You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

26 August 2014

Fokus

Po ti shohesh shume gjera ne distancen e kohes mund te kuptosh qe ato perseriten. Frymezimi vjen e iken. Kurbat matematikore mund te ishin nje menyre figurative per ta treguar kete. Periudha produktive pasohen nga periudha vegjetuese ose informative dhe cikli perseritet. Gjithcka eshte nje proces hapat e te cilit jo gjithmone jane te dukshme.
Gjithsesi, doja te thoja se ky blog ra ne heshtje per shume kohe sepse nuk gjendej dicka me fokus te mjaftueshem per ta mbajtur gjalle. Statistikat ishin joinspiruese. Frymezimi krijues i pamjaftueshem etj.
Shpresoj se rizgjimi i tanishem do te vazhdoje. Teorikisht do te doja qe blogu te permbante tre gjera:
a) krijime (qe te mos humbasi ajo pak trashegimi vargjerimi qe bart)
b) informacione per jetesen ne Suedi apo gjera tipike suedeze (qe te informojne edhe ata qe nuk e njohin vendin per gjera tipike te Skandinavise ne pergjithesi e te Suedise ne vecanti.
c) statistika pop nga ato qe gazetat i percjellin ne gjithe vendet e botes pa i analizuar por vetem si lajme flash. Keto do te kalojne ne siten e analizes time qe zakonisht eshte me shume gjemba e me pak frute ;)

Ah sa pa harruar. Sugjerime temash, pyetjesh sociale per Suedien apo alternativa idesh krijuese etj mirepriten :)

No comments:

Post a Comment