You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

06 October 2014

Llokume pa xhelatinë


Llokume me arra: 
Perberesit: 
500 gr sheqer (5,5 dl) 
1 luge kafeje leng limoni
130 gr niseshte (2,5 dl) misri
boje per embelsira disa pika 
sheqer pluhur 


Pergatitja:
1. Lyej nje forme katrore me vaj (20 cm x 15 cm)
2. Perziej sheqerin me 5 dl uje dhe lengun e limonit ne nje tenxhere me fund te trashe. Ngrohe ngadale sa te shkrihet sheqeri. Mos e lejo te marri vale pa u shkrire i tere sheqeri sepse rezikon te krijoje kristale anash.
3. Vure te vloje pa e trazuar me. Ruaje me termometer gatimi deri sa te arrije 109 grade.
4. Ne mungese te termomentrit ruaje deri sa te filloje te krijoje fije (fije: nese pikon nga perzierja ne nje gote me uje dhe sheh te krijohet nje fije atehere eshte gati.) Do rreth cerek ore
5. Ziej 2 dl uje . Perziej niseshtene ne 1 dl uje dhe hidhe ne ujin e zier sa te behet si paluze. Hidhe perzierjen e niseshtese ne shurupin e trashur.
6. Zieji se bashku ne temperature mesatare duke i trazuar derisa masa te behet si ngjitese me ngjyre bezhe te celet, shto lengun e limonit dhe disa pika ngjyrues. Perzieje rreth cerek ore. 
7. Shtoi arrat dhe hidhe masen e pergatitur ne formen e vajosur me pare. Hidhi siper pak niseshte. dhe shtrohe mire ne forme. 
Lere te ftohet 12-24 ore. 
Ktheje formen ne nje tryeze te shtruar mire me niseshte dhe sheqer pluhur. 
8. Preje ne forma katrore me thike te mprehte dhe rrotulloi ne perzierje niseshteje e sheqeri. 
9. Lere te forcohet edhe ca dhe para servirjes pudrose edhe njehere me sheqer e niseshte.

No comments:

Post a Comment