You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 December 2014

Një ditë


Një ditë
Për hir të së vërtetës duhet thënë se

U thanë të tëra
Të thëna e të pathëna

U bënë të tëra
Të bëra e të pa bëra

U harruan të tëra
Të ngjara  e të pa ngjara

U falën të tëra
Të falshme e të pafalshme

Në fakt asgjë një ditë
E asnjë ditë
s'u tha
s'u bë
s'u harrua
s'u fal

Se hire hijesh të vërtetës nuk i duhen
Vetë vezullon
Mbaj një në mendje.
Kur mendjen si sirtar ta hapësh
E rrëmujë ta bësh
Për hir të zotimeve që të vërtetës
ndoshta ju mohuan
a s'ju bënë
a ndoshta nuk ju deshën
Fare.

No comments:

Post a Comment