You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 July 2008

Ku ikin ditet ?

Ku ikin ditet? Mengjeset e vrara nga gjumi dhe nxitimi. Kafeja e rrufisur rrembyeshem. Tualeti i reduktuar ne buzekuq dhe rimel te mbartur me vete per t'u vene ku te pemtoje koha (dmth fare te pavene). Dita e listave "to do" te gjata, te gjata, te gjata shkruar shkurt, shkurt, shkurt, me simbole. Dita e punes e ndare ne katrore simetrike kohe. Parakafe, paskafe-paradreke, dreke+kafe, pasdreke-parakafeje, kafe, paskafe. Ne cdo katror i njejti gjah kohor. Gjueti mundesish, aftesish, zotesish per ta zoteruar katrorin per ta bere produktiv. Sa me shume, sa me shpejt, sa me sakte…deri sa te filloje "katrori" tjeter. Hyrje e ngadalte, shfletim i ngadalte, hallakatje, kerkim qellimi me kohen e dhene, aktivizim dhe sprint. Ne 15 minutat para fillimit te katrorit tjeter arrihet kulmi dhe zhgenjimi. As kete here nuk premtoi koha. Vazhdimi, ne seancen tjeter. Dhe kur katroret jane rrotulluar mjaftueshem vjen pritja. Pritja per kohen e "arte" kur dita e punes te mbaroje dhe te gjithe(pothuaj) te ikin. Koha kur produktiviteti mund te rritet dhe lista e neserme e "to do"-ve te shkurtohet, komprimohet behet e menaxhueshme. Kur frymezimi vjen, fshehurazi dhe koha e humbet kuptimin. Kur netet behen "dite" dhe shume nga ajo qe pritej te realizohej behet vertet realitet ne kurriz te katroreve kohore me te medhenj, me te rendesishem, me te shperdoruar. Ne kurriz te "bella vita"-s.

Ku ikin ditet? Dielli i ngrohte jashte dhe ftohja kondicionerike rrufeshkaktuese brenda. Lodhja e pranishme dhe inekzistente, e pajustifikueshme. Pagjumesia e fjetur. Endrra e pushimit clodhes ndjellese, jashte dritares, e paarritshme. Por dhe kur eshte e arritshme - fundjave ose pushim- i dobishem i domosdoshem por i pavlefshem. I paperputhshem me endrren sederlazdruese te kafese se rrufitur qetesisht ne kafenene "moderne" D-7 me shoqet e zgjedhura, muhabetin e duhur, moskokecarrjen e pershtatshme. Pushimi i endrres me njerezit me te cilet nuk flet per qindra dite rrjesht por kur i ritakon mund te flasesh sikur te ishe ndare para 5 minutash. Ndodhen ne te njejtat qerthuj mendimi, jete, dyshimesh, dyzimi, kerkimi ekzistencial dhe kaperdirje perditshmerie. Larg.

Ku ikin ditet? Mbremjet e lodhura perpara ekranit topites me 300 dritare ose kanale. Reklama jetesh virtuale, artistike. Reklama.Lajme. Bombastike. Inteligjence e thelle qe nuk te zgjon. Mistere vrasjesh qe e pergjumin SherlokHolmsin brenda teje. Jete te stisura per soap-opera dokumentare qe te vene ne gjume.

Ku ikin ditet?...Ne pergjumje kaviesh vegjetuese.

Nje dite me pak. Check.
Hap faqen tjeter...

6 comments:

  1. personalisht, nuk me preokupon "ikja e diteve". te nesermen gjithmone vjen nji tjeter, dhe jane mbi 300 ne vit.
    vitet me preokupojne disi.
    qameti te behet s'te jep njeri me shume se 100-110.
    Ps. qahesh ti qe e ke diten 20 ore sot ? :)

    ReplyDelete
  2. cdo dite qe iken eshte nje mundesi, e kur e mendoj kete, me dhimbsen, megjithate ato ikin dhe ky eshte ligji, sistemi i natyres te cilit ato i nenshtrohen pavaresisht deshires tone per te ndaluar, nxituar, kujtuar, shpejtuar apo ngadalesuar...

    ReplyDelete
  3. Elais, sikur me ke lexuar mendimet sepse ndjehem ne te njejten vorbull. Mengjeset duken sikur kane te njejtin ritem, mesdita me nje mini-break, dhe pastaj pas-dreka per te rritur ritmin e punes dhe per te mbaruar projektin e radhes.

    Ndonjehere, te vjen keq qe ditet po ikin kaq shpejt, mgjth le te shpresojme qe ato qe do vine do jene me kuptimplota dhe pa shume katrore :)

    Kalofsh mire!

    ReplyDelete
  4. pershkrim i perkryer dhe bashkanjgitem cdo germe qe ke shkruar.me kishte marre malli per kesisoj shkrimesh te tuat.peace hon

    ReplyDelete
  5. Hë pra, ku ikin ditët(tona)?

    ReplyDelete
  6. Ikin moj ikin ditet, edhe netet. Ja nje tjeter para kompit....


    Ps... Linku i ri per te blogu im i vjeter http://krastakrau.blogspot.com/

    ReplyDelete