You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

06 October 2014

Sukseset jane te tilla sepse ...

Jeta i ka te gjitha. Suksese e deshtime. Ca te duksheme e shume te padukshme. Por nese e bazojme jeten tek sukseset e dukshme te te tjereve, tek fasada, tek muri i FB atehere asgje nga ato qe bejme, themi, shkruajme apo perjetojme nuk ja vlen. Sepse krahasojme nje moment te perditshem ndoshta edhe monotonie me nje moment te ndritur (highlighted ?! mjere shqipja qe e keqperdor une) te dikujt tjeter. Gjithsesi...sa per reflektim dhe kurajo shpirterore disa deshtime  historike.


Anija mbreterore Vasa. U mbyt ne udhetimin e pare ne Stockholm ne 1628. Pas faktit u konstatua se kishte mangesi te theksuara ne konstruksion. Per me shume lexo anglisht ketu Anija Vasa


Walt Disney u pushua nga puna sepse i mungonte fantazia dhe nuk kishte ide orgjinale.(po pra po) JK Rowling, autorja e Harry Potter u refuzua nga 12 agjensi botimi para se te publikonte serine e saj per Harryn. Nder te tjera i sugjeruan qe te fillonte nje pune te hajrit sepse "librat per femije nuk sjellin te ardhura" . (Gjynaf per zotin) Oprah Winfrey u pushua nga puna si spikere sepse nuk ishte mjaftueshem televizive. (Ndaj po vuan tani)  Webbfaqja boo.com do te shiste rroba firmato online. Faqja u financua nga tre biznesmene suedeze dhe kur u hoq nga qarkullimi ne maj 2000 ishin shpenzuar 125 miljone dollar. (Me qindra faqe te tilla lulezojne tanime. Por jemi pothuaj 15 vjet me vone)Astrid Lindgren, autorja e Pippi Corapegjates nder te tjera u refuzua nga shtepia botuese Bonniers sepse Pippi ishte shume e diskuteshme. (gje qe e ben Pippin te pavdekshme)Coca Cola prodhoi ne 1985 shijen e re ”New Coke”. Vetem disa jave me vone ata u detyruan te rikthehen tek shija e vjeter sepse publiku nuk e pelqeu ndryshimin.  (Mesimi: mos i prek gjerat e hajrit)Minidisc. Kur Sony do permiresonte Walkman ata u perpoqen te krijojne formatin Minidisc – me te vogel se kasetat e manjetofonit po me te njejtin cilesi zanore sa cd-te. (Askush nuk e mban mend ekzistencen e tyre)  

No comments:

Post a Comment