You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 October 2014

Sekreti i marrëdhënieve të gjata e të lumtura

1. Përqafohu
Studimet tregojnë se katër minutat e para të ardhjes në shtëpi i japin tonin ndjesive që do të shoqërojnë gjithë mbrëmjen.  Nëse kthehesh i/e pari/para në shtëpi ndërpre atë që je duke kryer kur partneri vjen në shtëpi dhe dhuroi një përqafim.  ”Një përqafim, qoftë edhe vetëm për 10 sekonda, rrit nivelin e hormonit oxytocin në tru dhe që rrit ndjesinë e përkatësisë e të qënit së bashku," sipas terapistit Bob Taibbi për Goodhousekeeping.com.

2. Ji mirënjohës
Mos harro që herë pas here të kujtosh se çfarë të tërhoqi tek partneri dhe përse u dashurove me të. Vlerësoi anët pozitive të partnerit tënd dhe tregohu mirënjohës sa herë të jepet mundësia.  Mos harro të falenderosh dhe të japësh komplimente për gatimin apo gjithçka tjetër që partneri bën për ty.

3. Qesh
Duket e natyrshme por vërtetohet edhe nga shkenca. Studime të bëra në universitetin e Denverit tregojnë se çiftet që bëjnë aktivitete të këndshme së bashku bashkëjetojnë më gjatë.  ”Sa më shumë të investosh në një miqësi dhe në aktivitete të përbashkëta që ju japin kënaqësi aq më të lumtur do ta bëni marrëdhënien tuaj." i tha Howard Markman, një nga studiuesit Goodhousekeeping.com.

4. Fli zhveshur
Një studim i ri tregon se mënyra më e mirë për të qëndruar gjatë së bashku është pikërisht të flini zhveshur. Studimi tregon edhe se sjellja në dhomën e gjumit ndikon mjaft. Gjysma e të anketuarve inatosen kur partneri ha në shtrat, 59 % urren teshat e hedhura përtokë dhe 23% urren kur partneri fle me çorape.

5. Puthe
Një studim vëzhgoi çifte që kanë bashkëjetuar gjatë dhe ende janë të lumtura. Studimi tregoi se me shumë se seksi ishte frekuenca e puthjeve ajo qe kishte një lidhje me një marrëdhënie të sigurtë e stabile. Janë të shumta raportet që tregojnë se niveli i oxytocinës rritet dhe kjo lejon që nivelet e stresit të ulen natyrshëm. Edhe endorfinat, substancat që na bëjnë të ndihemi mirë, rriten dhe shkëmbimi i puthjes në buzë bën që të rritet dopamina- gjë që na jep atë ndjenjën e romantikës.

6. Shihe ndryshimin
Kur njeriu bashkëjeton gjatë ndodh që nuk e "sheh" më partnerin. Atëherë zhduket edhe tërheqja. Pasioni do dedikim. ”Tjetri nuk rri i pandryshuar vetëm sepse ti nuk e vë më re ndryshimin”, thotë psikologia e Harvard Ellen Langer për Psychology Today. Vëreje partnerin dhe numuro pesë ndryshime.

7. Grindu
Është jo vetëm e paevitueshme por madje faktikisht e domosdoshme të grindesh. Një studim i botuar në American Psychologist marrëdhëniet ndihmohen, në aspektin afatgjatë, nëse i diskuton sjelljet që nuk i pëlqen tek partneri dhe madje edhe inatosesh. Nëse inati është aq i madh sa nuk mund te flasësh (ose rrezikon t'i thyesh të tëra 😂 ), atëherë është më mirë të shkruash një mail ose letër, sugjeron Karen Elizaga, këshilltare jetese dhe shkrimtare.  Ji konstruktiv në kritikë, trego pse inatosesh dhe sugjero një zgjidhje. Mos harro t'i rikujtosh partnerit se e do dhe kritika ka për qëllim përmirësimin e situatës për të dy.

8. Shkollim dhe burrë më i madh në moshë
Një studim i ri i bërë në Zvicër tregon se çiftet që bashkëjetojnë më gjatë kanë të përbashkët, përveç mungesës së divorcit më parë, të dhe faktin që gruaja është të paktën 5 vjet më e re se burri. Faktori që jepte ndryshimin më të madh ishte gjithsesi shkollimi. Nëse gruaja kishte më shumë shkollë së burri atëherë çifti kishte 8 herë më shumë shans të vazhdojë të jetë bashkë.

9. Fol hapur
Flisni për gjithçka.  Që nga diskutimet e të ngrënit te problemet e punës të fantazitë seksuale. Përditshmëria ka një efekt negativ në marrëdhënie gjë që dihet. Një mënyrë për ta evituar atë është të diskutosh fantazinë.  ”Çdo gjë ka të bëjë me besimin që ke te partneri dhe guximin për të treguar hapur edhe për situata ku mund të ndihesh i brishtë e i pambrojtur. Besim që reciprokohet pa të qeshura e nënvlerësim nga tjetri", thotë Charles Orlando, që shkruan për marrëdhëniet në çift, për Goodhousekeeping.com.

10. Qetësohu
Të gjithë kemi nevojë për shplodhje e karrikim baterish.  Merr leje, ndrysho rutinën, bë diçka ndryshe vetëm ose së bashku. Energji e re dhe perspektiva të reja sjellin frymëzim. Është e rëndësishme të qetësohesh nga pak çdo ditë, 5-10 minuta MINDFULNESS (ndërgjegjësimi) ku reflekton për veten dhe vendin ku je aty ku je mjaftojnë.

11. Shih gjërat pozitive
Jeta është plot surpriza.  Jo vetëm pozitive.  Të tej analizosh gjërat e këqija nuk të çon në asnjë vend pozitiv.  Ata që shohin mësimet në gjithçka negative që ndodh ndihen më mirë në skemën afatgjatë të jetës.

PS: Nëse nuk ju del llogaria mos e vrisni mëndjen. Disa marrëdhënie mbijetojnë e të tjera jo. Pavarësisht nga prania apo mungesa e dashurisë.  Disa mbijetojnë megjithëse do kishte qenë më mirë të mos e bënin. Ca për hir të zakonit, fëmijëve, ekonomisë apo gjithfarë gjërash banale. Por sipas shkencëtarëve të cituar më sipër gjërat e mira mund të bëhen pak më të mira pak më gjatë me pak më tepër punë (ose shumë më tepër qejf). 😀😆

Që të mos i hamë hakun informacioni më lart vjen nga  http://www.expressen.se/halsoliv/sex--rel ationer/hemligheten-bakom-en-lang-lycklig-relation/

No comments:

Post a Comment