You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

30 August 2014

Më afër


Një majë
Një thua
Një fije
Një gisht
Një këmbë
Një hije

Dua, po
Po pra e dua.
Pjesën që më përket mua.

Një orë
Një ditë
A një jetë
Vetëm a me shoq' të jetë

Edhe në qoftë rrugëhumbur
Vënd ka një shilte në zëmër
Të kumbiset të harrohet
Ndaç të rrijë a prapë të çohet

Se janë ca gjëra që
sido të themi
Kanë hisen e tyre
Kurrë s'u zihet vendi.

No comments:

Post a Comment