You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

14 September 2008

Teknike e keqperdorur



Duke lexuar artikullin A slide into Mediocrity, nga Tara Brabazon nuk me ngelet gje tjeter vecse te bashkohem me idete e saj. Prezantimet me PowerPoint, te perdorura ne menyre jokompetente, demtojne ne vend qe te ndihmojne percjelljen e ideve tek degjuesit. Nje shembull teper i qarte qe sillet ne artikull eshte prezantimi i fjalimit te Martin Luther King "I have a dream". Shnderrimi i retorikes se fuqishme te King ne prezantim PowerPoint e mediokrizon retoriken. Nuk e di nese keni nerva te shihni prezantimin e mesiperm apo te lexoni artikullin e Barabazon, megjithate besoj se edhe ju ashtu si une jeni perballur shpesh here me seri faqesh PowerPoint, ne shkolla ose gjetke, qe kane qene teresisht humbje kohe dhe qe fare mire mund te ishin zevendesuar me nje "ligjerate" 5-minuteshe ne vend te mbledhjes perkatese gjysem oreshe te paraprire nga pergatitjet 2-3 oreshe te prezantimit gjate te cilit idete qe do te percohen bastardohen deri ne mosnjohje.

Dhe meqe e nisa me "I have a dream", po e mbyll me "I have a dream" nga Abba. Shpresoj se nje dite, prezantimet powerpoint do te perdoren ne menyre restriktive nga te gjithe dhe prezantuesit do t'i shtojne instiktivisht retoriken e tyre faqeve te prezantuara pa u mjaftuar me rileximin e pikave stakato te shoqeruara nga foto apo aplikime inkoherente qe te gjithe i shohin ne ekran.

2 comments:

  1. te lumte goja ..i urrej ato mailet me dosje power point.behen krejtesisht banale dhe shume klishe te tera gjerat e pershkruara aty.ke te drejte per sa thua..duhet te ndryshohet menyra e perpilimit te tyre ose ta lene fare kte pune..

    ReplyDelete