar ndopak me larje flokesh e vendosje bikutinash ose duke pire kafe e hedhur fall. Nuk i ka dale ndonje fat i mire ende dhe falli i mban gjalle shpresen se nje dite do te rregullohet edhe ajo.

Ne Shqiperi nuk do te kthehet se dhe keshtu nga larg i djeg gjithmone epiteti "beqare e stazhionuar". Madje edhe per pushime nuk para vete. Vete me mire ne Kroaci e Greqi me shoqerine sesa ne memedhe. Ndoshta ngaqe prinderit kane vdekur dhe bisedat me vellezerit i duken gjithmone te renda sikur fjalet gangrenizuar e nuk dalin dot. Dozen e nevojshme te informacionit nga Shqiperia e merr e se shumti nga e kunata.

Para ca kohesh u njoh me Marian, nje infermiere suedeze qe kishte ardhur ne Itali per pushime. Maria kishte shoqeruar te shoqin mesues ne fakt qe udhetonte per pune ne kuadrin e perpjekjeve per te imituar metoden e mesimdhenies qe perdoret ne Reggio Emilia.

Marina ndihet gjithmone inferiore ndaj Marias pa e kuptuar pse. Jo se Maria ka ndonje sjellje qe ta tregoje superiore apo eshte e pasjellshme. Thjesht ka dicka ne dijet e Marias qe e bejne Marinen te dyshoje ne kapacitetin e vet.
-----------------------------------------------------------------------------------
Maria eshte 53 vjece, i shoqi 49 vjec. Kane nje vajze 19 vjecare dhe nje djale 16 vjecar. Maria punon ne nje spital universitar ne pavjonin e endoskopise. Eshte gjithmone buzagaz dhe e miresjelleshme ndaj pacienteve. Si infermiere kompeente eshte pergjegjese per kolleget e pavionit dhe ka edhe disa detyra administrative si pergatitjen e listave te orarit te punes dhe diteve te pushimit, raportimin e mbarevajtjes etj.

Ne spital nuk lejohet mbajtja e unazave, orave vareseve dhe as perdorimi i parfumeve. Gjitchka eshte klinikisht e paster. As ne jeten "jashte punes" Maria nuk perdor preparate aromatike. Ne kembe mban kepuce clodhese qe i shkojne vendit te punes dhe sidomos trupit te saj te lodhur. Cdo te enjte dhe te diele stervitet 2 ore ne palester. Te henave dhe te merkurave ndjek rrethe studimi. Te henen ndjek nje kurs navigacioni (kane ne plan te blejne nje varke mesatare me vela me te shoqin) ndersa te merkuren meson spanjisht.

Te premtet mbushen ose me ndonje aktivitet kulturor por me shpesh ne mbremje te kendshme me miqte. Te shtunat i kalojne familjarisht ne shtepizen e pushimit qe kane anes lumit ne fshatin e saj te lindjes. Te dielat paradite jane e vetmja kohe e lire qe i kushtohet shtepise ose vizitave tek te afermit.

Te martave pas pune Maria shkon ne pishine dhe me vone takohet ne shtepine e nje nga 7 shoqeve me te cilat shijon nje gote te mire vere dhe diskutimin per librin me te fundit.
Tre here ne jave Maria ose i shoqi shoqerojne djalin ne stervitjet e hockeyt apo ndeshjet qe mund te jene nga 2 deri 80 km larg shtepise.

Maria eshte e kenaqur me punen qe ka por do te donte te kishte me shume kohe ne dispozicion per t'u marre pak me pikture (gje qe e ka deshiruar prej kohesh). Ajo planifikon te filloje nje kurs pikture sapo djali te behet 18 vjec e te marri patenten. Ne fund te fundit thone se jeta e vertete fillon kur mbush 50 vjec, keshtu qe per Marian jeta sapo ka filluar. Mjafton te shohi te vjerren, Marjatten qe eshte 69 vjec.
--------------------------------------------------
Marjatta eshte pensioniste. Gjithe jeten ka punuar si ndihmes infermiere. Rroga nuk qe gje por pensioni i del. Gjithmone ka vene menjane dicka dhe kur doli ne pension kishte blere apartamente te ardhurat e te cilave i perdor per te udhetuar. Lexon shume dhe sidomos per vende ekzotike, tradita etj. Di frengjisht rjedhshem (pervec finlandishtes qe e ka gjuhen e saj dhe suedishten qe e mesoi kur se bashku me prinderit u detyrua t'i largohej luftes).

Cdo mengjes e fillon me nje kafe shqeto dhe zgjidhje fjalekryqi. Nuk ka kafshe, zog,bime, insekt, apo lule te zones ku banon qe Marjatta nuk e njeh. Jo vetem me emrin popullor po edhe me emrin latin.

Dhurata e preferuar jane librat me klasifikime kafshesh, kerpudhash apo romanet psikologjike.
Ndjek shpesh here serialet me te fundit. Djalin e vogel e ka ne Australi. Me te flet te pakten nje here ne jave nepermjet videokameres. Kur ai eshte ne udhetim e siper shkembejne e-maila.
Marjatta planifikon nje udhetim per ne ishujt e Pashkes se afermi. Pas dyjavesh do te beje nje udhetim me autobuz per ne Estoni. Njerezit dashamires te Estonise i pelqejne mjaft. Madje ka mesuar edhe disa fjale prej tyre. Ndoshta kur te kthehet se andejmi do te perpiqet te gjeje ndonje rreth studimi per kulturen dhe gjuhen e Estonise.

20 comments:

  1. Më pëlqeu shumë ky kapërcimi yt!

    Përshëndetje, shoqe!

    ReplyDelete
  2. Interesante fatet e ketyre"mariave"qe,te gjitha,paskan qene ose jane infermiere.I ke pershkruar thjesht,po mesazhi eshte kuptimplot.
    Perparim Hysi,22 maj 2008

    ReplyDelete
  3. Interesante fatet e ketyre"mariave"qe,te gjitha,paskan qene ose jane infermiere.I ke pershkruar thjesht,po mesazhi eshte kuptimplot.
    Perparim Hysi,22 maj 2008

    ReplyDelete
  4. Po ku i kishe gjetur te gjitha emrat me M dhe te gjitha infermiere :) Me pelqeu!

    p.s. ke humbur fare, mos u largo per shume kohe se na merr malli, hugs!

    ReplyDelete
  5. ups, edhe Papi paska thene te njejten gje, sorry!

    ReplyDelete
  6. lexohet me nje fryme, une e bera kete dhe tash kam hyre ne nje proces te thelle analize dhe mendimi per krahasim mes tipave dhe fateve te M-ve qe ke sjelle ne nje menyre te kendshme ketu. pershendetje!

    ReplyDelete
  7. so good to have you back this way hon!
    i do enjoy such writings ..
    analize shume e kendshme!
    e lexova tere qejf.thanks!
    cheers lovely

    ReplyDelete
  8. @ Akullnaja: Pershendetje edhe ty shoqe!
    @ Papi: Faleminderit!
    @ Belle: Per te ilustruar ate qe dime por e harrojme shpesh. Bota ka ato kufizime qe i veme ne vete ;)
    @ Tropoja: Mos i analizo shume ama :)
    Jane ashtu sic duken. Pa komplikime. Vetem largesia e horizontit qe shohin para vetes i dallon mes vedi.
    @ Eni: Kenaqesia ishte e imja.
    Keto "Mariat" sic i quajti dhe Papi kane kohe qe me "mundojne".
    Te pakten tani u pershkruan sadopak.

    Hugs all!

    ReplyDelete
  9. Po nëna nuk ka na një nëmbur këtu moj zogëz e nënës ti?

    ReplyDelete
  10. Nene, o xhane po ti i tregon vete bemat e tua. Keto mavrite qe rrefej une s'dine t'i tregojne vete andaj llafos une per to.

    ReplyDelete
  11. elais, pershkrimi me pelqeu, i sakte, i rrjedhshem, realist. Jam pak jo shume dakort te venit ne paralele te historise se ketyre grave jo se nuk eshte e vertete veç historia e shqiptareve ka te beje me mbijetesen dhe atyre du m te tjera me jetesen.

    ReplyDelete
  12. @Tena: Te katerta e kane jeten e siguruar, po ashtu edhe punen dmth jetesa eshte zgjidhur. Ndaj jane inermiere sepse mundesia e papunesise ne ate fushe eshte inekzistente. Cfare bejne me jeten e tyre, sa lart apo poshte apo anash horizontit shohin i ndan nga njera tjetra.
    E di qe e kam thjeshtezuar shume por thjeshtezimi eshte i qellimshem.

    ReplyDelete
  13. Bota ka vërtetë kufizimet që i vëmë ne vetes, por dhe kufizimet që ofron vëndi ku jetojmë: midis Merjos dhe Marias e Marjattës është hapësira e një kontinenti, dhe jo vetëm gjeografik e kulturor, por dhe ekonomik; sa mund të mendojë Merjoja të shkojë në fitness, apo të blejë një apartament që ta ketë për të mbledhur kockat në pleqëri, apo të udhëtojë jashtë shtetit, me të ardhurat prej infermiereje? Jo shumë, më duket...

    ReplyDelete
  14. @Akull: Merjo ka humbur dicka qe per mua eshte e domosdoshme per te deshiruar apo pse jo edhe patur ate qe ka dikush tjeter. Ajo ka humbur etjen per te vazhduar te mesoje, enderroje, shpresoje.

    Marjatta per kushtet ku gjendet ka pension te ulet, te ardhurat mezi i kane dale. Shpelan kutite e gjalpit e i mbush me supe per te perballuar te perditshmen, mbledh kerpudha e manaferra qe te ruaje pak shije gjella e dimrit te gjate. Eshte rritur ne skamje, me lufte. Apartamentin nuk e ka blere pa mundime. Ama kohen qe ka, jeten qe i ka ngelur e perdor e nuk e le. Vazhdon te kerkoje nga vetja qe te mesoje, te njohe vende e njerez, fate e popuj.

    E thashe, i kam thjeshtezuar shume gjera...

    ReplyDelete
  15. Hmmm... që e ka humbur, dmth ta ketë pasur ndonjëherë... Cfarë bënte Merjo kur ish më e re? Lexonte ndoshta? Mësonte gjuhë të huaja? Ti thua që po, por rinia është mbushur me interesa pa qëllime. C'e do italishten sot Merjo kur dhe telenovelat ia përkthejnë shqip? Se sot Merjo dhe der në Itali s'vete dot se i duhet rroga e tre muajve. Dhe studime s'do bëjë Merjo... C'e do Merjo të ndjekë estonezët, kur s'ka mundësi të shkojë deri në Theth (po e marr si shembull se jam gati të vë dorën në zjarr që emri vjen nga poli i kundërt)?
    Krahasimi i horizonteve që ndërtojmë do të ishte i drejtë nëse "çdo gjë tjetër e barabartë", por një infermjere te ne jeton akoma në kushtet minimale të mbijetesës dhe në ato kushte, përveç në paç ndonjë prirje të theksuar për të ditur, bëhesh pjesë e një të përditshmje pa interesa. Sepse qoftë dhe për të blerë një libër, sot kushton një ditë pune e Marjos; s'po i ripërsërit të tjerat. Marjo është pajtuar me jetën e saj. Kompjuteri i duket kot, por sepse Marjo as e ka idenë se ç'fshihet pas tij. Mund të gjente informacione për punën e saj, Marjo, por këtë s'ka nga ta dijë, sepse këto gjëra normalisht t'i mësojnë në punë kur s'i ke mësuar në shkollë, dhe spitalet tona s'i kanë këto kushte. Ta kam fjalën që sistemi ku jetojmë ka shumë përgjegjësi për vlerat që ndërtojmë dhe horizontet që shohim. Dhe vëndi ynë është shumë shumë larg krijimit të kushteve që të krijojë kapacietet për të mundur më pas të zgjedhësh. Eshtë rreth vicioz: sa më pak mundesh, aq më pak mundesh.

    Dhe interesat janë dhe çështje mode tek e fundit; në Perëndim është në vlerë të kesh interesa dhe tregu t'i ofron me çmim të arsyeshëm, qoftë dhe nëse ty s'të interesojnë me vërte; është vlerë të kesh një hobi apo dy, dhe nëse s'i ke, nuk je në rregull, brënda hatullave të shoqërisë. (Dhe tani që po kujtohem, leximi, i vetmi hobi mbarëshqiptar, vetëm së fundmi njihet si i tillë këtej nga ne.)

    E paskam bërë det...:)

    ReplyDelete
  16. Ti beje det e dashur se e tille eshte tema :) Komplekse.

    Po pyetja "c'i duhet" eshte e njejte dhe per pensionisten qe e ka ngrene cairin. C'i duhet gjuha e huaj asaj. Apo bimet e pemet. Nuk ja u ka takatin t'i mbledhe. Mundet edhe ajo fare mire te ndjeke telenovelat dhe serialet ne tv. Te shpelodhi kockat e lodhura nga nje jete pune.

    E megjithate nuk e ben.
    Sistemi ka fajet e veta. Po nuk ja veme dot te gjitha fajet sistemit. Ndaj historia eshte me Merjon 35 vjecare e jo me te emen 50 e kusur vjece. Se Merjo mund te kishte qene edhe nje llogaritare qe i kalon pushimet ne Durres, Vlore e Sarande po prape mendon se nuk i duhet italishtja dhe kompjuteri.

    Qe prap vazhdon shikon telenovelat dhe i transferon shpresat dhe enderrat te ajo qe do arrijne femijet duke harruar se eshte vetem 35 vjecare se ka te themi dhe 40 e ca vjet jete perpara.

    ReplyDelete
  17. Ajo që ka ngrënë çairin, e ka bërë mënyrë jetese atë gjë; është pjesë e rrethit virtuoz; sa më shumë interesohesh, aq më shumë interesohesh. Sistemi ynë, ky i tanishmi, dhe sidomos ai ku ka kaluar rininë Merjo, më shumë se ai i vjetri, në atë pezullinë e vet s'ofron fushë për të krijuar kapacitet për të pasë interesa. Se duhet të kesh një lloj formimi bazë, që ta jep shkolla, rrethi, që në rini, dhe ti vazhdon kërkon më tutje.

    Këtu fëmijëve u hapin sytë me njëqind aktivitete që të vegjë, njëqind rrethe sportive a kulturore a kulinare a ça të duash ti. Dhe duan s'duan, kur të dëgjojnë për diçka, do t'i tërheqë sepse dinë, kanë mësuar që në fëmijëri a rini të hershme. Brezi i Merjos është rritur në vitet kur shkolla u bë mësim dhe pikë, nëse ka qënë ndryshe më përpara. Dhe ajo çka shohin rreth e rrotull nuk ofron shembuj pozitivë, se njeriu ka nevojë dhe për shembuj që të shtytet të mësojë.

    Mua m'u duk interesant kapërcimi yt sepse pasqyron tamam atë hendekun shoqëror, dhe në fjalën shoqëror, ka shoqëri, pra sistem.

    Eshtë detyra e gjithë atyre ministerive që kemi ne që të krijojnë kushte që njeriu të interesohet që i vogël për natyrën, për kuzhinën, për artin, gjuhët apo ku e di unë. Se i vetmi interes ndoshta i natyrshëm i njeriut është natyra vetë, po dhe atë kur jetojmë në qytet nuk e dimë se ç'është.

    Duhet zhbërë sistemi dhe bërë nga e para. Shpresoj që brezat e ardhshëm të kenë baza më të mira se tonat, që gjithësesi patëm fatin dhe pamë se kishte dhe rrugë të tjera për të jetuar, përveç asaj që kishim parë në shtëpi dhe në lagje.

    Nuk vij më për sonte. :)

    p.s. më kënoqe me atë këngën; është e vetmja që mbaj mënd nga gjithë eurovizionet, mbase ngaqë e kish inçizuar tvsh dhe na e jepte tërë kohën. ehhh, kish muzikë atëhere euroja, jo si tani që është bërë si karneval me zëra të çjerrë...

    ReplyDelete
  18. Mire o hajde neser si ta kesh :)

    Kismet, ndoshta atehere do te kem zhgarravitur ne nje teme tjeter qe me "mundon".
    Nje qe ka te beje me ate "hapjen e syve" qe permende ti se fundmi, qe ne fakt sic e shoh une me mund te jete me shume "mbyllje e izolim" se hapje.

    ReplyDelete
  19. më pëlqyen portretet Elais.

    ReplyDelete
  20. Gezohem qe te shoh verdalle ET (sigurisht gezohem edhe qe te pelqyen portretet).
    :)

    ReplyDelete