Të thanë
Se jeta është përpjekje
-Mos i beso
Të thanë
Se shpresa është përndjekje
- Mos i dëgjo
Të thanë
Se sakrifica do gjak e mund
- Mos i beso
Të thanë deri në fund
- Mos i dëgjo
Se korbat kërma duan
N'dështime rrojnë
Po ti s'je zogi humbur
Ti je Shqiponjë!
No comments:
Post a Comment